AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqipëria ka bërë përparime, por ka një të dënuar për trafik njerëzor në parlament, thotë Departamenti Amerikan i Shtetit

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Shqipëria pati më shumë të dënuar më 2014 për trafik njerëzish, por korrupsioni dhe përfshirja e zyrtarëve në krim përbën shqetësim, thotë raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për trafikun e qenieve njerëzore.

Trafikimi-1Departamenti i Shtetit i SHBA-së theksoi “bashkëpunimin zyrtar” në krimet e trafikimit si dhe faktin që një “anëtar i Parlamentit ka pasur dënime të mëparshme për krime të lidhura me trafikimin,” ndërsa lavdëroi progresin e shënuar gjatë vitit të kaluar kur një numër më i madh trafikantësh u dënuan nga gjykatat.

Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit e cilësoi edhe këtë vit Shqipërinë në kategorinë e dytë, gjë që nënkupton vendet të cilat nuk u plotësojnë standardet më minimale të kërkuara për mbrojtjen e viktimave të trafikut të qenieve njerëzore por që po bën progres në këtë drejtim. Shqipëria ka mbajtur këtë status në raportet e Departamentit përgjatë të gjitha viteve të fundit me përjashtim të vitit 2008 dhe vitit 2013, kur ra në kategorinë 2 “nën kontroll” një gradë më poshtë se sa niveli aktual.

“Korrupsioni dhe ndryshimet shumë të larta brenda forcës së policisë pengojnë veprimtarinë e zbatimit të ligjit në drejtim të luftës kundër trafikimit. Bashkëpunimi zyrtar në krimet e trafikimit mbetet një shqetësim domethënës. Një anëtar aktual i parlamentit ka pasur një dënim të mëhershëm për krime të lidhura me trafikun,” thuhet në raport.

Deputeti aktual i dënuar më herët për trafik qëniesh njerëzore është socialisti Arben Ndoka. E shkuara e tij u ekspozua nga Partia Demokratike në korrik 2014 e cila publikoi dokumentet e dënimit të tij nga një gjykatë italiane në vitin 2002.

Raporti i departamentit thotë se Qeveria e Shqipërisë nuk i plotëson standardet minimale të nevojshme për eliminimin e trafikut, por vlerësohet se po bën përpjekje të konsiderueshme për t’i plotësuar këto standarde.

Gjatë vitit 2014 autoritetet shqiptare “përndoqën dhe dënuan më shumë trafikantë se sa më 2013, përfshirë disa trafikantë që patën detyruar fëmijë të lypin,” thuhet në raport. Qeveria dhe organizatat jofitimprurëse identifikuan më shumë viktima trafikimi gjatë vitit të kaluar ndërsa qeveria e rriti fondin e vet për strehën e ofruar prej saj për viktimat e trafikut. Gjithsesi, shërbimet psikologjike, mjekësore dhe riintegruese në strehën e ofruar nga shteti qenë të papërshtatshme,” thuhet në raport, i cili sugjeron që qeveria të rrisë fondet për shërbimet e strehimit të ofruara nga organizatat për viktimat e trafikut. Në Shqipëri ka katër qendra të tilla, një nga të cilat është shtetërore ndërsa tri drejtohen nga organizata të ndryshme jofitimprurëse.

Shqetësimi tjetër i shprehur nga Departamenti i Shtetit është që qeveria shqiptare vijon të hetojë dhe të ndëshkojë aktet e paligjshme të kryera nga viktimat e trafikut edhe në rastet kur shkelja e ligjit ka ardhur si pasojë e shfrytëzimit të këtyre viktimave. Kërkohet që qeveria shqiptare të mos dënojë viktimat e trafikut për krimet që ato mund të kenë kryer gjatë kohës së shfrytëzimit si një mekanizëm ky për të lehtësuar denoncimin dhe dënimin e trafikantëve. Gjatë vitit të kaluar, tetë viktima dëshmuan kundër trafikantëve të tyre.

Etiketa: Arben NdokaDepartamenti Amerikan i ShtetitDepartamenti i ShtetitKorrupsioniKrimKrimeMjekmjekëparlamentPartiaPartia DemokratikeprogresQeveriaQeveria shqiptareraportRaportiSHSHBAshqipShqipëriShqipëriashqiptareTrafikviktima
Tjetri
Farat e artit të rrugës mbijnë në Banjaluka

Farat e artit të rrugës mbijnë në Banjaluka

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.