AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Një shoqatë, një anëtar, një kryetar, një përfitues

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Faqja e pare, Nyje Debati
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Si ndodhi që teoria e bisedave “konstruktive” mes biznesit dhe qeverisë u kthye menjëherë në një aferë klientelizmi, që vijon edhe sot pa u shqetësuar aspak.

Në vitet ’90, mes biznesmenëve shqiptarë qarkullonte një si tip anektode që thoshte se me 20 mijë dollarë në Shqipëri mund të ndryshohej  një ligj në parlament. Mjafton të paguaje ndonjë  nga “liderët” e kuvendit dhe puna qe kryer.

Natyrisht, çmimet kanë ndryshuar që nga ajo kohë. Sot 20 mijë dollarë shpesh nuk mjaftojnë as për një shkëmbim duarsh.

Nejse!

Këto ditë, në një relacion të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, diku në një cep, flitet për një gjë që quhet “Shoqata e Mineraleve të Shqipërisë”, një shoqatë që raportohet se ka negociuar me qeverinë dhe e ka bindur për një gjë të madhe: nevojën për të përpunuar në vend sa më shumë nga minerali i kromit të nxjerrë në Shqipëri dhe eksportimin e kromit në formën e ferrokromit. Në teori duket goxha e mirë si ndërhyrje. Një përpjekje heroike e qeverisë për të nxitur “prodhimin vendës”. Problemi është se në Shqipëri ka vetëm një fabrikë ferrokromi të trashëguar nga koha e komunizmit. Kjo fabrikë është sot pjesë e të njëjtës kompani që ka koncesionin e pjesës më të madhe të kompleksit minerar të Bulqizës. Kjo e ashtuquajtura shoqatë, duket se ka një vetëm një anëtar, i cili, doemos duhet të jetë edhe kryetar, i cili, doemos është edhe përfituesi i vetëm i kësaj kërkese të “shoqatës” e cila u pa e arsyeshme të plotësohet nga qeveria.

Për gazetarët e ekonomisë, kjo nuk është aspak gjë e re. Organizimet e biznesit në Shqipëri kanë lindur si zyra gjysmë shtetërore dhe gjysmë private, të kontrolluara pak a shumë nga qeveria e rradhës dhe nga “biznesmeni” i rradhës. Pak a shumë të gjitha këto shoqata i kanë qëndruar besnik parimit “një kryetar, një anëtar, një përfitues”.

Nja dhjetë vite të shkuara, Shqipëria kishte një si tip institucioni që quhej “Këshilli Konsultativ i Biznesit”. Ky këshilli, u konsiderua nga qeveria si platforma e ndërtimit të një dialogu të shëndetshëm me grupet e biznesit. Në vitin 2003 psh, kishte një situatë shumë të këndshme. Këshilli mori disa kërkesa nga shoqatat e biznesit për rishikim taksash. Dy kërkesa i mbaj mend edhe sot. E para, qe hedhur nga një shoqatë njëanëtarëshe pranë një fabrike birre, e cila kërkoi heqjen e taksës doganore të lupolos. Kjo është një lëndë që përdoret në prodhimin e birrës. Qeveria e pranoi këtë kërkesë me argumentimin se kështu do të nxitet prodhimi vendës i birrës. Por një shoqatë tjetër, e drejtuar nga një biznesmen tjetër, i cili kishte një fabrikë patatinash, pati kërkuar që të hiqet taksa doganore për një lloj patateje që përdorej për prodhim patatinash. Kërkesa e tij u refuzua me argumentimin se po të hiqej dogana, “do të diskurajohej prodhimi vendës i këtij lloji patatesh.”

Para disa vitesh, nëpër këto lloj raportesh na doli një kërkesë tjetër. Një shoqatë, e quajtur “Shoqata e Importuesve të Veshjeve”, pati bërë kërkesë që të hiqej tarifa doganore për importin e veshjeve. Argumentimi i kësaj shoqate qe shumë shkencor. Sipas saj, tregtarët e veshjeve, po kalonin kohë të vështira. Duke hequr tarifën doganore për veshjet, do të mund të krijoheshin “vende pune”, dmth do të ulej çmimi i veshjeve dhe shqiptarët do të blinin më shumë veshje.

Kuptohet që shoqatat e biznesit, krijohen dhe zhduken bashkë me kryetarin/anëtar/përfitues.

Historia është po ajo e vjetra. Ca para nën dorë për të ndryshuar një ligj apo një taksë. Të gjitha barsoletat e tjera me “nxitje të prodhimit vendës”, “zëvendësimit të importeve me eksporte” apo “hapjes së vendeve të reja të punës” janë thjeshtë barsoleta.

Këto lloj barsoletash kanë bërë për të qeshur prej kohësh gazetarët e ekonomisë. Tani do të duhet që edhe publiku i gjerë t’i mësojë. Kur ndonjë zyrtar, ministër apo kryeministër të flasë për “nxitje të prodhimit vendës”, atëherë ne duhet të vrasim menjëherë mendjen se cila shoqatë/kryetar/anëtar e ka këtë ide kaq brilante dhe mbase debatet për paketën fiskale do të na bëhen më tërheqëse për publikun e gjerë.

Etiketa: BiznesmenBulqizëferrokromigazetarkryetarLigjParaparlamentprodhimPunaPunëQeveriarishikimSHshqipShqipëriShqipëriataksa
Tjetri
Rikthimi i Vojisllav Sheshelit shkakton debate në Serbi

Rikthimi i Vojisllav Sheshelit shkakton debate në Serbi

Komente 1

  1. Jetmir Baha says:
    12 years më parë

    Është shumë e vërtet dhe nuk mbaron me kaq. Dhe jo vetëm ligjet e ekonomisë por edhe ato të drejtësisë. I kanë bërë lëmsh këto 20 vjet dhe tani njëra palë bën të dhimbsurën i qan zemra për popullin dhe tjetra bën heroin sikur thua vallë po sakrifikojnë shumë duke marrur rrogën dhe dietat nja 5 herë më shumë nga sa u takon dhe pastaj po bëjmë aksion?! Fshati që duket nuk do kallauz. Mut njani kak tjetri këdo tē prekësh qelbet Erë!

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.