AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

Në mes të protestave të cilat vazhdojnë tashmë prej ditësh, Shqipëria po përballet me presion në rritje për të zhbërë dobësimin e mbrojtjes së mjedisit në emër të “turizmit elitar”, përndryshe rrezikon të përballet me pasoja në procesin e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
60 minutes më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Revolucioni i Flamingove
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
zvernec
Zona e Zvërnecit në jug të Shqipërisë, pranë vendit ku planifikohet ndërtimi i resortit kontrovers të lidhur me Jared Kushner. Foto: BIRN.

Në sfondin e protestave të vazhdueshme, kritikat e Parlamentit Evropian këtë muaj ndaj qëndrimit të Shqipërisë për çështjet mjedisore mund të sinjalizojnë vështirësi për ambiciet e Tiranës për integrim në BE.

Më 17 qershor, eurodeputetët shprehën “keqardhje të thellë” për dy ligje që, sipas kritikëve, vendosin interesat e zhvilluesve të turizmit elitar përpara mirëqenies së zonave natyrore të mbrojtura.

Zgjatja e afatit të Ligjit të vitit 2015 për Investimet Strategjike mundëson “procedura të përshpejtuara të lejeve dhe një reduktim të kontrollit mjedisor, të cilat rrezikojnë të ndikojnë negativisht në zonat e mbrojtura dhe në zona të tjera të ndjeshme mjedisore”, tha Parlamenti, duke kërkuar gjithashtu shfuqizimin e ndryshimeve të miratuara në vitin 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat, sipas eurodeputetëve, “lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura”, ndërsa dobësojnë mbikëqyrjen mjedisore.

Këto dy ligje janë kyçe për ndërtimin e një resorti luksoz të planifikuar në zonën e lagunës Vjosë–Nartë në bregdetin shqiptar, të udhëhequr nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Pas nisjes së protestave në Tiranë, të nxitura nga pakënaqësi të kahershme lidhur me demokracinë dhe sundimin e ligjit, punimet për pastrimin e vendit u ndërprenë më 4 qershor, megjithëse Rama u cituar nga Financial Times të martën të ketë thënë se është i bindur që projekti do të realizohet.

Rama ka premtuar anëtarësimin në BE deri në vitin 2030 dhe Shqipëria është parë si një nga vendet pararojë në Ballkanin Perëndimor, së bashku me Malin e Zi. Sipas ekspertëve, perceptimi se po shpërfillet mbrojtja e mjedisit mund të dëmtojë perspektivat e saj për anëtarësim.

Ermelinda Mahmutaj, profesore në Universitetin e Tiranës dhe eksperte e konservimit, tha se nëse Ligji për Zonat e Mbrojtura i vitit 2024 nuk ndryshohet, “kjo do të përbënte një sfidë për procesin e integrimit të Shqipërisë, sepse krijon mospërputhje me detyrimet që Shqipëria duhet të përmbushë sipas acquis të BE-së dhe me standardet e ardhshme të rrjetit Natura 2000”, një rrjet zonash natyrore të mbrojtura brenda Bashkimit Evropian.

“Në praktikë, nëse sot lejohen investime të reja në zona që më vonë pritet të përfshihen në Natura 2000, Shqipëria mund të përballet me pasoja afatgjata: humbje të integritetit ekologjik të zonave, vështirësi në përmbushjen e kritereve të mbrojtjes pas anëtarësimit, si dhe kosto të larta politike, ekonomike, sociale dhe mjedisore për korrigjimin ose rishikimin e vendimeve të marra sot.”

Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare Lëvizja Europiane në Shqipëri me seli në Tiranë, tha për BIRN: “Shqipëria është e detyruar, sipas qëndrimit negociues të Bashkimit Evropian, të shfuqizojë ndryshimet e bëra në Ligjin 21/2024 që dobësojnë mbrojtjen e mjedisit, jo më vonë se fundi i vitit 2027, në përputhje me objektivin e parashikuar nga Shqipëria për përmbylljen e negociatave të anëtarësimit.”

Dunat e rërës

sand dunes
Terren i pastruar për punimet e ndërtimit në një zonë ku më parë ndodheshin duna ranore në Zvërnec, aty ku planifikohet të ndërtohet resorti luksoz i lidhur me Jared Kushner. Foto: BIRN.

Në vitin 2022, Shqipëria e zbuti nivelin e mbrojtjes për zonën Nartë–Pishë Poro, duke e kaluar nga statusi i “zonës së mbrojtur” në atë të “peizazhit të mbrojtur”; ndërsa në vitin 2024, ndryshimet ligjore hapën rrugën për ndërtime të lidhura me “turizmin elitar”, pavarësisht konflikteve të zgjatura ligjore për pronësinë dhe rëndësinë e kësaj zone për shpendët shtegtarë.

Në muajin maj, territori ku është planifikuar zhvillimi u rrethua dhe nisën punimet e pastrimit të zonës, të cilat shkaktuan dëme të dukshme përpara se ekskavatorët të ndalonin më 4 qershor. Euroneës raportoi se një zëdhënës i Komisionit Evropian kishte thënë se qeveria shqiptare e kishte siguruar Brukselin se punimet ishin “pezulluar”.

Taulant Bino, drejtues i Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë, tha se dëmet e shkaktuara tashmë janë të konsiderueshme.

“Sikurse shihet në terren, janë hapur kantiere në zona që më parë ishin të mbuluara me bimësi; mes tyre ka edhe pisha të vjetra të mbjella dekada më parë, por ndërhyrja më e rëndë është ajo në dunat e rërës,” tha Bino për BIRN.

“Ato janë habitatet më të rëndësishme të zonës, janë habitate të krijuara përgjatë shekujve dhe mund të shkatërrohen shumë shpejt nëse kjo lejohet, dhe pikërisht kjo ka ndodhur. Nëse nuk merren masa për rikuperimin e tyre, ato mund të zhduken përgjithmonë,” paralajmëroi ai.

Më 15 qershor, komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Komisioni Evropian kishte marrë “garanci nga qeveria shqiptare se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se do të respektohen standardet evropiane të mjedisit”.

Kryeministri Edi Rama, ndërkohë, i ka cilësuar më herët shqetësimet si të pabazuara.

“Si mund të zhvillojmë një projekt që lidhet me peizazhin natyror dhe të mos respektojmë standardet e BE-së?” deklaroi ai më 2 qershor. Të mërkurën, ai u citua nga Financial Times të ketë shprehur bindjen se projekti do të ecë përpara, duke iu referuar gjithashtu raportimeve mbi natyrën e dyshimtë të disa prej individëve dhe kompanive të përfshira.

“Pjesa e rëndësishme është që investitorët nuk janë kriminelë dhe nuk janë të përfshirë në pastrim parash,” tha Rama. “Ata janë investitorë të mëdhenj. Kjo është një mundësi historike për Shqipërinë.”

Ndryshim i ligjit?

protest 2 e1781101587638 1
Me simbole flamingosh në duar, protestuesit u mblodhën para Kryeministrisë për të denoncuar kërcënimin që projektet e zhvillimit paraqesin për jetën e egër dhe ekosistemet natyrore. Foto: BIRN.

Ekologu dhe konservacionisti gjerman Ulrich Eichelmann akuzoi qeverinë se po përpiqet të fitojë kohë.

“Mendoj se Ligji i vitit 2024 për Zonat e Mbrojtura bie ndesh me legjislacionin e BE-së dhe kjo nuk është çështje mendimi apo bindjeje, por është një fakt. Si Komisioni ashtu edhe Parlamenti e kanë bërë të qartë se procesi i anëtarësimit nuk do të ecë përpara nëse ky ligj nuk ndryshohet,” tha ai për BIRN.

“Dhe, sipas informacioneve që kam, qeveria shqiptare dhe Ministria e Mjedisit kanë rënë dakord ta ndryshojnë atë, por po përpiqen të përfitojnë nga koha deri sa të hyjë në fuqi një ligj i ri, për të shkaktuar sa më shumë dëme të jetë e mundur.”

“Sot mund t’i shohim qartë pasojat e kësaj qasjeje. Dëmet që kanë shkaktuar brenda tre javësh duke rrafshuar dunat me buldozerë, duna që mund të jenë formuar dhe zhvilluar për njëqind vjet. Megjithatë, dëmi që është bërë mund të riparohet, kështu që nuk është një dëm i pakthyeshëm.”

Klodiana Beshku, profesoreshë në Universiteti i Tiranës dhe eksperte e procesit të integrimit evropian, tha se “do të ketë një debat të gjatë nëse kjo zonë i përket kategorisë së ‘peizazheve të mbrojtura’ apo ‘zonave të posaçme të mbrojtura’ dhe nëse do të përfshihet në rrjetin Natura 2000 të BE-së, i cili përfshin zona me biodiversitet dhe ekosisteme të pasura, ku ndërhyrja njerëzore nuk lejohet”.

“Çështja është se legjislacioni kombëtar i përshtatur me atë të BE-së nuk ka efekt prapaveprues. Prandaj, për momentin është më mirë të mos ndërhyhet në zonat e veçanta me biodiversitet të pasur në Shqipëri.”

Etiketa: Donald TrumpEdi RamaErmelindaFinancial TimesGledis GjipaliJared KushnerKlodiana BeshkuLigji per investimet strategjikeMarta KosNatura 2000Pishë Poro -NartëProjekti i ZvërnecitRevolucioni i FlamingoveTaulant BinoUlrich Eichelmann
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.