AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Tensioni rritet në Kuvendin e Shqipërisë pas dështimit të raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gramoz Ruçi. Foto: Malton Dibra/LSA

Partia Socialiste kërcënoi aleatin e vet në qeveri me votim të njëanshëm në raundin e katërt të zgjedhjes së presidentit, ku nevojiten vetëm 71 vota parlamentare dhe jo 84.

Gramoz Ruçi. Foto: Malton Dibra/LSA

Tensioni mes koalicionit qeverisës u rrit në sallën e Kuvendit të Shqipërisë të enjten (27 prill), pasi raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit pa kandidat dhe pa votim, megjithëse sipas kushtetutës së ndryshuar në vitin 2008, edhe kjo quhet votim.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi kërcënoi hapur nga foltorja e kuvendit aleatin e socialistëve në qeverisje dhe kryetarin e kuvendit Ilir Meta duke deklaruar se partia e tij i ka votat për të zgjedhur presidentin më vete dhe se i takon Metës të vendosë.

“Koha e dialogut ka mbaruar. Duhet të zgjedhim presidentin nga ky Parlament. Sa për dijeni zoti kryetar, ne socialistët i kemi bërë llogaritë tona dhe i kemi 71 votat edhe pa LSI-në”, deklaroi Ruçi. Partia Socialiste doli me nominalisht 65 deputetë në zgjedhjet e vitit 2013 ndërsa ka pasur disa humbje rrugës, plus disa deputetë që ishin në listat e socialistëve por që duken më pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim. Së paku dy deputetë socialistë, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë kaluar në opozitë ndërsa një deputet socialist në Lezhë është zëvendësuar nga një deputet i LSI pasi socialistëve u mbaroi lista. Një deputet tjetër socialist, Tom Doshi, u përzu nga Rama në vitin 2015, por është e paqartë nëse ai do të votojë apo jo një kandidat socialist për president.

Aktualisht nuk është e qartë se sa deputetë zotërojnë socialistët në kuvend por arritja e kuorumit me 71 deputetë nënkupton blerje të shumta nga aleatët e vet apo nga opozita, e cila ka bojkotuar punimet e kuvendit që prej dy muajsh.

Mungesa e kompromisit mes koalicionit qeveritar, i cili nominalisht ka aktualisht rreth 88 vota, vë në dyshim edhe maxhorancën qeverisëse të vendit.

Blerja e deputetëve nga kundërshtari për të zgjedhur një president apo për të mbajtur në këmbë një koalicion qeverisës është bërë një fenomen normal në Shqipëri. Fillimisht ish-kryeministri Fatos Nano bindi disa deputetë të opozitës të mos votonin një mocion mosbesimi ndaj tij në vitin 2004 ndërsa presidenti Bamir Topi u zgjodh në vitin 2007 me blerjen e shtatë deputetëve socialistë ndërsa para zgjedhjeve të vitit 2013. Gjithashtu, kur qeveria e ish-kryeminstrit Sali Berisha humbi maxhorancën për shkak të ndryshimit të krahut politik nga Meta dhe deputetët e tij, tre deputetë socialistë u blenë menjëherë nga partia demokratike për të mbajtur në këmbë shumicën parlamentare.

Duke demonstruar tensionin mes koalicionit qeveritar, Ruçi i bëri thirrje Metës të marrë vendim, duke e akuzuar atë se ka bashkëpunuar me Partinë Demokratike në opozitë.

“Zoti kryetar, ju takon juve si kryetar i një force politike që jeni vendosur si ndërmjetës e që keni anuar nga pala tjetër të vendosni,” deklaroi Ruçi ndërsa Meta heshti.

Meta, i cili disponon rreth 20 vota parlamentare, ka arritur të mbajë pushtet disproporcional me votat apo numrin e deputetëve që kontrollon përgjatë tetë viteve të fundit, duke funksionuar si forcë e tretë bllokuese nga e cila është varur fillimisht mandati i dytë qeverisës i Partisë Demokratike (2009-2013) dhe më pas mandati ekzistues i Partisë Socialiste, (2013-2017). Por sa i përket zgjedhjeve të ardhshme, Meta nuk ka arritur të sigurojë një koalicion me Partinë Socialiste duke e vënë pozicionin e tij tetëvjeçar si forca e tretë bllokuese në pasiguri. Ditën e mërkurë, një përpjekje e Metës për të arritur një kompromis me PD dhe PS duket se dështoi, pasi thirrjes së tij për takim nuk iu përgjigj as Rama dhe as Basha.

Socialistët tani pritet të vendosin se çfarë do të bëjnë me presidentin e ri të vendit, i cili duhet të zgjidhet maksimalisht brenda dy javëve nga tani. Në rast se socialistët nuk do të arrijnë një kompromis me Metën, atyre u duhet të blejnë një numër jo të vogël deputetësh. Megjithëse blerja e deputetëve nga opozita apo koalicioni qeverisës ka qenë sport i zakonshëm në politikën shqiptare të viteve të fundit, sërish numri i deputetëve që do të duhet të ndryshojnë krah kësaj here është më i larti në krahasim me rastet e shkuara.

Përveç problemeve me votat, socialistët pritet të kenë edhe një problem teknik. Procedura parlamentare nënkupton që kryetari i Kuvendit, që është Meta, të thërrasë mbledhjen e kryetarëve të grupeve parlamentare për të caktuar datën e raundit të katërt për zgjedhjen e presidentit. Ndryshe nga raundet e mëparshme, kur Meta pati thirrur kryetarët menjëherë pas dështimit të raundit, sot, një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Bëj thirrje që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe nesër të bëhet jo vetëm një por dy raunde dhe të zgjedhim presidentin ose të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar Ruçi.

Zgjedhjet e parakohëshme janë një nga opsionet e diskutuara për t’i dhënë një zgjidhje krizës së krijuar nga refuzimi i Partisë Demokratike për të hyrë në zgjedhje si dhe nga mungesa e marrëveshjes mes Ramës dhe Metës për presidentin e ri. Supozohet se në rast se zgjedhja e presidentit dështon, kuvendi shpërndahet menjëherë dhe zgjedhjet e reja zhvillohen brenda 45 ditësh, gjë që do të mundësonte arritjen e një kompromisi me opozitën për regjistrim si subjekt zgjedhor pa shkelur kodin zgjedhor, afatet e të cilit për regjistrimin e partive politike dhe koalicioneve janë djegur, ndërkohë që më datë 29 skadon edhe afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë.

Në rast se zgjedhja e presidentit dështon, kuvendi quhet menjëherë i shpërndarë ndërsa zgjedhjet për kuvend zhvillohen “brenda 45 ditësh”, gjë që nënkupton pak a shumë datën 18 qershor. Presidenti duhet ta shpallë datën e zgjedhjeve brenda 24 orëve nga shpërndarja e parlamentit.

Etiketa: Bamir TopiBashaBen BlushiblerjedeputetDibraFatos NanoIlir MetakryetarKuvendiLSIMetaOpozitaParaparlamentPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë DemokratikePartisë SocialistepasiguriPDpresidentPSQeveriaRamaRefuzimiSali BerishaSHshqipShqipërishqiptareTom DoshiVendimVotavotimzgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e reja
Tjetri
Kuvendi kthen për plotësime dokumentet e Vetingut te Avokati i Popullit

Koalicioni qeverisës kandidon Ilir Metën për president

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.