AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Prokuroria pushon hetimin, pa “rrëzuar” akuzat për gjyqtarin Gjin Gjoni

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Gjin Gjoni, gjate nje konference me teme, “Reformimi i Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi” | Foto nga : Gent Shkullaku/LSA

Prokuroria e Elbasanit argumenton se zgjatja e tretë e hetimeve për pasurinë e gjyqtarit u diktua nga vonesa e letër-porosive, por Gjykata e hodhi poshtë. “Hetimi mund të rihapet, nëse letër-porositë do të sjellin prova”.  

Gjyqtari Gjin Gjoni, gjate nje konference me teme, "Reformimi i Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi" | Foto nga : Gent Shkullaku/LSA
Gjyqtari Gjin Gjoni, gjate nje konference me teme, “Reformimi i Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi” | Foto nga : Gent Shkullaku/LSA

Prokuroria e Elbasanit ka pushuar hetimin për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni pa mundur të provojë nëse ai i ka kryer apo jo veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “refuzimit për deklarim, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurisë”.

Vendimi i pushimit të hetimit , të cilin BIRN e disponon është marrë më 20 prill 2015, pasi Gjykata e quajti të paligjshme një shtyrje të tretë të afateve hetimore për këtë çështje.

Gjyqtari Gjin Gjoni, i cili mban njëherazi pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë u kallëzua penalisht thuajse një vit më parë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Sipas ILDKP, Gjoni dhe bashkëshortja e tij nuk justifikonin burimin e pasurisë së tyre, e cila në total kapte vlerën e rreth 2 milionë dollarëve.

Prokuroria e Elbasanit regjistroi procedimin penal ndaj gjyqtarit dhe bashkëshortes së tij, Elona Çaushi më 12 maj 2014. Më pas, organi i akuzës ka marrë dy vendime për zgjatjen e hetimeve; më 31 korrik 2014 dhe 10 nëntor 2014.

Në vendimin e pushimit, Prokuroria argumenton se nuk ka mundur t’i kryejë hetimet në kohë, për shkak të mosmarrjes së përgjigjeve për dy letër-porosi të dërguara në Gjermani dhe në Francë. Por Gjykata e Elbasanit ka vendosur të mos kishte një shtyrje të tretë, duke caktuar si datë përfundimtare të hetimit 12 shkurtin 2015.

Gjykata e Elbasanit ka argumentuar se edhe në mungesë të letër-porosive, Prokuroria kishte arritur të merrte dëshminë e një shtetasi gjerman si dhe një konfirmim nga një bankë e nivelit të dytë për transfertën 300 mijë euro, të mbërritur nga ai në llogarinë e bashkëshortes së Gjonit.

“Gjykata çmon se provat për të cilat kërkohet letërporosia janë realizuar gjatë hetimit dhe zgjatja e mëtejshme e këtij hetimi do të ishte e pajustifikuar dhe pa shkak ligjor,” thuhet në vendimin e gjykatës.

Prokuroria e ka apeluar këtë vendim, por Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Në këto kushte, Prokuroria e Elbasanit ka vendosur pushimin e hetimit për gjyqtarin Gjin Gjoni, duke përdorur si “udhërrëfyes” vendimin nr.5, datë 12/12/2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Vendimi nr.5, i cituar në rastin e gjyqtarit Gjoni përcaktoi pushimin e hetimeve për ish-ministrin Lulzim Basha nga Gjykata e Lartë në vitin 2008.

I kontaktuar nga BIRN, gjyqtari Gjoni nuk pranoi të komentonte argumentet e përdorura nga Prokuroria për pushimin e hetimeve. Ai paralajmëroi një reagim të mëvonshëm, “pasi të kishte lexuar vendimin e pushimit”.

Megjithëse ka vulosur çështjen, Prokuroria e Elbasanit ka lënë një shteg hapur për hetim të mëtejshëm të gjyqtarit Gjin Gjoni.

“Çështja mund të rihapet, nëse në përgjigjen e letër-porosive përfitohen të dhëna që mund të shërbejnë për hetimin,” thuhet në vendim.

Gjin Gjoni është gjyqtari i dhjetë, i kallëzuar nga ILDKP në Prokurori për fshehje pasurie përgjatë 10 viteve të funksionimit të këtij institucioni. Nga dhjetë kallëzimet e marra, Prokuroria ka mundur të çojë përballë gjykatës vetëm gjyqtarin e Kavajës, Osman Aliu.

Etiketa: BashaBIRNDurrësEuroFshehje pasurieGjermaniGjin GjoniGjykataGjykata e ApelitGjykata e ElbasanitGjykatëGjykatësHetimHetimetkonferencekonfirmimLulzim BashaOsman AliuProkuroriProkuroriaProkuroria e ElbasanitSHShtyrjeTiranëVendimVendimi
Tjetri
Tre takimet me Hilarin

Tre takimet me Hilarin

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.