AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Aleanca e Re Shqiptare do të marshojë në Maqedoni

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbështetësit e Lëvizjes Besa në një protestë. Foto: Facebook

Një aleancë që kundërshton lidhjet e partive tradicionale shqiptare me qeverinë maqedonase do të marshojë në Shkup për të shënuar përvjetorin e parë të përplasjeve të dhunshme në qytetin e Kumanovës.

Mbështetësit e Lëvizjes Besa në një protestë. Foto: Facebook
Mbështetësit e Lëvizjes Besa në një protestë. Foto: Facebook

Aleanca e partive opozitare shqiptare do të marshojë në ndërtesën qeveritare maqedonase të hënën për të shënuar përvjetorin e parë të përplasjes me armë në Kumanovë që la të vdekur dhjetë shqiptarë të armatosur dhe tetë policë.

Protestuesit do të dalin në protestë nën sloganin “Drejtësi, Dinjitet dhe Demokraci” duke kërkuar për më shumë të drejta për shqiptarët etnikë në Maqedoni dhe për trajtim njerëzor në çështjet në gjykatë.

Partitë opozitare do të dënojnë gjithashtu vendimin e fundit të presidentit Maqedonas Gjorge Ivanov për të ndaluar hetimin kriminal ndaj politikanëve të lartë, që ka intensifikuar krizën dhe që ka futur vendin në konflikt.

Por protesta është gjithashtu një mundësi për të parë nëse partitë opozitare mund të bëjnë bashkë shqiptarët në Maqedoni.

Fillimisht nisma u quajt Këshilli Opozitar, i drejtuar nga lëvizja Besa, një parti e ngritur nga intelektualët e rinj që ishin të pakënaqur me partitë tradicionale shqiptare dhe më pas iu bashkuan të tjera parti politike shqiptare që nuk janë aleate me qeverinë.

Lëvizja për Refroma e Partisë Demokratike të Shqiptarëve, LR-PDSH, partia e Rilindjes Demokratike KOmbëtare, Partia për Prosperitet Demokratik, PPD dhe Uniteti do të marrin pjesë në protestë.

Por Partia Demokratike e Shqipërave, DPA drejtuar nga Menduh Thaçi, megjithëse zyrtarisht partia më e madhe opozitare e shqiptarëve në Maqedoni, është lajmëruar se nuk është e mirëpritur.

Drejtuesi i Besës, Bilall Kasami, i tha BIRN se kjo ndodhi për shkak se DPA nuk është një parti e pastër opozitare.

“Lidershipi i kësaj partie ka mbështetur gjithnjë qeverinë e Gruevskit. Nuk jemi gati të bashkëpunojmë me këtë parti në kuptimin e veprimit opozitar,” tha Kasami.

Vetëm shqiptarët do të marrin pjesë në marshim, megjithëse ka pasur diskutim mes partive opozitare nëse do të ishte mirë të ftonin edhe maqedonasit për të dënuar regjimin e Gruevskit.

Lideri i LR-PDSH, ZIadin Sela, i tha BIRN se Shqiptarët në Maqedoni jo vetëm që po vuajnë prej veprimeve të një qeverie problematike, por gjithashtu edhe për shkak të diskriminimit etnik.

“Nuk duhet të biem në kurthin e opozitës maqedonase dhe të themi se vendi ka probleme vetëm të natyrës civile. Jo, është më tepër se kaq, problemet kanë edhe natyrë etnike,” tha Sela.

Shkaqet e përplasjes mes policisë dhe personave të armatosur shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova në Kumanovë një vit më parë mbeten të paqarta.

Gruevski e quajti atë një plan të qëllimtë për të destabilizuar vendin përmes një sulmi mbi forcat e sigurisë.

Megjithatë, partitë opozitare shqiptare dhe disa vëzhgues, përfshirë liderin  Social Demokratëve, Zoran Zaev, kanë shprehur dyshimin se autoritetet janë përpjekur të shpërqendrojnë publikun nga kriza politike duke orkestruar përplasje etnike.

Etiketa: BIRNdemokraciFacebookGruevskikonfliktKosovaKrizaMaqedoniMaqedonianismaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikeProtestaSHShkupshqipshqiptaretë drejtaZoran Zaev
Tjetri
Lëvizja Besa përballet me krerët politikë shqiptar të Maqedonisë

Lëvizja Besa përballet me krerët politikë shqiptar të Maqedonisë

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.