AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

“Nuk mund të ketë Shqipëri të rilindur, pa ndërgjegje qytetare”

Sokol ÇungangaSokol Çunga
10 years më parë
në Blog, Nyje Debati
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Fjala e aktivistit Sokol Çunga në koncertin protestë në Tiranë më 30 tetor 2016, kundër HEC-eve në Valbonë dhe kundër importit të plehrave në Shqipëri.

sokol-cungaNuk jam bërë ndonjë herë pjesë e tribunave, sepse nuk më shkojnë tribunat, por u ngjita sot në këtë skenë bashkë me këtë artistë sepse mes këtyre djemve dhe vajzave, shoh artin e pastër qytetar, artin e zhveshur nga çfarëdolloj nuance politike. Këta janë artistët e ndërgjegjshëm të Shqipërisë, të cilët i bëjnë thirrje qytetarëve nën moton ‘Për Tokën, Për Ujin, Për Ajrin dhe Për Jetën’.

Ishin dikur, një shekull e ca më përpara, ca burra shqiptarë kurbetlinj, të cilët u mblodhën bashkë, vunë mundin dhe shpenzimet e tyre, në shërbim të atdheut. Erdhën këtu dhe u bashkuan me një grusht tjetër burrash të ndriçuar dhe shpallën Shqipërinë vend të lirë dhe të mosvarme. Këta burra sot i quajmë rilindas dhe etër të kombit.

Sot kemi djem e vajza nga brenda e jashtë Shqipërisë dhe nga Kosova, të cilët mblidhen për një kauzë shumë jetike, për natyrën, për natyrën e Shqipërisë. Sot ama, ndryshe nga dje, nuk kemi nevojë për të mbrojtur kufijtë e vendit dhe copëtimin e kombit, sot kemi nevojë për të mbrojtur natyrën e Shqipërisë dhe për të ruajtur ndërgjegjen e qytetarëve nga shkatërrimi.

Ky është arti rilindës për të cilin kemi nevojë sot. Pa qytetarë nuk ka qytetërim, pa qytetarë nuk ka profesionistë, nuk ka nëpunës, nuk ka shtetarë. Pa qytetar nuk ka as qeveri dhe as kryeministër, pa qytetarë ka një tufë delesh pa bari.

Këto fjalë i drejtohen edhe mediave, të cilat na sollën gjithë ato furgonë dhe na zunë sheshin, por që nuk besoj se po transmetojnë për aq vend sa zunë. Lypet që qytetari të dijë jo vetëm përgjegjësitë por edhe të drejtat e tij. E drejta e qytetarit është të kërkojë nga shteti i tij hesap a funksionon apo jo dhe nëse nuk funksionon, përse nuk funksionon.

Batutat e tipit, ‘o ma, nuk e bëra unë, e bëri ai tjetri para meje’, apo trembja e qytetarit me gogole dhe ëndrra të frikshme nuk janë demokraci, sepse kjo pastaj nuk është shoqëri dhe nuk është shoqëri demokratike që funksionon por është Mesjetë e cila ka nevojë për një rilindje. Sepse nuk mund të ketë rilindje urbane, nuk mund të ketë as Shqipëri të rilindur nëse nuk ka qytetarë, nëse nuk ka ndërgjegje qytetare.

Do të më thoni se po bëj politikë. Sigurisht! Sepse qytetari është qenie politike. Sepse politikë nuk do të thotë ‘fushatë, zgjedhje, seanca parlamentare, vota, pazare e skupe’. Politikë do të thotë të merresh me hallet e qytetarit, ose të paktën këtë gjë kishte ndër mend Aristoteli dikur kur fliste për politikën, nga i cili kemi marrë sot fjalën republikë apo demokraci.

Vetëm se politika e jonë ka një dallim, nuk është politikë për kolltuk, nuk është politikë për pasurim, nuk është politikë për pushtet. Është politikë për ajrin, për ujin, për tokën, për jetën. Është politikë e mirë. Për ta thënë edhe një herë ndryshe këtë mesazh, zgjodha një poezi që e kam lexuar dikur më herët te Ulliri, tek Parku [i liqenit artificial të Tiranës] e cila rastësisht ndodhet në një revistë që nuk qarkullon më por që ka një titull shumë interesant Mehr Licht, “më shumë dritë”, janë fjalët e fundit që tha i madhi Gëte para se të vdiste. Më shumë dritë mendimit. Është një poezi nga nobelistja polake Wisława Szymborska, përkthyer mjeshtërisht nga Alket Çani:

 

Fëmijët e Epokës

Ne jemi fëmijët e epokës,

dhe epoka jonë është politike.

 

Të gjitha të tuat, tonat, tuajat,

aktivitetet e përditshme a të përnatshme,

janë aktivitete politike.

 

Do apo s’do,

genet e tua kanë një të kaluar politike,

lëkura jote ka një ngjyrë politike,

dhe sytë e tu kanë një aspekt politik.

 

Fjalët e tua kanë një jehonë,

dhe heshtjet e tua

kanë domethënie politike.

 

Edhe nëpër fusha dhe pyje,

ti bën hapa politikë,

mbi një bazë politike.

 

Dhe politike janë edhe poezitë apolitike,

teksa atje lart ndriçon hëna,

që nuk është më një objekt i pastër hënor.

Të jesh apo të mos jesh është çështja.

Domethënë, çfarë çështje, përgjigjmu mik i dashur,

një çështje sidoqoftë politike.

 

Ti madje s’ke nevojë të jesh as njeri

për të fituar rëndësi politike.

Mjafton të jesh prodhim i ushqyeshëm,

apo lëndë e riciklueshme.

 

Mjafton të jesh naftë,

qoftë edhe në një tryezë negociatash,

për formën e së cilës kanë debatuar me muaj,

në ç’tryezë do ta bëjmë bisedën,

në tryezë rrumbullake apo katrore!

 

Dhe në këtë tryezë diskutohet,

për jetën dhe për vdekjen

ndërkohë njerëzit vdesin

kafshët ngordhin

shtëpitë digjen

dhe fushat mbushen me driza,

si në epokat e qëmotshme,

edhe më pak politike.

 

Pra, për të mos u kthyer në djerrinë plehrash apo djerrinë ku ujin e pi kuçedra, le t’i bashkohemi motos, Mos Ma Prek Valbonën, Jo Hec-e në Valbonë, Jo Plehra në Shqipëri.

Faleminderit

Etiketa: AMAdemokraciFushaHECKEKosovaKuçpaktParaprodhimPunëPYJeSeancaSHshqipShqipëriTiranëVotazgjedhje
Tjetri
Këngë dhe protestë: mënyra alternative e revoltës qytetare në imazhe (Foto)

Këngë dhe protestë: mënyra alternative e revoltës qytetare në imazhe (Foto)

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.