AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Investigime

LSI punëson lobuesit Amerikan për 30,000 USD në muaj

Besar LikmetangaBesar Likmeta
10 years më parë
në Artikull kryesor Investigime, Investigime, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilir Meta në kuvend. Foto: Malton Dibra/LSA

Lëvizja Socialiste për Integrim ka punësuar një kompani të fuqishme lobuese në Uashington D.C, për t’i shpjeguar qeverisë amerikane “angazhimin e saj për të implementuar reformën në drejtësi”.

Ilir Meta në kuvend. Foto: Malton Dibra/LSA
Ilir Meta në kuvend. Foto: Malton Dibra/LSA

Të dhënat të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA tregojnë që kreu i LSI Ilir Meta ka lidhur një kontratë me Global Security and Innovative Strategies LLC, GSIS, me një faturë mujore prej 30 mijë dollarësh. (Kliko këtu për të parë dokumentin)

Qëllimi i kësaj kontrate sipas dokumenteve të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA është “edukimi i qeverisë Amerikane dhe zyrtarëve të saj nëpërmjet kontakteve dhe komunikimit në lidhje me zotimin e LSI për implementimin e reformës në drejtësi.”

Kontrata ka gjithashtu për qëllim “përmirësim e ekonomisë shqiptare dhe forcimin e qasjeve të sigurisë dhe programeve të sigurisë ushqimore.”

GSIS është një kompani konsulence me qendër në Uashington D.C., e cila përfshin në mes të partnerëve të saj ish zyrtarë të lartë amerikanë, ku përfshihet ish-kreu i Shërbimit Sekret Mark Sullivan, dhe David Aguilar ish kreu i departamentit të Doganave dhe Kufirit në SHBA.

E pyetur nga BIRN në lidhje me kontratën, Lëvizja Socialiste për Integrim, nëpërmjet një deklarate të shkruar tha se kompania e konsulencës është kontraktuar pas një vendimi të kryesisë, e cila ka autorizuar Zëvendëskryetarin Petrit Vasili të ndjekë realizimin e marrëveshjes me kompaninë amerikane Global Security and Innovative Strategies.

“Në bazë të kësaj Marrëveshjeje, GSIS do të këshillojë dhe konsultojë LSI-në, drejtuesit dhe përfaqësuesit e saj mbi çështje të rëndësishme në interes të vendit,” tha LSI.

“GSIS do të këshillojë LSI-në mbi politikat, angazhimin dhe vendosmërinë e saj për implementimin e reformave të rëndësishme për vendin, veçanërisht reformën në drejtësi, transparencën, zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, çështjeve të sigurisë, si dhe zhvillimin e bujqësisë dhe programet e sigurisë ushqimore, transportit, etj. LSI do të këshillohet për strategjitë e komunikimit mbi çështje strategjike në interes të vendit dhe intensifikimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë,” shkruhet në përgjigjen e LSI. (Kliko këtu për përgjigjen e plotë)

Sipas LSI kontrata me GSIS është e përmuajshme, me të drejtë rinovimi dhe zgjidhje.  Të ardhurat për mbulimin e kontratës vijnë nga “buxheti i shtetit, kuotat e anëtarësisë dhe donacione, në përputhje me ligjin për Financimin e Partive Politike.”

LSI saktëson se në buxhetin e saj të vitit 2016, ka parashikuar fonde për mbulimin e kësaj kontrate për një periudhë tre-mujore, pas së cilës do të vendoset nëse ajo do të vazhdohet më tej.

“Me Vendim Kryesie  në fund të vitit 2015 dhe të bërë publik, në të cilin ishte parashikuar në zërin konsulencë/sondazhe shuma prej 5.000.000 lek, si dhe rishikuar më datë 20 shkurt 2016 dhe reflektuar me ndryshimet përkatëse dhe shtimin me 10.000.000 lek të zërit konsulencë/sondazhe,” tha LSI. (Kliko këtu për buxhetin e LSI)

“Në momentin e vlerësimit të ecurisë së kësaj kontrate nga Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim pas një periudhe tremujore, do të merret vendimi për vazhdimin ose jo të saj,” ajo përfundoi.

Sipas të dhënave të publikuara në projekt-buxhetin e vitit 2016 të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kontrata tre-mujore e konsulencës me GSIS do të konsumojë 26.1 për qind të buxhetit të kësaj partie gjatë këtij viti.

Në të shkuarën, partitë politike kryesore në Shqipëri si dhe qeveria shqiptare, kanë punësuar konsulentë të kushtueshëm në Uashington për të ndikuar mbi qëndrimet e Departamentit të Shtetit, kontrata që janë shoqëruar gjithmonë me debate.

Lëvizja Socialiste për Integrim punësoi DUTKO Worldwide, LLC në vitin 2009 para zgjedhjeve parlamentare, me një kosto prej 30 mijë dollarësh në muaj për periudhën nga 1 marsi deri në 30 qershor të atij viti, që përkon me zgjedhjet parlamentare. (Kliko këtu për dokumentin)

Në vitin 2010, LSI punësoi Blue Star Strategies, LLC për 22,500 dollarë në muaj. (Dokumenti)

Ndërsa qeveria e Berishës punësoi Podesta Group me një kontratë prej 60 mijë dollarësh në muaj, zyrtarisht për të mbështetur politikat e qeverisë. Gjithsesi, më pas u zbulua se lobuesi i paguar me paratë e shqiptarëve në emër të qeverisë, kishte punuar për të krijuar lajme denigruese për Edi Ramën, në atë kohë kreu i opozitës.

Partia Socialiste punësoi lobuesin Rasky Baerlain, e cila, në atë kohë, dërgoi me dhjetëra kërkesa në median ndërkombëtare në vitin 2010 në përpjekje për të organizuar intervista dhe për të promovuar mbulimin e krizës politike në Shqipëri.

Etiketa: BIRNbuxhetiBuxheti i ShtetitdebateDibradonacioneEdi RamFondeIlir MetakonsulencekostoKuvendlajmeLëvizja Socialiste për IntegrimLSIMetaParaPartiaPartia SocialistePetrit VasiliPunëQeveriaQeveria shqiptaresekretSHSHBAshqipShqipërishqiptareSTARVendimVendimiZgjedhjet
Tjetri
Aktivistët kosovarë përmbysin kamionin serb në shenjë proteste

Aktivistët kosovarë përmbysin kamionin serb në shenjë proteste

Komente 1

  1. Ergis Sefa says:
    10 years më parë

    Interesante… Në kohën dhe vendin e duhur. Duket sikus LSI po e merr mëse seriozisht kthimin në forcë të parë politike. Gjithsesi, mbetet në Shqipëri problem transarenca e burimeve financiare të partive politike, e jo vetëm.

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.