AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpalli 10 vende vakante në dy Gjykatat e Apelit, për pesë anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që kanë kërkuar, sipas parashikimeve ligjore, që të emërohen në këto pozicione.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 weeks më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
mbledhje e klgj
Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë mbledhjes së 20 majit 2026. Foto: Vladimir Karaj.

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpalli të mërkurën pa debat dhe me votë unanime 10 vende vakante në dy Gjykatat e Apelit, për pesë anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që kanë kërkuar sipas parashikimeve ligjore të shkojnë në këto pozicione pas përfundimit të mandatit të institucionit.

Sipas vendimit të KLGJ, kërkesat janë bërë nga Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Mimoza Tasi. Ata mund të zgjedhin mes 5 vakancave në Gjykatën Administrative të Apelit, dhe 5 vakancave në dhomat civile apo penale të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Anëtarët e KPA që kanë kërkuar emërimin në Apel kanë 7 ditë kohë nga njoftimi i vendimit të aplikojnë në KLGj dhe paraqesin një deklaratë të përshatshmërisë ambjentale. Në relacionin para vendimmarrjes u prezantua se KLGJ kishte verifikuar dhe marrë nga Kuvendi materialet për emërimin e anëtarëve të KPA-së, rekomandimet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe po ashtu të dhënat se ndaj tyre nuk kishte masa disiplinore.

Legjislacioni i posaçëm që krijoi trupat e vetingut në Shqipëri, përkatësisht një dispozitë kalimtare në ligjin 96/2016, parashikon se çdo anëtarët i KPA-së “emërohet si gjyqtar në nivel apeli në përfundim të mandatit, përveç rasteve kur ndaj tij është dhënë masë disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës”.

Vendimi u mor pa debat në KLGJ, megjithatë një nga anëtaret e Këshillit vuri në dukje gjatë votimit se ky ishte procesi i njoftimit dhe se kandidaturat do të verifikoheshin.

KLGJ mori po ashtu një sërë vendimesh të tjera në mbledhje. Megjithatë, para se të diskutohej kjo çështje dhe pavarësisht se kishte thirrur seancë plenare publike, Këshilli diskutoi me dyer të mbyllura për mbi 2 orë e 30 minuta. E pyetur nga BIRN, KLGJ nuk vuri në dispozicion një bazë ligjore që të justifikonte mbajtjen e këtij takimi me dyer të mbyllura të anëtarëve në mes te seancës plenare.

Po ashtu në vijim të një tradite kontraverse, KLGJ i mbylli dyert e seancës plenare gjatë diskutimit të 4 pikave të rendit të ditës që kishin të bënin me ngritje në detyrë në Gjykatat e Apelit. Më herët, KLGJ ka pretenduar se materialet që diskutohet në shqyrtimin e kandidaturave janë konfideciale, por sipas ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, mbledhjet plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor janë të hapura, me përjashtim të procedurave të rishikimit.

 

Etiketa: Albana ShtyllaIna RamaKëshilli i Lartë GjyqësorKolegji i Posaçëm i ApelimitMimoza TasiNatasha MulajSokol Çomo
Tjetri
Nga meritokracia te mediokriteti: Pse Shqipëria promovon të paaftët

‘Pushteti në një dorë’: Rama lëshon disa nga agjencitë, por ruan MIA-n

mbledhje e klgj

KLGJ refuzon emërimin e Komisionerëve Publikë si gjyqtarë

19:05 | 09/06/2026
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake

16:33 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit

14:21 | 09/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Zgjedhjet në Kosovë: Kurti duhet të marrë parasysh mesazhin e votuesve të lodhur nga krizat

13:22 | 09/06/2026
376989f9 a3fc 47aa 9050 eab8cee8b38b 1

Krijimi i aleancave ndërmjet aleatëve të SHBA-së

12:43 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

“Përvojë transformuese”: Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri

08:29 | 09/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.