AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

‘Pushteti në një dorë’: Rama lëshon disa nga agjencitë, por ruan MIA-n

Pas vitesh të tëra të centralizimit të agjencive nën varësinë e kryeministrit, qeveria po bën një hap pas me ndryshimin e hierarkisë për një pjesë prej tyre, por përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se dëmi tashmë është bërë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 weeks më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë një seance parlamentare.

Në komisionet parlamentare po shqyrtohen tre projektligje që ndryshojnë mënyrën ligjore të funksionimit të disa agjencive shtetërore, duke i kaluar ato nga varësia direkte ndaj Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave në varësi të ministrive të linjës.

Nismat e depozituara nga qeveria parashikojnë që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave do të shkojë në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, ASIG, në varësi të ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore tek ministria e Mjedisit.

Ndërsa ‘Arkivat’ kanë një histori afro 100-vjeçare, dy agjencitë e tjera, ASIG dhe AKBU u krijuan pas vitit 2013, në kuadër të një qasjeje të re qeverisëse që ka çuar në shtimin e agjencive të posaçme dhe cetralizimin e tyre.

Deputetët e mazhorancës argumentuan se ndryshimi i varësisë së këtyre institucioneve do të rriste efektivitetin dhe llogaridhënien e tyre, ndërsa deputetët e opozitës ngritën shqetësime se kjo do të krijonte më shumë paqartësi në funksionimin e tyre.

“Ky model organizimi ka krijuar disa problematika: së pari, një nivel të lartë centralizimi të administratës publike qendrore, ku rreth 26 autoritete dhe agjenci raportojnë drejtpërdrejt pranë Kryeministrit, duke rritur ngarkesën administrative dhe koordinuese të qendrës së qeverisjes dhe duke kufizuar shpërndarjen e balancuar të përgjegjësive,”  thuhet në raportet e vlerësimit të nismave.

Opozita kundërshtoi kryesisht kalimin e Drejtorisë së Arkivave tek Ministria e Kulturës, për shkak të rëndësisë që ka si organizëm shtetëror.

“Natyra e arkivit që kemi e pamundëson futjen e tij brenda një ministrie. Me VKM, Arkivi është institucion i rëndësisë së veçantë,” tha deputetja Ina Zhupa gjatë diskutimit në komisionin parlamentar për Kulturën.

Nismat vijnë në kuadër të reformës së administratës publike, e nxitur edhe nga kritikat e raportit të SIGMA-s, një program i BE-së dhe OECD-së për mbështetjen e qeverisjes së mirë, ku shihet si shqetësues centralizimi i pushtetit dhe fragmentarizimi institucional në administratën shqiptare.

“Struktura organizative është mjaft e centralizuar. Aktualisht, 26 autoritete/agjenci janë drejtpërdrejt në varësi të Zyrës së Kryeministrit. Disa agjenci në varësi të Kryeministrit mbulojnë fusha veprimtarie që lidhen me përgjegjësitë e ministrive ekzistuese, duke kufizuar kështu mundësinë për drejtim dhe kontroll efektiv ministror,” thuhet ndër të tjera në raportin e SIGMA/OECD publikuar në 2025.

Raporti vë në dukje se struktura organizative e administratës ka probleme, pasi kriteret funksionale për krijimin e llojeve të ndryshme të institucioneve nuk bazohen në standarde të qarta.

Në një nga shembujt e analizuar nga ekspertët konstaton se fusha e burimeve ujore ndahet mes tre institucioneve; Agjencia që merret me zhvillimin e politikave në varësi të Kryeministrit, ndërkohë që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është përgjegjëse për burimet ujore dhe dhe ka dhe dy agjenci që zbatojnë politikat në fushën e burimeve ujore (Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore) në në varësi të ministrisë.

“Për rrjedhojë, nuk ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis institucionit që harton politikat dhe institucionit që i zbaton ato,” thuhet në raport.

Raporti po ashtu vë në dukje se ka agjenci të krijuara me funksione të mbivendosura ose të ngjashme, siç është  Agjencia e Zhvillimit të Territorit në varësi të Kryeministrit dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, pjesë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjatë qeverisjes së gjatë, kryeministri Edi Rama ka krijuar një model qendërzimi të pushtetit në duart e tij mbi sektorë të ndryshëm, duke krijuar agjenci të reja ‘satelite’  për fusha specifike të komunikimit, koordinimit dhe inovacionit institucional, si Agjencia për Media dhe Informim (MIA) dhe Qendra për Hapje dhe Dialog, COD, duke fuqizuar agjenci ekzistuese dhe duke u dhënë këtyre strukturave funksione që më parë ishin të shpërndara në ministri.

Kjo qasje, siç vëren dhe SIGMA, ka ndryshuar modelin tradicional të llogaridhënies dhe ka kontribuar në një fragmentim institucional, mbivendosje kompetencash dhe sfida në koordinimin ndërinstitucional, duke forcuar qendrën ekzekutive në raport me ministritë sektoriale.

Për ekspertët e shoqërisë civile, modeli i krijuar nga Rama ka sjellë jo vetëm grumbullimin e pushtetit në ‘një dorë’, por dhe paqëndrueshmëri institucionale dhe mungesë llogaridhënie.

“E vërteta është se më shumë se ndërtimi i strukturave qeverisëse eficente, me detyra të ndara qartë dhe një sistem përgjegjësie dhe raportimi transparent, gjatë dekadës së fundit është vërejtur paqëndrueshmeri institucionale në një lojë ‘ngrij-shkrij’ si për shembull inspektoratet, kadastra, e të tjera dhe përqendrim i pajustifikuar kompetencash në Këshillin e Ministrave, de facto në duart e kyeministrit,” thotë Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Nga ana tjetër, Preçi vëren se njëkohësisht është rritur edhe numri i operatorëve ekonomikë në formën e ndërmarrjeve shtetërore që, sipas tij, “indirekt përfshihen në qeverisjen e vendit përveçse në absorbimin e fondeve të konsiderueshme shtetërore”, duke marrë si shembuj krijimin e Agjencisë së Menaxhimit të Mbetjeve Urbane dhe shoqërisë publike në vartësi të AKSHI-t.

Nismat ligjore të fundit, sipas Preçit, janë lëvizje që bëhen nën presionin e procesit të negociatave me BE-në dhe nuk reflektojnë pjekurinë institucionale dhe aq më pak standardet e OECD-së.

Ai shton gjithashtu se problematika e centralizimit të pushtetit prek më shumë pushtetin vendor, i cili, “në vend që të konsolidohej në ofrimin e shërbimeve publike… duket se është zhveshur nga kompetencat në sektorë si ai i ndërtimit…”.

“Kjo do të thotë se është ‘notuar kundër rrymës’ duke e lënë pushtetin vendor të zhveshur nga pushteti real i supozuar me reformat e mëhershme në fushën e decentralizimit,” thekson ai.

Edhe për Rigels Xhemollarin nga “Qendresa Qytetare”, problematika që po tentohet të zgjidhet me nismat e reja ligjore është krijuar nga centralizimi i sektorëve, duke anashkaluar standardet e funksionimit të administratës publike.

“Centralizimi i agjensive në kryeministri ka sjellë dominim të informimit, koordinimit dhe planifikimit nga një dorë, duke krijuar jo vetëm varësi, por edhe mungesë llogaridhënie dhe matje të performancës së secilës prej agjencive qeveritare,” tha ai për BIRN-in.

Nga ana tjeter,  sipas Xhemollarit,  “agjensi si ajo e prokurimeve, Kadastrës apo e Koordinimit të ndihmës së huaj, janë tipike të dedikuara në ministritë e linjës dhe nuk kanë pse të kordinohen nga një zyrë që nuk ka as kapacitetin teknik dhe legjislativ për t’iu monitoruar, si Zyra e Kryeministrit”.

Ai po ashtu e shikon çështjen e centralizimit të pushtetit edhe në dëm të kompetencave të pushtetit vendor.

“Vetëm brenda 1 viti, qeveria i hoqi bashkive ujësjellësat, menaxhimin e mbetjeve, lejet e ndërtimit dhe sikur të mos mjaftonte kaq, kryeminsitri shkarkoi të gjithë drejtorët e bashkive kryesore,” thotë Xhemollari, duke shtuar se “kjo nuk është rastësi, por një axhendë për të kontrolluar pushtetin vendor dhe klientët e qeverisë nga një dorë e vetme”.

Qeveria nuk ka prezantuar ende një kornizë të qartë reformuese për fatin e agjencive në varësi të Kryeministrit, se cilat do të zhvendosen te ministritë, cilat do të shkrihen dhe cilat do të mbeten pjesë e strukturës aktuale të centralizuar.

Në një reagim për BIRN nëpërmjet Agjencinë për Media dhe Informim (MIA), kryeministria pranoi se reforma do të vijonte dhe pse “ndryshimet e sugjeruara nuk janë detyruese”.

Nga ana tjetër, duket se Rama është i vendosur të mbajë me të njëjtin status Agjencinë për Media dhe Informim.

“MIA është vlerësuar shumë pozitivisht dhe s’ka arsye për asnjë hap mbrapa, po vetëm përpara,” tha Agjencia në reagim.

Sipas Rigels Xhemollarit nga “Qendresa Qytetare”, kjo agjenci përfaqëson një model të shëmtuar të qeverisjes, ku dominon vetëm mendimi i kryeministrit.

“Kjo agjensi paraqet rrezik edhe për kritikat që qeveria merr nga media dhe qytetarët, pasi unë vetë personalisht jam i bllokuar në rrjetet sociale nga Kryeministri dhe Minsitri i Brendshëm, pasi kam tentuar të kritikoj veprime dhe vendime të caktuara,” tha Xhemollari, ndërsa shtoi se vendimet për bllokimin e qytetarëve merren pikërisht nga kjo agjenci.

Etiketa: Agjencia për Media dhe InformimCentralizimi i pushtetitDrejtoria e Pergjithshme e ArkivaveEdi RamaKeshilli i MinistraveRigels XhemollariSIGMAZef Preçi
Tjetri
629763917 1511914657604633 2856722506082357951 n

Gara pa rivalë e Berishës për drejtimin e PD-së rrezikon ta fundosë politikisht partinë

photo 2026 06 06 20 33 25

Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’

09:41 | 10/06/2026
mbledhje e klgj

KLGJ refuzon emërimin e Komisionerëve Publikë si gjyqtarë

19:05 | 09/06/2026
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake

16:33 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit

14:21 | 09/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Zgjedhjet në Kosovë: Kurti duhet të marrë parasysh mesazhin e votuesve të lodhur nga krizat

13:22 | 09/06/2026
376989f9 a3fc 47aa 9050 eab8cee8b38b 1

Krijimi i aleancave ndërmjet aleatëve të SHBA-së

12:43 | 09/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.