AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Aktivistët kosovarë përmbysin kamionin serb në shenjë proteste

Petrit ÇollakungaPetrit Çollaku
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kamioni i përmbysur nga aktivistët e opozitës. Foto: Lëvizja Vetëvendosja

Aktivistë të partisë opozitare Lëvizja Vetëvendosja kthyen përmbys një kamion në shenjë proteste ndaj refuzimit të Beogradit për të shpërndarë tekstet shkollore nga Kosova, të cilat Prishtina ua dhuroi nxënësve etnikë shqiptarë në Serbi.

Kamioni i përmbysur nga aktivistët e opozitës. Foto: Lëvizja Vetëvendosja
Kamioni i përmbysur nga aktivistët e opozitës. Foto: Lëvizja Vetëvendosja

Aktivistët e Vetëvendosjes i dolën para kamionit ditën e enjte, pasi ai hyri në Kosovë nga Serbia në pikën kufitare të Merdares dhe e përmbysën atë, duke bërë që një pjesë e ngarkesës së tij të përhapej.

Vetëvendosja tha se kjo ishte një përgjigje ndaj vendimit të Beogradit për të mos lejuar tekstet shkollore nga Kosova që t’i shpërndaheshin fëmijëve shqiptarë në zonën jugore të Luginës së Preshevës. Zyrtarët serbë thonë se librat janë politikisht i njëanshëm, sepse ata e përshkruajnë Kosovën si një shtet të pavarur.

“Ky aksion është një përgjigje ndaj veprës penale nga ana e Republikës së Serbisë, e cila dje ktheu më shumë se 103,000 libra në gjuhën shqipe, duke i lënë nxënësit shqiptarë të shkollave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc pa libra,” tha Lëvizja Vetëvendosja në një deklaratë.

Partia opozitare tha gjithashtu se aktivistët e saj do të vazhdojnë protestat derisa Serbia të pranojë tekstet shkollore të Kosovës.

“Ata nuk i pranojnë librat tanë. Atëherë as ne s’do të pranojmë produktet e Serbisë,” tha partia.

Sulmi ndaj kamionit u konfirmua nga zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Po, ndodhi në fshatin Lupç, në rrugën Prishtinë-Podujevë,” tha Kelani për BIRN.

Autoritetet serbe i kthyen mbrapsht librat ditën e martë, pasi i mbajtën ata për më shumë se gjashtë muaj në një terminal doganor në Preshevë.

Azem Guri, një këshilltar politik i ministrit të arsimit të Kosovës, tha se kamionët ishin në anën kosovare të kufirit dhe se Prishtina do të vazhdojë t’i kërkojë Beogradit t’i lejojë ata të shpërndahen në shkollat në Luginën e Preshevës.

Guri shtoi se ministri i arsimit Arsim Bajrami do t’i kërkojë qeverisë serbe të respektojë marrëveshjen e arritur në shtatorin e kaluar, kur Kosova dhe Serbia ranë dakord të shkëmbejnë libra shkollorë për pakicat në vendet e njëri-tjetrit.

“Ministri Bajrami do të vazhdojë t’i kërkojë Beogradit të respektojë marrëveshjen. Ata kanë ndërmarrë një detyrim dhe duhet ta përmbushin atë,” tha Guri për BIRN.

Vetëvendosja organizoi veprime të ngjashme protestuese në vitin 2012 kur disa kamionë nga Serbia u përmbysën në një përpjekje për të mos lejuar mallrat serbe  që të vinin në Kosovë.

Partia së fundmi është përfshirë gjithashtu edhe në protestat e fundit në parlamentin e Kosovës ku është hedhur shumë herë gas lotsjellës.

Etiketa: aktivistAktivistëBIRNBujanocdetyrimKosovaKosovëParaPartiaPreshevëPrishtinaProtestatprotesteSerbiSerbia
Tjetri
Heroina kalon nga Ballkani në Europë, thotë raporti i SHBA

Heroina kalon nga Ballkani në Europë, thotë raporti i SHBA

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.