Një seri reklamash në Facebook të publikuara gjatë javës së fundit kanë vënë nën shënjestër zyrtaren e Partisë Demokratike duke ricikluar jashtë kontekstit lajme nga arkiva e faqeve të medias në internet.
Reklamat e publikuara në Facebook, lidhen me artikuj kritikë të botuar nga media shqiptare në të shkuarën, dhe që risillen nëpërmjet reklamave të një pale të tretë në Facebook, në disa raste duke i ndryshuar dhe titullin për t’i dhënë një ngjyrim akoma më negativ.
Reklama, e cila mban tituj të tillë si “Grida makinë 100 mijë USD” ose “Si e shqeu çiftin Santo,” kur klikohen shfaqin lajme nga arkiva e gazetës Tema, portalit Evërteta.al dhe Shqipmedia.com, që jo domosdoshmërisht kanë të njëjtën përmbajtje.
Edhe pse teknika e ‘baltosjes’ është po aq e vjetër sa politika, ky është rasti i parë në Shqipëri kur reklamat në rrjetin social Facebook janë përdoruar për një fushatë propagande negative.
Të kontaktuar nga BIRN, botuesi i gazetës Tema, Mero Baze, si dhe botuesi i portalit Everteta.al, Jonader Agolli, mohuan t’i kenë reklamuar shkrimet e tyre, duke nënvizuar që ato po sponsorizohen në Facebook nga një palë e tretë.
“Është një sponsorizim që nuk kemi dijeni se nga ka ardhur,” Agolli i tha BIRN.
“Ai ka qenë një artikull i botuar një muaj e gjysmë më parë dhe vetë jemi habitur kur e kemi parë të sponsorizuar,” shtoi ai.
Agolli tha që reklama e botuar në Facebook nuk kishte lidhje me artikullin dhe që ‘është bërë pa asnjë lloj autorizimi.’
Baze gjithashtu i tha BIRN, që “gazeta Tema nuk kishte lidhje me reklamën,” dhe se kishte të paqartë se kush mund ta kishte sponsorizuar.
po pse o mero engjerdhianuk meresh memazhorancen komuniste pomeresh me z grida ajo eshte problemi aktual ne vend po bej pak opozite qe te marrim vesh se kush eshte kali dhe kush eshte gomari