AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

Sipas një analize të artikujve të publikuar në mediat online, raportimi mbi punëtorët migrantë dominohet nga narrativa e “mungesës së fuqisë punëtore”, ndërsa çështje si kushtet e punës, të drejtat e njeriut dhe rastet e mundshme të shfrytëzimit mbeten të nënraportuara.

Viola KetangaViola Keta
18 seconds më parë
në Analiza
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punetoret e huaj | Ilustrim nga Jurgena Tahiri/BIRN

Për të paktën tri dekada të tranzicionit të gjatë, Shqipëria shërbeu si burim emigrantësh që kërkonin një jetë më të mirë në Europë dhe përtej oqeanit. Sot, vendi po shkruan një histori tjetër: atë të një shteti pritës për punëtorët e huaj.

Mijëra punëtorë nga Azia dhe Afrika po vijnë në Shqipëri për të punuar, pasi emigrimi masiv i shqiptarëve gjatë dekadës së fundit ka shkaktuar mungesa në tregun e punës. Sipas të dhënave të INSTAT, gati 22 mijë shtetas të huaj ishin pajisur me leje qëndrimi për arsye pune deri në fund të vitit 2024.

Por ndërsa prania e punëtorëve të huaj po bëhet gjithnjë e më e dukshme në sektorë si turizmi, ndërtimi apo shërbimet, vendi është i papërgatitur për të garantuar kushtet e punës dhe respektimin e të drejtave themelore të tyre.

Sipas organizatës Mary Ward Loreto, me fokus te çështjet e trafikimit, realiteti me të cilin përballen punëtorët e huaj në Shqipëri është shqetësues dhe qindra denoncime janë regjistruar gjatë viteve të fundit.

Gjatë vitit 2025 u regjistruan 130 denoncime nga punëtorë me origjinë nga Filipinet, India, Bangladeshi, Sri Lanka, Kenia, Nigeria, Gana dhe vende të tjera.

“90% e rasteve të raportuara nga punëtorët migrantë të huaj janë për mbajtje të pasaportave. Pasaportën në përgjithësi e mbajnë punëdhënësit, si peng që të mos ikin nga puna, ose të mos largohen nga Shqipëria,” thotë Irena Kraja, koordinatore pranë organizatës.

Mbajtja e pasaportës konsiderohet privim i lirisë në legjislacionin shqiptar dhe ajo mund të sanksionohet vetëm me vendim gjykate ndaj një personi nën hetim, për të ndaluar shmangien nga drejtësia. Por kjo nuk është shkelja e vetme.

Punëtorët e huaj përballen gjithashtu me rekrutime mashtruese, praktika të pandershme të punës si dhe me detyrimin për të kryer punë të ndryshme nga ato për të cilat janë rekrutuar – abuzime të cilat lehtësohen nga mungesa e veprimit të autoriteteve të policisë dhe emigracionit.

Shqetësime të ngjashme u ngritën edhe nga përfaqësuesit e organizatave Migrante International dhe Migrante Europe, me fokus të drejtat e punëtorëve migrantë filipinas në Europë dhe botë.

Sipas tyre, problematikat e raportuara në Shqipëri përputhen me modele më të gjera të dokumentuara në Europën Lindore dhe Perëndimore.

“Mbajtja e pasaportave dhe trafikimi nga Europa Lindore drejt Perëndimit janë modele që i kemi parë në shumë raste,” tha një përfaqësues i organizatës.

Megjithatë, mënyra se si media raporton mbi këtë fenomen mbetet kryesisht i kufizuar në dimensionin ekonomik.

Jashtë fokusit të raportimit

Raportimi mbi punëtorët emigrantë është i rëndësishëm, pasi hedh dritë mbi ndikimin ekonomik, social dhe të drejtat e njeriut – duke i ndihmuar shoqëritë që të zhvillojnë politika të bazuara në fakte. Pasqyrimi i drejtë mediatik i këtyre çështjeve ndikon gjithashtu në luftën kundër ksenofobisë apo praktikave antiligjore të shfrytëzimit në punë.

Sipas një analize të 46 artikujve të publikuar gjatë periudhës janar 2025 – janar 2026 nga dhjetë mediat online me më shumë ndikim në Shqipëri, mbështetur nga SCiDEV, raportimi mbi punëtorët migrantë dominohet nga narrativa e “mungesës së fuqisë punëtore”, ndërsa çështje si kushtet e punës, të drejtat e njeriut, integrimi dhe rastet e mundshme të shfrytëzimit duken periferike ose të nënraportuara. [Lexo publikimin e plotë]

Edhe pse kampioni mbetet relativisht modest, analiza ofron tregues mbi prirjet dominuese të raportimit online për punëtorët migrantë në Shqipëri. Vetë volumi i kufizuar i raportimeve sugjeron gjithashtu se tema mbetet e nëntrajtuar në median shqiptare, veçanërisht për kushtet e punës dhe të drejtat e migrantëve.

Më shumë se gjysma e artikujve të analizuar i paraqesin punëtorët migrantë kryesisht si zgjidhje për krizën e fuqisë punëtore.

Vetëm dy nga 46 artikujt e analizuar trajtojnë problematika konkrete që lidhen me kushtet e punës, si orët e zgjatura, pagesat për orët shtesë, kushtet e akomodimit, respektimi i kontratave, aksidentet në punë apo indikatorët e mundshëm të shfrytëzimit.

Në shumicën e rasteve, narrativa mbështetet te deklaratat e punëdhënësve, kompanive të rekrutimit dhe institucioneve, të cilat e paraqesin ardhjen e migrantëve si përgjigje ndaj mungesës së punëtorëve në sektorë si turizmi, ndërtimi dhe industria përpunuese.

Në pjesën më të madhe të kampionit, zërat e vetë punëtorëve migrantë janë të kufizuar dhe shpesh paraqiten përmes deklaratave të shkurtra pozitive.

Analiza tregon gjithashtu mungesë të zërave sindikalistë, organizatave advokuese, juristëve apo ekspertëve të të drejtave të njeriut. Në shumicën e rasteve mungon verifikimi i pretendimeve të punëdhënësve apo konteksti mbi kushtet reale të punës.

Gjithashtu, narrativa se “të rinjtë shqiptarë nuk duan të punojnë” paraqitet shpesh si perceptim i bizneseve dhe jo si pretendim i verifikuar.

Gjuha mediatike dhe stereotipet

Analiza evidenton gjithashtu përdorimin e një gjuhe reduktuese dhe stereotipizuese në raportimin mbi migrantët.

Terma si “importimi i fuqisë punëtore”, “mbushin boshllëqet”, apo “vala e punëtorëve të huaj përmbyt tregun” shfaqen në një pjesë të konsiderueshme të raportimeve.

Sipas standardeve ndërkombëtare të raportimit etik, migrantët duhet të trajtohen si individë me të drejta dhe histori personale dhe jo si kategori homogjene apo instrument ekonomik.

Në disa raste, raportimet përforcojnë stereotipe mbi kombësi të caktuara. Psh, punëtorët filipinas përshkruhen si “më të urtë”, “nuk kanë pretendime” apo “kënaqen me pak”.

Në një kronikë televizive, një përfaqësuese e kompanie rekrutimi shprehej:

“Tek filipinezët jemi fokusuar sepse janë shumë punëtorë, dinë mirë cili është vendi dhe pozicioni i tyre.”

Sipas ekspertëve të migracionit, formulime të tilla rrezikojnë të normalizojnë hierarki sociale dhe të reduktojnë migrantët në funksion të nevojave të tregut.

Edhe pse nuk përbën narrativën dominuese në kampionin e analizuar, ideja e “zëvendësimit të shqiptarëve nga të huajt” shfaqet si një prirje shqetësuese në disa raportime me elementë sensacionalistë, konspirativë dhe me ngarkesë politike.

Rreth 1 në 5 artikuj përmbante elemente alarmistë ose sensacionalistë.

Përfaqësues të “Migrante Europe” argumentuan se migrantët shpesh trajtohen si “fuqi punëtore e lirë” në sektorë me mungesë punëtorësh dhe kushte të vështira pune.

“Është një cikël i pafund i fuqisë punëtore të lirë dhe i padrejtësive, jo vetëm për filipinasit, por për punëtorët migrantë në përgjithësi,” tha një përfaqësuese e organizatës.

Sipas saj, punëtorët migrantë përdoren për të mbushur sektorë që nuk konsiderohen më fitimprurës apo të dëshirueshëm për fuqinë punëtore lokale.

Ekspertët rekomandojnë më shumë fokus mediatik te kushtet e punës, të drejtat dhe mekanizmat e mbrojtjes së migrantëve, si dhe shmangien e gjuhës stigmatizuese apo sensacionaliste në raportim.

Ata rekomandojnë gjithashtu forcimin e bashkëpunimit mes gazetarëve, studiuesve, organizatave të migrantëve dhe institucioneve për dokumentimin e rasteve, monitorimin e praktikave të rekrutimit dhe informimin e migrantëve mbi të drejtat e tyre.

 

Etiketa: Analizë mediatikeKushtet e punesMary Ward LoretoMbulimi mediatikMigrante EuropePunëtorët e huajSCiDEV
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.