AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

Tri palë zgjedhje brenda 16 muajsh kanë përfunduar me të njëjtin rezultat dhe të njëjtin ngërç politik. Por zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhja – kompromisi politik është.

Donika EminingaDonika Emini
28 seconds më parë
në Opinion
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n
Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i partisë Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti (në qendër), feston me mbështetësit e tij në Prishtinë, Kosovë, më 7 qershor 2026. Foto: Facebook/Albin Kurti.

Kosova mbajti zgjedhjet e saj të treta parlamentare brenda 16 muajsh më 7 qershor. Partia e kryeministrit Albin Kurti, Vetëvendosje, fitoi sërish, siç ishte parashikuar, por me rreth 43 për qind të votave, krahasuar me 51.1 për qind që kishte fituar në dhjetor 2025. Opozita shënoi përmirësime të kufizuara, por asnjë parti nuk arriti ndonjë rezultat vendimtar. Harta politike e Kosovës, në të gjitha aspektet thelbësore, duket pothuajse identike me atë të para gati dy vjetësh.

Në fakt, këto zgjedhje prodhuan vetëm humbës. Pjesëmarrja në votime ra në 37 për qind, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë, duke sinjalizuar jo vetëm lodhje të elektoratit, por diçka edhe më shqetësuese: një mosbesim në rritje se zgjedhjet mund të sjellin ndonjë ndryshim real. Te qytetarët mbizotëron frika se ngërçi politik do të vazhdojë, se në vjeshtë mund të ketë edhe një palë zgjedhje të tjera dhe se asgjë nuk do të ketë ndryshuar.

Shkaqet e krizës nuk qëndrojnë te numrat, por te një mospërputhje strukturore midis mënyrës se si veprojnë partitë politike dhe mënyrës se si është ndërtuar Kushtetuta e Kosovës. Korniza institucionale e Kosovës është konceptuar për politikë koalicionesh. Ajo kërkon 61 vota për zgjedhjen e qeverisë dhe 80 vota për zgjedhjen e presidentit. Këto pragje nuk janë mangësi të sistemit; ato janë mekanizma të qëllimshëm për të nxitur marrëveshje ndërmjet partive. Ky nuk është një sistem ku fituesi merr gjithçka, dhe për arsye të forta: demokracitë e brishta nuk mund ta përballojnë një model të tillë.

Elektorati dha verdiktin e vet: një rezultat zhgënjyes prej 43 për qind për Kurtin, disa rritje të shpërndara në opozitë, e cila ende nuk arrin të bashkohet, dhe 180 mijë votues më pak sesa në dhjetor. Ndëshkimi erdhi përmes mospjesëmarrjes. Qytetarët nuk ndryshuan orientim politik; ata u tërhoqën nga procesi politik.

Është e qartë se votuesit duan që partitë të bëjnë kompromis, të qeverisin së bashku dhe të gjejnë një zgjidhje. Por një koalicion nuk do të formohet si rezultat i vullnetit politik; ai do të formohet si rezultat i frikës – frikës se në zgjedhjet e ardhshme mund të humbasin edhe më shumë.

Negociatat e ardhshme për formimin e qeverisë nuk do të zhvillohen rreth programeve politike, por rreth posteve. Kjo nxjerr në pah një hipokrizi të veçantë. Kurti e ndërtoi identitetin e tij politik duke kritikuar dy dekada qeverisjeje transaksionale, të bazuar në ndarjen e posteve, nga vetë partitë me të cilat tani duhet të negociojë. Megjithatë, bisedimet që e presin do të ngjajnë shumë me ato që ai dikur i dënonte.

Ajo që e bën edhe më të vështirë ndërtimin e një koalicioni është klima politike në të cilën duhet të arrihet ai. Dy vjet gjuhë përçarëse, sulmesh personale dhe polarizimi të qëllimshëm e kanë bërë kompromisin të perceptohet si tradhti nga pjesë të mëdha të elektoratit të secilës parti. Tani partitë duhet të negociojnë përtej vijave ndarëse që i kanë krijuar vetë.

Para se të flitet për koalicione, duhet të flitet për ndërtimin e institucioneve. Çdo qeveri që formohet pa u zgjidhur më parë çështja e presidentit nuk do të ketë jetëgjatësi, siç e tregoi qeveria Kurti III brenda pak javësh. Zgjedhja e presidentit kërkon bashkëpunim ndërpartiak që asnjë parti nuk mund ta sigurojë e vetme. Cilado parti që merr mandatin për formimin e qeverisë nuk duhet ta bëjë këtë pa e zgjidhur paraprakisht edhe çështjen e presidentit, si pjesë të së njëjtës marrëveshje politike.

Skenarët e mundshëm

Tri skenarë mbeten të hapur dhe asnjëri prej tyre nuk paraqet ndonjë risi. Këto janë pikërisht formulat që janë diskutuar edhe dy vjet më parë.

Një koalicion ndërmjet Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të kishte gjithsej 72 ulëse në Kuvend dhe, me mbështetjen e deputetëve të komuniteteve joserbe, do ta kalonte me lehtësi pragun prej 80 votash që kërkohet për zgjedhjen e presidentit. Në letër, ky është opsioni më i qëndrueshëm nga pikëpamja numerike.

Por rrënjët e rivalitetit mes këtyre dy partive janë të thella, jo vetëm për shkak të dallimeve ideologjike, por edhe për shkak të një dekade gare politike, gjatë së cilës secila parti e ka ndërtuar identitetin e vet kryesisht në kundërshtim me tjetrën. Ky rivalitet madje prodhoi edhe një incident fizik para zgjedhjeve, duke e përkeqësuar më tej situatën. PDK-ja gjithashtu duket e fragmentuar në planin e brendshëm, gjë që e vështirëson nisjen e negociatave. Një koalicion i tillë do të kishte ndikim të thellë te mbështetësit e të dy partive. Aritmetika është e qëndrueshme; politika jo.

Një koalicion ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të siguronte afërsisht 68 vende në parlament, të mjaftueshme për formimin e qeverisë me mbështetjen e deputetëve të pakicave dhe potencialisht afër pragut të nevojshëm për zgjedhjen e presidentit. Politikisht, ky opsion është më i realizueshëm sesa ai me PDK-në, por ka një faktor të pashmangshëm: ish-presidenten Vjosa Osmani.

Osmani udhëheq listën e kandidatëve të LDK-së dhe e ka shprehur publikisht ambicien e saj për t’u zgjedhur presidente. Vetëvendosje, nga ana tjetër, ka refuzuar vazhdimisht ta mbështesë atë për një mandat të dytë. Çdo marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe LDK-së duhet ta trajtojë në mënyrë të qartë të ardhmen institucionale të Osmanit, jo si një çështje dytësore, por si kusht paraprak për arritjen e çdo marrëveshjeje.

Vetëvendosja hyn në këto negociata pasi ka humbur pothuajse 10 vende në parlament dhe, si pasojë, kapaciteti i saj për të diktuar përzgjedhjen e presidentit është zvogëluar ndjeshëm. Nga ana tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përballet me një parti të ndarë dhe një koalicion me Kurtin mund të jetë një kartë e vështirë për t’u luajtur brenda strukturave të partisë.

Një koalicion i gjerë opozitar mes PDK-së, LDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është teorikisht i mundshëm nga pikëpamja aritmetike, por politikisht i brishtë. Më e rëndësishmja, ai rrezikon të ushqejë narrativën e Kurtit se “të gjithë janë kundër meje”. Partitë opozitare nuk janë homogjene dhe nuk ndajnë objektiva të përbashkëta politike; prandaj, një koalicion i të gjitha partive kundër Vetëvendosjes mund të jetë një gabim strategjik, të cilin elektorati mund ta ndëshkojë rëndë.

Kjo formulë do të kërkonte gjithashtu një koalicion me Listën Serbe, partinë serbe të mbështetur nga Beogradi, një opsion që konsiderohet plotësisht i papranueshëm. Mbështetja te Lista Serbe nuk është politikisht e qëndrueshme për asnjë parti me shumicë shqiptare, për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë që i atribuohet kësaj partie me sulmin në Banjskë në shtator 2023.

Nëse negociatat dështojnë, nuk mund të përjashtohet mundësia e zgjedhjeve të katërta në vjeshtën e vitit 2026. Të gjitha partitë thonë se nuk i dëshirojnë ato. Por përvoja e 16 muajve të fundit ka treguar se ajo që partitë thonë se duan të shmangin dhe ajo që prodhon sjellja e tyre politike nuk janë gjithmonë e njëjta gjë.

Një palë zgjedhje të katërta do të zhvilloheshin në kushte dukshëm më të këqija se të tretat: pjesëmarrja në votime tashmë është shumë e ulët dhe besueshmëria e klasës politike është dëmtuar nga çdo përsëritje e njëpasnjëshme e të njëjtit dështim. Zgjedhje të tilla nuk do ta zgjidhnin ngërçin politik; përkundrazi, do ta thellonin atë, me një kosto më të lartë dhe me pjesëmarrje edhe më të vogël të qytetarëve.

Të tre skenarët janë të ndërlikuar dhe asnjëri prej tyre nuk mund të trajtohet me lehtësi. Partitë që kanë kaluar dy vjet duke i forcuar pozicionet e tyre tani duhet të gjejnë një mënyrë për të ecur përpara. Masa e pjekurisë politike në javët që vijnë do të matet me aftësinë e lidershipit për të arritur një koalicion pa i shkaktuar dëme të mëdha elektoratit të vet. Ky është testi i vërtetë – jo aritmetika parlamentare, por guximi për të bërë kompromis.

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autores dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: AAKAlbin KurtiKosovaLDKPDKVetëvendosjeVjosa Osmanizgjedhje
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
protesta 1

Kush mund të ketë frikë nga flamingot?!

10:39 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin

08:45 | 16/06/2026
naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.