AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Monitorimi: Komuniteti LGBTI+ përballet me barriera në shoqëri, punësim dhe shëndetësi

Një monitorim i Aleancës kundër Diskriminimit LGBTI në Shqipëri evidentoi hendekun e thellë mes Planit Kombëtar të Veprimit për komunitetin LGBTI+ dhe zbatimit në praktikë të politikave të përfshirjes social-ekonomike; çka shkakton pasiguri dhe diskriminim mes anëtarëve të komunitetit.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
3 weeks më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
aktiviste lgbti marshojne per te drejtat e tyre gjate nje prej paradave te krenarise ne tirane. Foto nensi bogdani
Aktivistë të komunitetit LGBTI+ marshojnë për të drejtat e tyre. Foto: Nensi Bogdani.

Një monitorim i realizuar nga Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBTI, i prezantuar të mërkurën në Tiranë, evidenton se zbatimi aktual i Planit Kombëtar të Veprimit për personat LGBTI+ në Shqipëri mbetet i ulët, i pjesshëm dhe i pabarabartë ndërmjet sektorëve dhe niveleve qeverisëse të institucioneve përgjegjëse.

Gjetjet e monitorimit tregojnë boshllëqe të konsiderueshme në zbatimin e politikave të përfshirjes socialo-ekonomike, si dhe në njohjen ligjore të të drejtave familjare për personat e komunitetit.

I pranishëm në takim, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato theksoi se hartimi i ligjeve nuk mjafton për të ndryshuar jetën e pjestarëve të komunitetit LGBTI, por duhet zbatimi i plotë dhe i drejtë i tyre.

“Aksesi në shëndetësi, edukim, drejtësi, punësim dhe strehim duhet t’u garantohet të gjithëve. Bashkimi Europian do të vijojë të angazhohet në mbështetjen dhe mbrojtjen e të drejtave të  komunitetit LGBTIQ+ nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet publike dhe shoqërinë civile,” deklaroi Gonzato.

Qeveria shqiptare miratoi në vitin 2021 një Plan Kombëtar Veprimi për Personat LGBTI+ për vitet 2021-2027 – i cili përbën dokumentin kryesot strategjik për mbrojtjen, promovimin dhe avancimin e drejtave të këtij komuniteti në Shqipëri.

Por gjetjet e monitorimit tregojnë mungesën e protokolleve specifike në institucionet përgjegjëse për të garantuar politikat mbrojtëse dhe gjithëpërfshirëse.

“63% e individëve LGBTIQ+ nuk janë të vetëdijshëm si të raportojnë diskriminimin,” tha ekspertja Ersida Teliti, lidhur me gjetjet e monitorimit.

Ekspertja ligjore e Aleancës LGBT, Dea Nini theksoi gjithashtu se transparenca dhe llogaridhënia institucionale në nivel vendor është një prej shqetësimeve kryesore përsa i përket boshllëqeve në zbatimin e politikave të planit kombëtar për personat LGBTIQ+.

“Mbi 83% e bashkive të kontaktuara nga Aleanca LGBT me kërkesa zyrtare për informim nuk kanë kthyer asnjë përgjigje brenda afatit ligjor, tregues alarmi mbi nivelin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale në nivel vendor,” tha Nini.

Edhe bashkitë që u përgjigjën, sipas Ninit, nuk raportuan mbi alokime financiare specifike, çka tregon se dimensioni financiar i Planit Kombëtar të Veprimit nuk është integruar në planifikimin e buxheteve vendore.

Monitorimi vëren më tej se shoqëria civile ka zëvendësuar rolin e munguar të shtetit në financimin e aktiviteteve për advokimin e të drejtave të komunitetit LGBTIQ+.

“Shumica e aktiviteteve të raportuara si të zbatuara nga institucionet publike janë organizuar dhe financuar nga shoqëria civile dhe donatorët ndërkombëtarë, ku institucioni raportues ka pasur kryesisht rol mbështetës,” thuhet në monitorim.

Përsa i përket politikave të gjithëpërfshirjes në tregun e punës, gjetjet e monitorimit tregojnë se diskriminimi i shumëfishtë është një prej sfidave kryesore.

“Pasiguria ekonomike, mungesa e transparencës në kontratat e punës dhe kultura e heshtjes në punë prekin më së shumti personat LGBTI që janë në marrëdhënie pune”, tha Amarildo Fecanji, aktivist dhe ekspert për të drejtat e komunitetit.

“Një pjesë e konsiderueshme e personave LGBTI+ raportojnë përjashtim nga tregu formal i punës, ku 47% deklarojnë se punojnë në mënyrë informale dhe 27% e të anketuarve raportojnë përvoja të drejtpërdrejta të ngacmimit ose diskriminimit në kontekstin e punësimit,” shtoi Fecanji.

Edhe aksesi në shërbimin shëndetësor përbën një tjetër barrierë të madhe për personat LGBTI.

Livia Zotrija, aktiviste pranë Aleanca LGBT, deklaroi se anëtarët e komunitetit e kanë vlerësuar shërbimin shëndetësor me notën e ulët 1.95 nga 5 që është vlerësimi maksimal.

“82% e të anketuarve nga komuniteti shprehen se nuk e kanë zbuluar identitetin e tyre tek mjeku,” tha Zotrija.

“Kjo do të thotë që sistemi nuk ka krijuar kushtet për komunikim të sigurt, pasi sistemi shëndetësor edhe pse është më i përdoruri, duket se është njëkohësisht më i pasigurti,” shtoi më tej ajo.

Monitorimi tregon më tej se 86% e personave LGBTI të anketuar kanë shprehur dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria.  Sipas ekspertëve, kjo perspektivë e komunitetit tregon se ndërhyrjet institucionale nuk kanë prodhuar ndryshim të matshëm në jetën e personave LGBTI.

“Treguesi i synimit për emigrim mbetet sinteza e hendekut midis strategjisë dhe realitetit,” përfundoi Zotrija.

Etiketa: Aleanca kunder Diskriminimit LGBTAmarildo FecanjiBashkimi EuropianDea NiniErsida TelitiLivia ZotrijaPlani Kombetar i VeprimitSilvio Gonzato
Tjetri
ish ministrja sonila qato

Apeli i Posaçëm shpall të pafajshme Sonila Qaton për tenderin e Skërficës

photo 2026 06 06 20 33 25

Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’

09:41 | 10/06/2026
mbledhje e klgj

KLGJ refuzon emërimin e Komisionerëve Publikë si gjyqtarë

19:05 | 09/06/2026
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake

16:33 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit

14:21 | 09/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Zgjedhjet në Kosovë: Kurti duhet të marrë parasysh mesazhin e votuesve të lodhur nga krizat

13:22 | 09/06/2026
376989f9 a3fc 47aa 9050 eab8cee8b38b 1

Krijimi i aleancave ndërmjet aleatëve të SHBA-së

12:43 | 09/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.