AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Pas studentëve, në Maqedoni ngrihen edhe gjimnazistët

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Të frymëzuar nga suksesi i protestave të studentëve, gjimnazistët maqedonas do të dalin në rrugë për të kërkuar ndryshim të kursit në arsim.

Duke ndjekur hapat e kolegëve të tyre më të mëdhenj në universitete të cilët ia dolën me sukses t’i rebeloheshin planeve qeveritare për provime të jashtme shtetërore, gjimnazistët në Maqedoni, të bashkuar në një lëvizje të quajtur “Plenumi i Gjimnazit”, lajmëruan protestën e tyre të enjten në Shkup.

Nën moton “Stop Reformave të Këqija në Arsim”, Nxënësit planifikojnë të marshojnë nga parku i kryeqytetit drejt Ministrisë së Arsimit në qendër të qytetit.

Janë lajmëruar edhe marshime të tjera paralele në qytete të tjera.

Nxënësit duan të ndalojnë planet për provime të jashtme diplomimi të kontrolluara nga shteti, të cilat kanë si qëllim kontrollin e aftësive të tyre dhe vlerësimit nëse mësuesit e kanë bërë punën e tyre. Ata gjithashtu duan të heqin provimet shtesë të parashikuara në matematikë pasi thonë se krijojnë një barrë të pamundur.

“Duam të hiqen provimet e jashtme… Nuk shohim qëllim të këtij koncepti,” tha Teano Kardula, nga Plenum i Gjimnazistëve.

Përgatitjet për protesta kanë tërhequr një kundër-fushatë armiqësore. Postera nga autorë të panjohur janë vendosur përpara shumë gjimnazeve, për t’i paralajmëruar nxënësit që të mos protestojnë.

“Për një eksperiment ata donin minj. Mos lejoni të eksperimentojnë me ju si Soros me mua,” shkruante një poster.

Mesazhi jehon rrëfimin e partisë qeverisëse VMRO DPMNE, që prej kohësh ka bërë fushatë kundër të ashtuquajturve ‘Sorosoidë”, duke i portretizuar ata si mercenarë me interesa të huaja.

George Soros, manjati amerikan i biznesit i lindur në Hungari, është i njohur për mbështetjen e tij për kauzat liberale politike dhe lëvizjet nëpër Europën Qendrore dhe  Juglindore.

Një tjetër poster lexonte: “Arsimi është arma më e fuqishme që lideri i opozitës Zaev po e keqpërdor kundër qeverisë”.

Në qytetin qendror të Veles, ku nxënësit mbajtën një protestë të vogël javën e shkuar, posterët e autorëve të panjohur akuzonin organizatorët se kishin marrë secili nga 160 euro shpërblim nga Sorosi për protestën.

Nxënësit thonë se nuk do të frikësohen. “Plenumi i Gjimnazit dënon këto abuzimeve patologjike kundër gjimnazistëve të cilat synojnë të na parandalojnë nga lufta jonë. Ne themi haptazi se ata që ushtrojnë presion mbi nxënësit nuk do t’ia dalin të heshtin luftën tonë për arsim dhe të ardhme më të mirë,” u përgjigj plenumi.

Lëvizja e nxënësve po ndjek shembullin e Plenumit të Studentëve, që lajmëroi disa protesta në dhjetor kundër ligjit të arsimit të lartë që parashikonte provime të jashtme. Protestuesit thanë se plani ishte jokushtetues, se dhunonte autonominë e universitetit dhe krijonte vend për abuzim.

Pas zaptimit të fakulteteve nga studentët, Ministria e Arsimit u detyrua të tërhiqte ligjin dhe të premtonte procedura transparente për hartimin e të riut.

Etiketa: abuzimArsimiEuroHungariLuftaMaqedoniMinistria e ArsimitProtestaPunëSHShkupSorosstudentVMRO DPMNE
Tjetri
OSHEE akuzohet se manipuloi tenderët e energjisë

Dy standarde për faturat e energjisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.