AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Pushimet nga puna, 3.3 miliardë lekë kosto për taksapaguesit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestë para godinës se Kryeministrisë me moton “kundër spastrimeve politike nga administrata” të organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas dhe shoqata e grave të pushuara nga puna më 8 mars 2014. Foto: LSA / IDLIR ABAZI

Të dhënat zyrtare të thesarit zbulojnë se pushimet e padrejta nga puna në administratën publike i kanë kushtuar Shqipërisë afro 3.3 miliardë lekë vetëm gjatë vitit të kaluar.

Protestë para godinës se Kryeministrisë me moton "kundër spastrimeve politike nga administrata" të organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas dhe shoqata e grave të pushuara nga puna më 8 mars 2014. Foto: LSA / IDLIR ABAZI
Protestë para godinës se Kryeministrisë me moton “kundër spastrimeve politike nga administrata” të organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas dhe shoqata e grave të pushuara nga puna më 8 mars 2014. Foto: LSA / IDLIR ABAZI

Buxheti i shtetit ka humbur së paku 3.3 miliardë lekë (23.4 milionë euro) përgjatë periudhës mars – dhjetor 2014 për të shlyer detyrimet ndaj punonjësve të administratës publike të hequr nga puna padrejtësisht, bëhet e ditur nga shqyrtimi i të dhënave të shpenzimeve të buxhetit të shtetit që publikohen nga Ministria e Financave. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative analizoi databazën e shpenzimeve të thesarit të shtetit për vitin 2014 nga ku rezulton se buxheti shleu mbi 4800 fatura të krijuara nga vendimet gjyqësore për largimin nga puna të mijëra punonjësve. Shuma prej 3.3 miliardë lekësh i përket faturave të shlyera për periudhën 14 mars – 31 dhjetor 2014.

Ministria e Financave publikon çdo ditë listën e pagesave të ekzekutuara nga buxheti i shtetit në faqen e vet zyrtare. Nga data 14 mars 2014, listëpagesat e thesarit shoqërohen edhe me përshkrim të llojit të faturës së ekzekutuar, gjë që bën të mundur filtrimin dhe analizimin e shpenzimeve për ekzekutim të vendimeve gjyqësore për largim nga puna.

Nga databaza e shpenzimeve të ekzekutuara nga Ministria e Financave, për periudhën 14 mars 2014 – 31 dhjetor 2014, rezultuan mbi 4800 fatura të paguara për çështje të vendimeve gjyqësore për largime të padrejta nga puna. Kjo është vetëm një kosto e pjesshme e vendimeve gjyqësore të tilla për shkak se një pjesë e institucioneve po i shlyen detyrimet e krijuara me këste.

Vendimet e gjykatave të paguara gjatë vitit 2014 i përkasin viteve të mëparshme, pra të punonjësve të shtetit të pushuar nga puna gjatë qeverisjes së mëparshme. Për shkak se gjatë vitit të kaluar vlerësohet se rreth 6 mijë punonjës administrate humbën vendet e punës si pasojë e ndryshimit të qeverisjes, fatura e pritshme për vitet në vazhdim mund të jetë dhjetëramilionë euro të tjera.

Ministria e Financave zë vendin e para si institucioni që ka patur më shumë detyrime për të shlyer për pushimet e parregullta nga puna. Gjatë vitit 2014, kjo ministri shleu 466 fatura me një kosto të përgjithshme prej 723 milionë lekësh. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave qenë institucionet kryesore përgjegjëse për këtë kosto.

Ministria e Punëve të Brendshme është gjithashtu një institucion me detyrime gjyqësore të konsiderueshme. Gjatë vitit 2014 kjo ministri shleu 560 fatura me një kosto të përgjithshme prej 355 milionë lekësh. Gjoba të rënda ka patur nga gjykatat si për pushimin nga puna të zyrtarëve të policisë ashtu edhe për pushimin nga puna nëpër administratat e prefekturave.

Ministria e Arsimit renditet më poshtë.  Gjatë vitit 2014, kjo ministri shleu rreth 530 fatura për vendime gjyqësore me një kosto të përgjithshme prej rreth 230 milionë lekësh. Vendimet e likujduara në vitin 2014 i përkasin pushimeve nga puna të kryera vitet e shkuara.

Ministria e Bujqësisë është gjithashtu një institucion i dalluar. Pushimet nga puna në këtë ministri dhe në institucionet nën varësinë e saj me 135 pagesa të kryera më 2014 dhe me kosto të përgjithshme prej 71 milionë lekësh.

Pushteti vendor, ku përfshihen bashkitë, komunat dhe qarqet, qenë gjithashtu përgjegjës për një numër të madh njerëzish të pushuar nga puna për të cilët gjykatat dolën në konkluzionin se janë pushuar pa të drejtë ose janë pushuar duke mos ndjekur procedurat ligjore të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës. Gjatë vitit të kaluar, nën kategorinë e pushtetit vendor u shlyen 1332 fatura për detyrime gjyqësore për marrëdhënie pune me një kosto të përgjithshme prej 189 milionë lekësh.

Një rast tjetër flagrant i pushimeve nga puna për efekt të ndryshimit të kreut të institucioneve vjen nga Inspektoriali i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, institucion që pati një ndryshim në drejtim në vitin 2013. Drejtoresha e re, Zana Xhuka hoqi nga puna disa nga punonjësit, të cilët u ankuan në gjykatë. Vitin e kaluar, pesë punonjës të pushuar nga puna në atë kohë morën dëmshpërblim nga gjykatat për pushim të padrejtë.

BIRN lexoi disa nga vendimet e gjykatave të cilat i kanë dhënë të drejtë të pushuarve nga puna dhe i kanë akorduar kompensim. Në një rast, një punonjës i arkivës së shtetit në Vlorë i pushuar nga puna në vitin 2010 e fitoi pagën e munguar prej 2.2 milionë lekësh pasi gjykatat ranë në përfundimin se administrata e Arkivave nuk kishte ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme ligjore për pushimin nga puna.

Pushimet nga puna duhet t’i nënshtrohen një serie procedurash të përcaktuara në ligj, përfshirë marrjen e masave paraprake ndëshkuese si vërejtje dhe vërejtje me paralajmërim si dhe marrjen e këtyre masave pas një procesi të dokumentuar shqyrtimi dhe ballafaqimi të shkeljes. Por shumica dërrmuese e vendimeve për pushimet nga puna nuk rezultojnë të tilla përballë gjykatave. Për rrjedhojë, taksapaguesit detyrohen shpesh të paguajnë dy paga për të njëjtin vend pune.

Shuma prej 23 milionë eurosh e humbur nga buxheti i shtetit për këtë qëllim mjafton për të ndërtuar qindra shkolla apo dhjetëra kilometra ujësjellës.

Etiketa: AdministrataBIRNbuxhetiBuxheti i ShtetitDrejtoria e Përgjithshme e TatimeveEuroGjyqkompensimkostoLigjMinistria e ArsimitMinistria e FinancaveParaPunaPunëPushimet nga PunaPushteti vendorQarqetSHshkollashqipUjësjellësVendimet
Tjetri
Të reformosh reformën greke

Të reformosh reformën greke

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.