AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shoqëria civile dënon gjuhën denigruese ndaj aktivistëve LGBTI

Një deklaratë e nënshkruar nga 28 organizata të shoqërisë civile dënoi publikimin e fotografive të dy vajzave të mitura pjesëmarrëse në Paradën e Krenarisë (Pride 2026) në Tiranë, ndërsa aktivistët thanë se vala e solidaritetit publik arriti të zbehte klimën e stigmatizimit dhe gjuhës së urrejtjes që pasoi marshimin.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
1 month më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
photo 2026 05 23 15 19 18
Komuniteti LGBTI marshon në Tiranë | Foto: Nensi Bogdani

Pas Paradës së Krenarisë “Pride” 2026, e mbajtur më 23 maj në Tiranë, një numër mediash online, figurash publike dhe llogarish në rrjetet sociale publikuan komente dhe deklarata me gjuhë denigruese ndaj aktivistëve dhe anëtarëve të komunitetit LGBTIQ+, si edhe ndaj përfaqësuesve diplomatikë që mbështesin të drejtat e komunitetit në Shqipëri.

Debati u përshkallëzua pasi dy figura publike dhe më pas disa media online ripublikuan fotografi të dy vajzave të mitura të pranishme në paradë, duke i ekspozuar ato publikisht dhe duke i shoqëruar postimet me komente që organizatat e shoqërisë civile i cilësuan diskriminuese dhe joetike.

Në një reagim të përbashkët, 28 organizata dënuan publikimin e fotografive dhe akuzuan autorët për instrumentalizimin e fëmijëve nën pretekstin e “mbrojtjes së familjes”.

“Nëpërmjet publikimeve të tyre, Akil Pano dhe Jonathan Pano kanë zgjedhur të përdorin publikisht, pa pëlqimin e prindërve, imazhet e dy fëmijëve të mitur, duke i vendosur ata në qendër të një debati publik të ngarkuar me gjuhë diskriminuese, stigmatizuese dhe që nxit urrejtje ndaj familjes së tyre dhe komunitetit LGBTIQ+ në tërësi,” tha për BIRN Alba Ahmetaj nga ProLGBT, njëkohësisht njëra prej prindërve të vajzave.

Sipas organizatave, publikimi dhe shpërndarja e imazheve të identifikueshme të të miturve pa pëlqimin e prindërve ose kujdestarëve përbën shkelje të të drejtës së fëmijëve për privatësi, dinjitet dhe mbrojtje të të dhënave personale.

“Kjo nuk është mbrojtje e fëmijëve. Ky është instrumentalizim i tyre,” thuhej në deklaratë.

Megjithë sulmet ndaj komunitetit, aktivistët thanë se pjesëmarrja e lartë në paradën e këtij viti dhe reagimet mbështetëse nga qytetarë e aleatë treguan se retorika e urrejtjes në rrjetet sociale nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e shoqërisë shqiptare.

Xheni Karaj, drejtuese ekzekutive e Aleanca LGBT, tha për BIRN se përballë sulmeve online, komuniteti ka parë gjithashtu një rritje të solidaritetit publik.

“Sa më shumë përpiqen të na frikësojnë apo të na heshtin, aq më shumë njerëz po kuptojnë rëndësinë e solidaritetit dhe të mbrojtjes së dinjitetit njerëzor,” tha Karaj.

“Shoh prindër, të rinj, qytetarë, figura publike dhe aleatë që kanë zgjedhur të flasin dhe të mos heshtin përballë dehumanizimit, por të tregojnë empati, dinjitet dhe njerëzi,” shtoi ajo.

Tjetri
SPAK

Vrasja e një 26-vjeçari italian zbulon grupin shqiptar të trafikut të drogës

Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

Dërgohet në gjyq grupi që trafikoi 7 ton kokainë drejt BE-së

11:32 | 08/07/2026
vijat e kuqe të kontrollit të informacionit në mediat shqiptare

‘Vijat e kuqe’ të pronësisë po rrisin autocensurën në mediat shqiptare

09:15 | 08/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West

18:40 | 07/07/2026
SPAK

Arrestohet Emiljan Burba, drejtuesi i një grupi të trafikut të drogës

16:26 | 07/07/2026
v2 cover

Fytyrat e protestës: Njihuni me shqiptarët që protestojnë në Tiranë

15:18 | 07/07/2026
a small white building with a wooden door

Katër shtetas spanjollë akuzohen për pastrim parash në Shqipëri

14:48 | 07/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.