AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Zemërim në Kosovë pasi Gjykata Speciale shtyn sërish datën e vendimit për Hashim Thaçin

Vendimi për të shtyrë sërish shpalljen e vendimit në gjyqin ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe tre të bashkëpandehurve të tjerë me të – deri më 16 shtator – ka nxitur kritika të ashpra në Kosovë, ku kundërshtarët e kanë cilësuar këtë si “të padrejtë” dhe “poshtërues”.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
37 seconds më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
kosovo protest 4 birn scaled e1771338673738 640x361
Protesta kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës në Prishtinë më 17 shkurt 2026. Foto: BIRN/Fatrion Ibrahimi.

Ka pasur reagime të zemëruara në Kosovë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërkurën se vendimi në gjyqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, nuk do të jepet deri më 16 shtator.

Kjo është zgjatja e dytë e afatit për shpalljen e vendimit. Sipas rregullave të gjykatës, një vendim duhet të shpallet brenda 90 ditëve nga përfundimi i gjykimit. Gjykimi ndaj Thaçit, ish-kryetarëve të Kuvendit Veseli dhe Krasniqi dhe ish-deputetit Selimi përfundoi më 18 shkurt, prandaj vendimi pritej më 19 maj.

Megjithatë, në fillim të majit, trupi gjykues vendosi që vendimi të shpallej më 20 korrik.

Vendimi për të zgjatur sërish afatin është kritikuar gjerësisht në Kosovë, ku shumë besojnë se gjykata është e njëanshme ndaj asaj që ata e konsiderojnë si luftë e drejtë e UÇK-së.

Bedri Hamza, lider i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku kanë qenë pjesë Thaçi dhe Veseli, tha se gjykata “po vepron më shumë si një instrument politik sesa si një gjykatë që udhëhiqet nga parimet e drejtësisë” duke zgjatur afatin për vendimin.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po vazhdojnë të mbahen peng të këtij procesi të padrejtë dhe të pafund. Paraburgimi i stërzgjatur u është shndërruar atyre në një dënim të padrejtë dhe Gjykata Speciale, përveç se e ka humbur besimin tonë dhe e ka devijuar misionin e saj, po e thellon gjithnjë e më shumë edhe pakënaqësinë e qytetarëve në Kosovë,” shkroi Hamza në Facebook.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për përgjegjësi individuale dhe komanduese për krime të kryera ndaj të burgosurve të mbajtur në objektet e paraburgimit të UÇK-së në Kosovë dhe në Shqipërinë fqinje, përfshirë 102 vrasje. Krimet dyshohet se janë kryer gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë në vitet 1998–1999.

Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i Presidentit të Kosovës në nëntor 2020 për t’u përballur me akuzat dhe, së bashku me tre të tjerët, u dërgua në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku ndodhen që atëherë. Gjykimi filloi në prill 2023.

Të katër janë vetëdeklaruar të pafajshëm. Gjatë gjykimit, prokuroria u përpoq të dëshmojë se, si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ata mbanin përgjegjësi për luftëtarët e rangut më të ulët që dyshohet se kryen krime. Mbrojtja argumentoi se UÇK-ja nuk kishte një strukturë të mirëfilltë komanduese ushtarake, prandaj të akuzuarit nuk kishin autoritet real mbi luftëtarët e rangut më të ulët.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e përshkroi shtyrjen e datës së vendimit si “raundin e radhës të poshtërimit publik” për të akuzuarit, duke e konsideruar atë “të padrejtë dhe të papranueshme”. Në një reagim në Facebook, ajo tha se procesi “është thjesht në shërbim të politikës së Serbisë dhe aleatëve të saj, me qëllim që ta ulë në bankën e të akuzuarve Luftën Çlirimtare, ndërkohë që amniston makinerinë gjenocidiale të shtetit fashist serb, duke e shpëtuar nga llogaridhënia”.

Sipas tyre, “rezistenca jonë do të zhvendoset në rrugë përmes protestave, duke mos përjashtuar mundësinë e përshkallëzimit të tyre nëse zëri ynë vazhdon të injorohet”.

Gjatë procesit gjyqësor, veteranë të UÇK-së dhe mbështetësit e tyre kanë protestuar në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Strasburg dhe Hagë, duke e akuzuar gjykatën për njëanshmëri.

Lëvizja “Liria ka emër”, e cila mbështet anëtarët e UÇK-së që po përballen me procedurat ligjore në Hagë, gjithashtu e ka dënuar vonesën. “Kur një proces zgjat me vite dhe shpallja e aktgjykimit vazhdon të shtyhet, lindin pyetje serioze për efikasitetin dhe besimin në drejtësi. Drejtësia nuk matet vetëm me vendimin përfundimtar, por edhe me kohën brenda së cilës ai merret”, shkroi lëvizja në Facebook.

Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan posaçërisht për të gjykuar ish-anëtarët e UÇK-së; ato janë të vendosura në Hagë dhe drejtohen nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë për shkak të dyshimeve mbi aftësinë e sistemit të drejtësisë në Kosovë për të gjykuar ish-luftëtarë të UÇK-së, shumë prej të cilëve konsiderohen heronj në Kosovë.

Në vitin 2024, Hashim Thaçi u akuzua gjithashtu për pengim të drejtësisë, së bashku me katër bashkëpandehur, përfshirë ish-ministrin e drejtësisë së Kosovës Hajredin Kuçi. Gjykimi për këtë rast filloi në shkurt, pak ditë pas përfundimit të procesit kryesor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast – Kuçi, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu – i kanë mohuar akuzat.

Etiketa: Bedri HamzaGjykata SpecialeHageHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veseliKosovëkrime lufteLiria ka emerRexhep SelimiUCK
kosovo protest 4 birn scaled e1771338673738 640x361

Zemërim në Kosovë pasi Gjykata Speciale shtyn sërish datën e vendimit për Hashim Thaçin

13:07 | 02/07/2026
green tractor on brown grass field under blue sky during daytime

Paradoksi i politikës bujqësore shqiptare: sektori më i madh në ekonomi, mbështetja më e ulët në rajon

11:52 | 02/07/2026
photo 2026 06 29 20 51 28

‘Fletrrufe digjitale’: Shënjestrimi i protestuesve nga Edi Rama ngre shqetësime

09:27 | 02/07/2026
mbledhje e klgj

KLGJ e paqartë për kriteret e përzgjedhjes së kryetarëve të gjykatave

18:49 | 01/07/2026
photo 2026 07 01 12 27 10

Eurodeputetët nuk morën garanci nga qeveria shqiptare për Zvërnecin

16:17 | 01/07/2026
lefter koka

Mungesat e avokatëve zvarrisin procesin e incineratorit të Fierit në Apelin e Posaçëm

15:39 | 01/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.