AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shqipëria nuk i bindet thirrjes ruse për largimin e ambasadës nga Kievi

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ferit Hoxha, refuzoi thirrjen ruse për largim nga Kievi, duke e quajtur intimidim dhe riafirmuar mbështetjen shqiptare për Ukrainën.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
1 month më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
photo 2026 04 27 20 14 54
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha |Foto: LSA

Ministri i Jashtëm shqiptar Ferit Hoxha e quajti ‘intimidim’ thirrjen e Rusisë për  tërheqje të ambasadave nga Kievi duke njoftuar se Shqipëria ka vendosur të mos i bindet kësaj thirrje dhe të vijojë të mbajë misionin diplomatik në kryeqytetin ukranias

“Shqipëria e konsideron njoftimin e Rusisë ku u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara si krejtësisht të papranueshëm” – shkruajti Hoxha në një postim në X të enjten.

“Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci; është intimidim”- shtoi ai, duke akuzuar Rusinë se kishte kryer një tjetër shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

“Shqipëria nuk do të tërhiqet. Ne mbetemi në Kiev. Ne qëndrojmë fort me Ukrainën. Dhe nuk do të intimidohemi”- lajmëroi ministri duke ripoziciunuar dhe një herë qëndrimin e Tiranës kundër luftës në Ukrainë.

Sipas Hoxhës, e vetmja rrugë përpara është t’i jepet fund një lufte që nuk duhej të kishte filluar kurrë dhe angazhim në negociata të vërteta dhe me mirëbesim për paqe.

Ministri i Jashtëm bëri gjithashtu të ditur se ky qëndrim i Tiranës i ishte komunikuar edhe ambasadorit të Rusisë në Tiranë.

Që prej nisjes së luftës në Ukrainë, Shqipëria është rreshtuar në mënyrë të pandryshuar në krah të Ukrainës dhe qëndrimeve të vendeve perëndimore në këtë konflikt, duke mbështetur sanksionet ndaj Rusisë dhe duke dënuar agresionin në të gjitha forumet ndërkombëtare.

Rusia ka kërcënuar me një valë të re “sulmesh sistematike” ndaj Kievit, vetëm pak ditë pasi kreu një nga bombardimet më të mëdha që prej nisjes së luftës.

Moska u ka bërë gjithashtu thirrje diplomatëve dhe qytetarëve të huaj të largohen “sa më shpejt të jetë e mundur” nga Kievi, ndërsa ka paralajmëruar qytetarët të shmangin ndërtesat administrative dhe ushtarake.

 

Tjetri
640 0 1769064565xil 249

Detyrat që gjykata i ngarkoi SPAK-ut për hetimin e gjyqtares Irena Gjoka

Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Gjykata Posaçme deklaron fajtorë anëtarët e një grupi kriminal

15:14 | 10/07/2026
KPK ndërpret vetingun e ndihmëses ligjore Monika Çuhadari për shkak të dorëheqjes së saj

KLGJ rrëzon kërkesat e anëtarëve të KPK për t’u emëruar gjyqtarë në Apel

15:12 | 10/07/2026
477958321 9414945078525719 4762456769833357337 n

“Lawyers for Lawyers” dënojnë kërcënimet e Ministrit të Brendshëm ndaj avokatit Gentian Sejrani

15:00 | 10/07/2026
sequence 01.00 07 18 25.still002 e1719412038410

Bosnja shënon përvjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, varrosen edhe 10 viktima të tjera

13:11 | 10/07/2026
luca 1

“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google

11:41 | 10/07/2026
kanye west @ moma 4

“Anulojeni!”: Financimi i koncertit të Kanye West me paratë e shtetit ngjall zemërim në Shqipëri

10:31 | 10/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.