AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK nis hetimet për aferën e Zvërnecit

Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar zyrtarisht se ka nisur hetime mbi mënyrën e përfitimit të tokave në zonën e mbrojtur të Zvërnecit nga një rrjet i dyshimtë individësh dhe kompanish, si edhe mbi procedurat e zbatimit të projektit për ndërtimin e resorteve turistike, i promovuar si një investim i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 month më parë
në Artikull kryesor, Lajme, Revolucioni i Flamingove
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
punimet 6 maj
Punimet për shtrimin e rrugëve dhe ndërtimin e kantierit kanë vazhduar edhe më 6 maj në Pishë Poro. Foto kortezi: Zydjon Vorpsi.

SPAK konfirmoi të hënën më 1 qershor për BIRN, se po kryhen hetime lidhur me projektin që ka nisur të zbatohet së fundmi për ndërtimin e resorteve në Zvërnec, në zonën e mbrojtur Pishë-Poro-Nartë, ku për shkak të rrethimit të bregdetit dhe plazhit, qindra qytetarë protestuan të shtunën kur u përballën me dhunë e deri në rrëmbimin e një personi dhe keqtrajtimin e tij, nga ana e individëve të cilët nuk kishin asnjë shenjë dalluese.

Sipas koordinatores për të drejtën e informimit pranë SPAK, në fazën që është hetimi i çështjes, nuk mund të ndahen për publikun të dhëna të tjera.

Një investigim i BIRN i publikuar të premten e kaluar, gjeti se pas projektit për ndërtimin e rezorteve, që është prezantuar publikisht si një ide e dhëndrit të presidentit të SHBA-së, Jared Kushner, fshihet një rrjet vendor i dyshimtë individësh dhe kompanish. Aty përfshihen: një biznesmen i akuzuar për lidhje me mafian italiane, një ish-gjyqtar i dorëhequr për shkak të procesit të vetingut, vajza e një avokati të akuzuar për falsifikim, kompania e një biznesmeni të vrarë dhe individë të lidhur me një prej oligarkëve më të mëdhenj në Shqipëri, Shefqet Kastrati.

Ndërkohë, toka ku pritet të zhvillohet projekti është prej vitesh objekt konfliktesh gjyqësore të pazgjidhura, si dhe konsiderohet nga ekspertë të mjedisit si një nga zonat me më shumë biodiversitet në vend dhe ruan një sërë pasurish natyrore jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Europës.

Pavarësisht kësaj, investitorët kanë vijuar me rrethimin e zonës dhe shtrimin e rrugëve brenda saj, duke tjetërsuar peizazhin dhe me ndërhyrje që, sipas ekspertëve të mjedisit, cenojnë rëndë lagunën e Nartës.

Një protestë e organizuar të shtunën kundër rrethimit të zonës së mbrojtur në Pishë Poro-Nartë, u përshkallëzua në incidente të dhunshme, pasi punonjës të një kompanie sigurie private u përplasën fizikisht me banorë të Zvërnecit dhe aktivistë mjedisorë. Një prej protestuesve u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë rrethimit, ku dhe u dhunua fizikisht nga persona që nuk kishin asnjë shenjë dalluese. Pas incidentit, situata u përshkallëzua dhe protestuesit e punonjësit e sigurisë shkëmbyen gurë, ndërsa në disa raste u përdor edhe spraj lotsjellës.

Situata e krijuar bëri që mijëra qytetatrë të protestonin të dielën para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme e para Kryeministrisë, kundër zaptimit të zonave të mbrojtura dhe kundër dhunës së ushtruar, duke kërkuar vendosjen papa përgjegjësisë të gjithë personave të përfshirë dhe politikanëve që kanë mbështetur e lejuar tjetërsimin e pronës publike dhe zonave të mbrojtura.

Tjetri
608429016 1423908559102867 1772021801175746723 n

Katër skenarë të mundshëm për demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Nga shpresa te zhgënjimi

marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Administratë dhe nxënës shkollash: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

08:43 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.