AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

Bazuar në rekomandimet e SIGMA-s për decentralizim të pushtetit qeveria shqiptare ka ndërmarrë një reformë administrative duke ‘strehuar’ 16 nga 29 agjencitë shtetërore që vareshin nga kryeministri nëpër ministritë e linjës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit
Kryeministri Edi Rama gjatë seancës që rrëzoi kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut. Foto: LSA.

Dy javë më parë parlamenti miratoi tre projektligje ku parashikohej mënyra ligjore e funksionimit të disa agjencive shtetërore, duke i kaluar ato nga varësia direkte ndaj Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave në varësi të ministrive të linjës.

Në relacionet shoqëruese të nismave të sjellë nga qeveria argumentohej se ndryshimet lidheshin me një raport të 2025-ës i SIGMA-s, një program i BE-së dhe OECD-së për mbështetjen e qeverisjes së mirë, ku kritikohej centralizimi i pushtetit në duart e kryeministrit duke e shkaktuar probleme në funksionalitetin e administratës dhe fragmentarizim të saj.

“Struktura organizative është mjaft e centralizuar”- vërehej në këtë raport duke shtuar se disa agjenci në varësi të Kryeministrit mbulojnë fusha veprimtarie që lidhen me përgjegjësitë e ministrive ekzistuese, duke kufizuar kështu mundësinë për drejtim dhe kontroll efektiv ministror.

Për ekspertët e shoqërisë civile, modeli i krijuar nga Rama ka sjellë jo vetëm grumbullimin e pushtetit në ‘një dorë’, por dhe paqëndrueshmëri institucionale dhe mungesë llogaridhënie.

Edhe Kryeministria pranon se reforma në administratë synon rritjen e eficiencës e të koordinimit dhe forcimit të performancës institucionale në funksion të politikbërjes dhe procesit të integrimit evropian.

“Vlerësimi i SIGMA-s është fokusuar në identifikimin e balancës optimale ndërmjet koordinimit të centralizuar dhe mbikëqyrjes strategjike, nga njëra anë, dhe delegimit efektiv të funksioneve sektoriale dhe bashkëpunimit ndërministror, nga ana tjetër, me qëllim forcimin e koherencës së politikave publike, eficiencës administrative dhe efektivitetit të qeverisjes”- i tha BIRN-it kryeministria .

Sipas qeverisë nga 29 autoritete shtetërore që janë nën varësi të kryeministrit reforma do ta reduktojë në 13 të tilla dhe pjesa tjetër do të kalojë në varësi të ministrive të ndryshme sipas profilizimit.

Në varësi të zyrës së Kryeministrit do të vijojnë të jenë agjencitë që kanë funksione me natyrë strategjike, ndërsektoriale, ato të parashikuara shprehimisht në Kushtetutë, funksionet e sigurisë kombëtare, si dhe ato të fushave prioritare qeveritare, ndërsa funksionet me natyrë sektoriale, koordinuese do të kalojnë në varësi të ministrive sipas funksioneve që kanë.

“Në përfundim të këtij ushtrimi vlerësues, është konsideruar që 13 institucione të vijojnë të mbeten në varësi të Kryeministrit, për shkak të rolit të tyre në ushtrimin e funksioneve të listuara më sipër si funksione që i përkasin qendrës së qeverisjes”- tha Kryeministria, ndërsa liston organizimin e ri për 16 institucione të tjera.

Ndarja parashikon që;  Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore kalon në varësi të ministrit përgjegjës për mjedisin; Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor kalon tek Mbrojtja; Inspektorati Qendror, Sekretariati Teknik i Këshillit Ekonomik Kombëtar dhe Startup Albania kalojnë në varësi të Ministrit përgjegjës për ekonominë; Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Departamenti i Administratës Publike, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike dhe Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsion kalojnë në varësi të ministrit për administratën publike dhe antikorrupsionin; Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile kalon në varësi të ministrit përgjegjës për mirëqenien sociale; Avokatura e Shtetit kalon tek Ministri i Drejtësisë; Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Komiteti Shtetëror i Kulteve dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë kalojnë në varësi të ministrit përgjegjës për kulturën, turizmin dhe sportin dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore kalon tek Ministri për Pushtetin Vendor;

Sipas Kryeministrisë është ende në proces vlerësimi Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjatë qeverisjes së gjatë, kryeministri Edi Rama ka krijuar një model qendërzimi të pushtetit në duart e tij mbi sektorë të ndryshëm, duke krijuar agjenci të reja ‘satelite’  për fusha specifike të komunikimit, koordinimit dhe inovacionit institucional, si Agjencia për Media dhe Informim (MIA) dhe Qendra për Hapje dhe Dialog, COD, duke fuqizuar agjenci ekzistuese dhe duke u dhënë këtyre strukturave funksione që më parë ishin të shpërndara në ministri.

Këto agjenci do të vijojnë të mbeten në varësi të zyrës së Kryeministrit bashkë me të tjera institucione të rëndësishme Agjencia e Prokurimit Publik, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia për Koordinimin e Ndihmës së huaj (SASPAC), Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH), Akademia e Shkencave, etj..

Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

08:33 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 04 (1)

Si të bësh një protestë të suksesshme

08:28 | 05/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.