AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Koalicioni qeverisës kandidon Ilir Metën për president

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i parlamentit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama gjatë një seance parlamentare | Foto nga : LSA

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta mblodhi firmat e deputetëve të partisë së tij për të kandiduar për President të Republikës në votimin e katërt që pritet të kryhet nesër në orën 17.00, ndërsa Partia Socialiste deklaroi mbështetjen e saj për këtë kandidaturë.

Kreu i parlamentit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama gjatë një seance parlamentare | Foto nga : LSA

Kryetari i Kuvendit dhe njëkohësisht kryetari i LSI Ilir Meta mblodhi firmat e deputetëve të tij për të kandiduar për postin e Presidentit të Republikës në votimin e katërt që pritet të zhvillohet të premten (28 prill) në orën 17.00.

Meta, i cili u kërcënua me votim të njëanshëm sot nga Partia Socialiste nëse nuk vendoste, i mblodhi firmat menjëherë pas dështimit të raundit të tretë.

Partia Socialiste, nga e cila varet nëse Meta do të zgjidhet apo jo president, deklaroi mbështetjen e saj për kandidaturën e Metës.

Deputeti socialist Taulant Balla deklaroi se kryesia e Partisë Socialiste “vendosi në mënyrë unanime të mbështesë kandidaturën e zotit Ilir Meta”.

Kreu i Partisë Demokratike në opozitë Lulzim Basha e konsideroi pazar të mbyllur mes Ramës dhe Metës zgjedhjen e këtij të fundit si president.

Meta, 48 vjeç, e filloi karrierën e tij politike si militant i Partisë Socialiste në fillim të viteve ’90 ndërsa në vitet 1999-2002 u bë kryeministër për llogari të kësaj partie. Ai u shkëput nga Partia Socialiste dhe krijoi partinë e tij Lëvizja Socialiste për Integrim me të cilën garoi në vitin 2005 kur fitoi pesë deputetë me 8.4 për qind të votave.

Fati i tij politik u kërcënua në vitin 2008 kur Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste dhe Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, arritën një kompromis që ndryshoi sistemin zgjedhor me synimin për të vështirësuar fitimin e mandateve elektorale nga partitë e vogla. Meta kundërshtoi kodin e ri zgjedhor duke bërë një grevë të gjatë urie në sallën e Kuvendit të Shqipërisë dhe duke sulmuar fizikisht foltoren e kuvendit.

Në vitin 2009, partia e tij arriti të marrë 4.7 për qind të votave, gati gjysmën e votave të marra në vitin 2005, por ai arriti të mbijetojë politikisht kur ai dhe tre deputetët e partisë të tij ndryshuan krah politik duke mbështetur qeverinë e dytë të Partisë Demokratike, e cila arriti të marrë vetëm 68 deputetë në ato zgjedhje, më pak se sa numri i nevojshëm për të krijuar maxhorancë parlamentare. Pozicioni kyç si partia e tretë më e madhe por vendimtare për krijimin e një maxhorance parlamentare, i dha mundësinë Metës të marrë rreth 20 për qind të qeverisjes së vendit përmes kontrollit të disa ministrive. Por në vitin 2010, deputeti i tij Dritan Prifti, në atë kohë ministër i Ekonomisë, publikoi një video të cilën e kishte regjistruar fshehtazi, në të cilën Meta paraqitej duke urdhëruar manipulimin e një tenderi koncesioni, një ndërhyrje në një proces gjyqësor si dhe disa punësime jashtë procedurave. Meta dëgjohet në video duke diskutuar një ryshfet prej 700 mijë eurosh dhe 7 për qind aksionesh për një kontratë koncesionare për ndërtim hidrocentrali.

Meta e konsideroi videon të manipuluar, por u detyrua të japë dorëheqjen pak javë pas publikimit të saj, në janar 2011. Të zemëruar nga video e Metës, militantët dhe politikanët e Partisë Socialiste organizuan një protestë të dhunshme më 21 janar 2011. Qeveria iu përgjigj protestës duke hapur zjarr me plumba realë në turmë, gjë që shkaktoi katër viktima mes protestuesve, të cilët dukej se nuk kishin marrë pjesë në dhunë.

Kjo nuk e pengoi Partinë Socialiste që në vitin 2013, as dy vjet pas tragjedisë së 21 janarit, të lidhte një marrëveshje për koalicion parazgjedhor me Metën, i cili ndryshoi sërish krah duke rritur numrin e votave dhe pushtetin në dispozicion të tij edhe më tutje.

Skandalet e korrupsionit e ndoqën Metën në vijimësi edhe gjatë këtij mandati qeverisës. Në shtator 2015, BIRN raportoi se në një gjyq arbitrazhi në Austri, emri i Metës doli si përfshirë në një skandal korrupsioni në lidhje me Kastriot Ismailaj, një biznesmen aktualisht në gjykim për mashtrim me dëm prej miliona eurosh për konsumatorët dhe taksapaguesit shqiptarë. Sipas ish-shefit të CEZ Josef Heisek, Meta e rekomandoi Ismailajn për skemën e mashtrimit. Meta i mohoi akuzat dhe sulmoi BIRN për falsifikime.

Disa muaj më vonë, studio avokatore Clifford Chance, dokumentet e së cilës qenë përdorur për shkrimet e BIRN mbi skandalin, dërgoi një letër ku deklaronte se nuk e kishte akuzuar kurrë Metën për korrupsion. Por letra nuk sqaronte se kujt ish-kryeministri i referohej kjo zyrë avokatore në deklaratën e saj para gjykatës së arbitrazhit ku thoshte se “Brenda transfertave [përfituesve] të lekëve që DIA mori nga CEZ Shpërndarje ishin…politikanë të rëndësishëm shqiptarë, përfshirë një ish kryeministër i proceduar për korrupsion…si dhe një zyrtar i ERE,” shkruan Clifford Chance në ankimimin e saj në gjykatë. [Link dokumenti].

Pozicioni i Metës në skenën politike të vendit erdhi në dobësim gjatë javëve të fundit, kur ai nuk arriti të sigurojë një koalicion parazgjedhor me Partinë Socialiste dhe tashmë pritet të garojë e vetme në zgjedhjet e 18 qershorit, pozicion që pritet të ulë numrin e deputetëve të fituar prej Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim ndërkohë që mospjesmarrja e Partisë Demokratike në opozitë në këto zgjedhje rrit shanset që Partia Socialiste të fitojë një maxhorancë parlamentare pa pasur nevojë për aleatë.

Meta pritet të zgjidhet si president në një kohë kur posti i Presidentit në Shqipëri ka humbur disa nga funksionet që kishte më parë si mbikëqyrës i sistemit të drejtësisë për shkak të Reformës në Drejtësi.

 

Etiketa: AustriBashaBIRNBiznesmenCEZ ShpërndarjedeputetEdi RamaEmriGjykatësgjykimGjyqIlir MetaKorrupsionKorrupsioniKryeministri Edi RamakryetarLëvizja Socialiste për IntegrimLSILulzim BashamarrëveshjemashtrimMetaParaPartiaPartia SocialistepresidentQeveriaRamaryshfetSali BerishashqipShqipërishtatorTaulant BallavideoviktimavotimzgjedhjeZgjedhjetZjarr
Tjetri
Protestuesit sulmojnë me dhunë parlamentin e Maqedonisë

Protestuesit sulmojnë me dhunë parlamentin e Maqedonisë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.