AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Tre takimet me Hilarin

Bernard Henri LevyngaBernard Henri Levy
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hillary Clinton. Foto: AP

Pse po kandidon Hillary Clinton? Për t’u barazuar me burrin e saj dhe për t’i marrë hak? Apo për të shpëlarë njollën në familje dhe për të treguar se si mund të dukej një administratë Clinton e patëmetë?

Hillary Clinton. Foto: AP
Hillary Clinton. Foto: AP

Jemi në Boston, korrik 2004. Skena është një restorant në qendër në të cilin redaktorja Tina Brown ka ftuar Hillary Clinton dhe disa të njohur të tjerë, përfshirë Caroline Kennedy, regjisorin Michael Moore dhe ish-senator George McGovern. Çfarë bie direkt në sy është pamja rinore e Clinton, e qeshura e ndritur dhe sytë blu që duken pak si shumë rrumbullakë kur ajo na i ngul sytë me kureshtje.

Ndonjëherë mimika e saj mjegullohet për pak sekonda nga një dell i dhimbjes së mbytur, kokëfortësisë dhe mospërmbajtjes së plotë. Pesë vite më parë, ajo ishte gruaja më e poshtëruar në Amerikë, një grua jeta private e së cilës u shfaq plotësisht dhe pa mëshirë te ekzaminimi publik. Ndaj ajo mund të flasë për politikën kombëtare dhe ndërkombëtare përderisa të jetë blu në fytyrë. Ajo mund të këndojë lëvdatat e John Kerry, të cilin partia e saj sapo e ka kandiduar në një përpjekje për t’i mohuar George W. Bush një mandat të dytë. Dhe ajo mund mbështetet në rolin e saj si një senatore e re nga Nju Jorku. Ende, më mbetet një ide që nuk mund ta nxjerr nga koka dhe hyj në ditarin e udhëtimit që po shkruaj për The Atlantic.

Ideja është kjo: për t’u barazuar me burrin e saj dhe për t’i marrë hak, për të shpëlarë njollën në familje dhe për të treguar se si mund të dukej një administratë Clinton e patëmetë, kjo grua do të jetë herët ose vonë një kandidate për presidencën e Shteteve të Bashkuara. Kjo ide më sjell në mendje Njollën Njerëzore të Philip Roth, publikuar një vit pasi Senati liroi burrin e saj nga akuzat e shkeljes së betimit dhe pengimit të drejtësisë, me portretin e përcëlluar aq sa mund të shkaktojë një njollë e pamerituar në reputacionin e dikujt. Ajo do të përpiqet të hyjë në Zyrën Ovale – teatrin e mjerimit të saj të brendshëm, të jashtëm dhe planetar – sipas kushteve të saj. Dhe me shumë gjasa, artikulli im do të arrijë në përfundimin, ajo do t’ia dalë.

Më vonë në maj të 2011 në Paris. Senatorja prej Nju Jorkut është bërë sekretarja e shtetit e presidentit Barack Obama. Aureola e saj dominoi samitin e sapopërfunduar të G-8 të organizuar nga Franca. Është ora dhjetë në mbrëmje dhe unë po pres për ashensorët në lobin e Hotel Westin me Mahmoud Jibril, një nga liderët e kryengritjes libiane. Jibril ka bërë një udhëtim special për të mbajtur anën e civilëve të cilët kolonel Muammar Qaddafi dhe djemtë e tij kanë premtuar t’i mbysin në lumenj gjaku.

“Mendova se ishe në Libi!” thërret ajo kur më sheh. “Sapo jam kthyer,” i përgjigjem duke bërë me shenjë nga Jibril. “Vërtetë, e fshehur në një kamion perimesh me të?” kjo nxiti një nga ato shpërthime të mëdha të qeshurash, që siç e vura re në Boston, i ngre mollëzat e saj të larta edhe më lart. Pastaj, papritur serioze dhe shoqëruar nga një burrë që e shihja për herë të parë dhe që rezulton të jetë J. Christopher Stevens, ambasadori i ri amerikan në Libi që do të vritet gati një vit më vonë, ajo e drejton Jibril në suitën e saj për një intervistë.

Kur, pas rreth një ore, Jibril rishfaqet, ai është i bindur se biseda shkoi keq. Ai u ankua se Clinton mezi kishte hapur gojë, të cilën ai e interpreton se do të thotë që kërkesa e tij nuk ishte pritur mirë. Në fakt, Clinton ishte prekur shumë nga dëshmia e Jibrilit dhe nga tmerri që tanket e regjimit po lëviznin drejt Bengazit në atë çast. Në orët në vijim, ajo e bind Obamën që të mos i përkulet sekretarit të tij të mbrojtjes kundër ndërhyjes, Robert Gates.

Ajo shfaq emocion dhe vetëpërmbajtje, vërej. Humaniteti dhe dhembshuria e saj janë bashkuar me një ndjesi akute të disiplinës së hekurt që kërkohet për një qeverisje efektive. Këto janë reflekset e një gruaje shteti të pacen.

Nga shkurti i 2012, lufta në Libi ka përfunduar dhe unë po përfundoj filmin dokumentar rreth konfliktit. Jam në Uashington, DC, në një dhomë konference të veshur me dru në katin e shtatë të selisë së Departamentit të Shtetit, për të mbledhur kujtimet e Clinton, siç kisha bërë tashmë me presidentin francez Nicolas Sarkozy dhe kryeministrin britanik David Cameron. Ky është çasti për përfundime dhe perspektivë, momenti gjithnjë mbresëlënës kur aktorët në dramë, që kanë vepruar gjithnjë në fshehtësi, tregojnë kartat e fundit.

Clinton del vullnetare për punën. Ajo kujton intervistën me Jibrilin, një bisedë në Shtëpinë e Bardhë ose Pallatin Elize. Ajo kujton çdo gjë dhe nuk pendohet për asgjë. Ajo ndjen se, duke vepruar siç veproi, ajo i qëndroi besnike vlerave dhe besimeve të saj më çmuara. Dhe ajo nuk ka dyshim se Perëndimi, në përgjigje të lutjes për ndërhyrje të Ligës Arabe, shmangu një përsëritje të Srebrenicës në Afrikën e Veriut.

Çfarë më godet më shumë është se ajo sheh, edhe atëherë, fillimet e konflikteve fisnore dhe konkurrencën e ardhshme mes islamikëve për të mposhtur njëri-tjetrin në pastërtinë fundamentaliste. Ajo shqetësohet rreth shkeljeve të hershme të të drejtave të njeriut, veçanërisht të femrave, që ka frikë se do të shumëfishohen. Ajo nuk ka iluzione që historia kthehet siç na thotë arsyeja. Duhet kohë, thotë ajo, për të ndërtuar një shtet dhe një demokraci – kohë dhe një përzierje e pragmatizmit dhe besimit, durimit dhe guximit, respektit për të tjerët dhe për veten.

Ishte ky shqetësim rreth ‘ndërtimit të shtetit’ një paralajmërim? Ishte kontributi i saj ideologjik ndaj një administrate që, ndonëse ajo nuk e dinte në atë kohë, do të vazhdonte pa të? Po jepte ajo sinjalet e ambicies së vet presidenciale?

Një gjë është e sigurt: nga tre takimet e mia me Hillary Clinton, ky i treti ishte ai ku e pashë atë më të fortë dhe më pasionante, plotësisht e mbrujtur me kuptimin dhe tonin madhështor baritor amerikan. Nëse ne takohemi sërish, nuk do të befasohesha nëse do t’i drejtohesha si Zonja Presidente.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Three Encounters with Hillary

Etiketa: Barack ObamaDavid CamerondemokraciDokumentarFamiljeFrancaGeorge W. BushJohn KerryKandidateKartatkonferenceLibiLuftaPartiapresidenteProject SyndicatePunësekretarjaSenati
Tjetri
Artizanati drejt zhdukjes, Skënderbeu “kinez” mbush pazarin e Krujës

Artizanati drejt zhdukjes, Skënderbeu “kinez” mbush pazarin e Krujës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.