AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Përmes kodrave në Tiranë (Fotoreportazh)

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fshati Dorëz

Kërkimi për shtigje të përshtatshme për ecje dhe biçikletë më dërgoi në një udhëtim 45 kilometërsh dhe në “zbulimin” e një fshati ku as rruga e traktorit nuk ka vajtur ende dhe ku shtëpitë prej guri të fshehura pas gjelbërimit të harlisur duket sikur kanë dalë nga një libër me përralla.

“Atje shkohet vetëm më këmbë,” më tha një mezoburrë në kafen modeste në qendër të fshatit Fushas në zonën ë Baldushkut në Tiranë, kur e pyeta se nga duhej të shkoja për në drejtim të fshatit Dorëz, një toponim emrin e të cilit e kisha dalluar në Google Maps si një shteg i mundshëm për të kaluar nga lugina e Baldushkut te lugina e Pezës në një si sport të sajuar që kombinon biçikletën me ecjen në mal, ose konkretisht, ecjen nëpër kodra.

Banorët e Fushasit e diskutuan mes tyre kërkesën time për të kaluar kodrat me biçikletë dhe në fund më sugjeruan që të mos merrja rrugën më të shkurtër më këmbë për në Dorëz, por të ndiqja fillimisht një rrugë traktori, e cila do të më shpinte në Qafën e Belbëz, nga ku kisha dy shtigje për të zbritur në Pezë, njëra që kalonte përmes Liqenit të Fjollës dhe tjetra që zbriste në fshatin Ballashej, gjithsej nja 15 kilometra.

“Te përroi, mos vazhdo djathas, por ktheu majtas dhe ndiq rrugën,” më thanë.

Kështu nisi etapa e dytë e një udhëtimi ku në etapën e parë, më kishte çuar nga Liqeni i Thatë në Tiranë, përmes Qafës së Lapidarit, në kuotën 297 metra mbi nivelin e detit.

Runtastic, një shërbim në internet që krijon hartë udhëtimi duke ndjekur impulset e Pozicionimit Gjeohapsinor (GPS) të emetuara nga një celular, tregoi se kjo fazë e parë qe 13.2 kilometra e gjatë dhe zgjati një orë e treçerek, duke përfshirë këtu kohën e shpenzuar për të ngjitur maloren më këmbë apo për të ndaluar vazhdimisht për të bërë fotografi.

Pamja e Tiranës që ofrohet nga Lapidari është gjithmonë goditëse….

Që kur rruga e Lapidarit u asfaltua disa vite më parë, një pamje që dikur qe e disponueshme vetëm për ata që nuk përtonin të ecnin, tashmë është e aksesueshme edhe për dembelat me makinë…

Rruga ka një çudi më vete, nga ato allashqiptarçe. Në të dyja anët e kodrës, ajo është fare e re dhe e asfaltuari më së miri, por në majë të kodrës, një distancë prej rreth 500 metra, punimet janë lënë. Rrjedhimisht, dy rrugë që ma ha mendja, kanë kushtuar ndonjë milionë eurosh të mira, mbetet në pjesën më të madhe e papërdorshme në të dyja krahët për shkak se punimet janë ndërprerë për nja 500 metra.

Nejse.

Pamja që ofrohet matanë kodrës së Lapidarit është shumë e këndshme në pranverë. Gjelbërimi është në kulm dhe pas lodhjes në ngjitjen e kodrës, zbritja ngjan një shëtitje e këndshme deri në lumin Erzen.

Etapa e dytë

Shtegu nga fshati Fushas për në Pezë të shpie përmes një lugine me ujë të bollshëm, të pyllëzuar dhe gjelbëruar dendur. Balta në rrugë është e shkelur më së shumti vetëm nga thundrat e bagëtisë.

Runtastic tregon se etapa e dytë zgjati për 13 kilometra dhe për ta përshkruar atë u deshën tre orë e gjysmë, kuptohet, bashkë me ndalesat e shumta, përveç faktit që shumica e rrugës u bë më këmbë.

Pasi mbërrita në fund të luginës, më ngjan se dy barinj më ngatërruan a unë nuk arrita të sqarohem. Ata më thanë: “Varu djathtas” ndërkohë që po ta kisha shikuar me vëmendje hartën, do të duhej të ndiqja një shteg majtas.

….

Ngatërresa më dërgoi përmes një grushti shtëpish në majë të një kodre dhe te një shteg i vlefshëm vetëm për kafshë transporti deri sa dola në Qafë, ku zbrita në fshatin Dorëz, një grumbull me nja dhjetë shtëpi guri.

Shtëpitë e gurit të mbledhura nën gjelbërimin e dendur të zonës qëndronin nën hijet e ullinjve shekullorë dhe qenë tërësisht të paprekura. Ndryshe nga pjesa tjetër e vendit, aty nuk kishte asnjë kolonë betoni, asnjë modifikim të dukshëm, duke e bërë Dorëzin ndoshta të vetmin vendbanim të paprekur nga ndërtimet në Tiranë.

….

Pas afro një kilometri zbritje në një shteg të ngushtë, një gurore që po punon mbi liqenin e Fjollës është pikënisja e një rruge të shtruar me çakull që të shpie deri në Pezë.

Etapa e tretë, nga Peza për në Tiranë, qe 16 kilometra dhe zgjati 1 orë e 20 minuta.

Fotot janë në rend kronologjik

Etapa e parë, Liqeni i Thatë - Lapidari - Fushas
Etapa e parë, Liqeni i Thatë – Lapidari – Fushas
Tirana nga Lapidari më 7 maj 2016
Tirana nga Lapidari më 7 maj 2016
Rruga e Lapidarit e bllokuar prej një jave, fotografuar më 7 maj 2016
Rruga e Lapidarit e bllokuar prej një jave, fotografuar më 7 maj 2016
Tirana nga Lapidari fotografuar më 7 maj 2016.
Tirana nga Lapidari fotografuar më 23 prill 2016.
Pamje nga një segment prej rreth 500 metrash në Qafën e Lapidarit ku punimet nuk janë kryer kurrë duke bërë të papërdorshme rrugët fare të reja në të dy anët e kodrave jugore të Tiranës.
Pamje nga një segment prej rreth 500 metrash në Qafën e Lapidarit ku punimet nuk janë kryer kurrë duke bërë të papërdorshme rrugët fare të reja në të dy anët e kodrave jugore të Tiranës.
Fushë pranë fshatit Stërmas buzë Lumit Erzen.
Fushë pranë fshatit Stërmas buzë Lumit Erzen.
Ullishtë pranë fshatit Stërmas buzë Lumit Erzen.
Ullishtë pranë fshatit Stërmas buzë Lumit Erzen.
Fushë pranë fshatit Stërmas buzë Lumit Erzen.
Fushë pranë fshatit Stërmas buzë Lumit Erzen.
Luginë buzë Lumit Erzen parë nga Qafa e Lapidarit.
Luginë buzë Lumit Erzen parë nga Qafa e Lapidarit.
Rruga nga ana tjetër e kodrës, nuk qarkullohet kurrë nga makinat kështu që është e përshtatshme për biçikleta.
Rruga nga ana tjetër e kodrës, nuk qarkullohet kurrë nga makinat kështu që është e përshtatshme për biçikleta.
Etapa e dytë nga fshati Fushas për në Pezë
Etapa e dytë nga fshati Fushas për në Pezë
Shtëpi guri në Fushas
Shtëpi guri në Fushas
Shtëpi guri në Fushas
Shtëpi guri në Fushas
Rruga e traktorit
Rruga e traktorit
Shtegu Fushas - Pezë
Shtegu Fushas – Pezë
Vreshta e rrushit varet në drunj.
Vreshta e rrushit varet në drunj.
Një shtëpi rrugës për në Dorëz.
Një shtëpi rrugës për në Dorëz.
Fundi i rrugës për fuoristradë,
Fundi i rrugës për fuoristradë,
Qafa e Dorëzit
Qafa e Dorëzit
Fshati Dorëz
Fshati Dorëz
Fshati Dorëz
Fshati Dorëz
Fshati Dorëz
Fshati Dorëz
Fshati Dorëz
Fshati Dorëz
Fshati Dorëz
Fshati Dorëz
Shtegu për të zbritur nga Dorëzi.
Shtegu për të zbritur nga Dorëzi.
Gomerët po ngarkohen për t'u ngjitur në fshat.
Gomerët po ngarkohen për t’u ngjitur në fshat.
Gurorja e Dorëzit me pamje nga Liqeni i Fjollës
Gurorja e Dorëzit me pamje nga Liqeni i Fjollës
Liqeni i Fjollës
Liqeni i Fjollës
Rruga e Gurores drejt Pezës
Rruga e Gurores drejt Pezës
Fushë me grurë pranë Pezës
Fushë me grurë pranë Pezës
Pranë Pezës
Pranë Pezës
Etapa-e-Trete
Etapa e tretë, nga Peza për në Tiranë, qe 16 kilometra dhe zgjati 1 orë e 20 minuta.

 

Etiketa: BanorëErzenfotografiGoogleGuroreKrijonLIBSHTiranaTiranëvreshta
Tjetri
Aleanca e Re Shqiptare do të marshojë në Maqedoni

Aleanca e Re Shqiptare do të marshojë në Maqedoni

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.