AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Pallatet te Sheshi i Flamurit, gjykata dënon Shpëtim Gjikën për falsifikim

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Tiranës | Foto nga : LSA

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës u dënua me 4 vjet burg për “falsifikim dhe pengim të hetimeve”, por dënimi është konvertuar në shërbim prove. Gjika ndalohet të marrë funskione publike për tre vjet. Bashkë me të u dënuan edhe dy të akuzuarit e të tjerë, Haxhi dhe Mersini, ndërsa u shpall e pafajshme ish-drejtoresha e urbanistikës Doriana Behari (Sulaj). Gjika: Në këtë vend nuk ka drejtësi

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Tiranës | Foto nga : LSA

Ish-kryebashkiaku i Vlorës shpëtim Gjika u dënua me katër vjet burg për dy nga katër akuzat që prokuroria kishte ngritur për të. Shpëtim Gjika u shpall fajtor për “falsifikim të dokumenteve” dhe për “pengim të hetimeve”, ndërsa po ashtu u dënuan biznesmenin e ndërtimit Artur Haxhi me 3 vjet burg për “falsifikim”dhe  Ridvan Mersinin me 1 vit po për këtë vepër penale.

Doriana Behari (Sulaj), ish-shefe e urbanistikës u shpall e pafajshme për të gjitha akuzat.  Gjykata megjithatë vendosi që ta konvertonte burgun në dënim me kusht për të tre të dënuarit, kështu në përfundim Gjika u dënua me 2 vjet “shërbim prove” dhe tre vjet ndalim për marrje postesh publike. Haxhi u dënua përfundimisht me tre vjet shërbim prove, ndërsa Mersinaj me 2 vjet.  Gjykata vendosi të vijojë sekuestron preventive mbi dy pallatet e ndërtuara mbi Sheshin e Flamurit.

Gjika, bashkëpunëtorja e tij Behari, ish-drejtoreshë në Drejtorinë e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit në Bashkinë Vlorë, biznesmeni Haxhi dhe Ridvan Mersini u ndaluan nga prokuroria në shkurt të 2015, por më pas u hetuan dhe u gjykuan në gjendje të lirë.

Më 29 qershor, Prokuroria e Vlorës kërkoi shpalljen fajtor të Gjikës dhe dënimin e tij me 9 vjet burg  për akuzat e “falsifikimit të dokumentave” të një mbledhje të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Vlorës (KRRT); “shpërdorimit të detyrës”; “ndërtim të paligjshëm”; dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Mbrojtja, që u lexua më 20 korrik, kërkoi pafajësi për të gjitha akuzat. Ndërkohë gjykata ka rrëzuar akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “ndërtimit të paligjshëm”, ndërsa e ka dënuar ish-kryebashkiakun për dy akuzat e tjera. Gjykata dha katër vite burg për “falsifikim të dokumenteve” dhe 1 vit për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Në përfundim Gjika u dënua me 4 vjet burg, të cilat iu konvertuan në dy vite shërbim prove dhe 3 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike.

Pavarësisht vendimit të gjykatës së shkallës së parë ne Gjykatën e Rrethit Gjykqësor në Vlorë, vendimi pritet te apelohet. Gjika ka dalë nga gjykata duke refuzuar të flasi për mediat, ai shoqërohej nga vëllai, familjarë dhe ish kreu i INUV, Besnik Karabolli. Pasi la sallën ku u mbajt seanca përfundimtare, Gjika tha me zë të lart se: ” Në këtë vend nuk ka drejtësi.”

Prokuroria kërkoi gjithashtu 6 vjet burg për ish-vartësen e Gjikës, Doriana Behari (Sulaj), por mbrojtja e kësaj të fundit këmbënguli në pafajësi bazuar në faktin se në kohën e dhënies së lejes për të cilën nisën hetimet e akuzuar nuk punonte në Bashkinë e Vlorës. Gjykata e shpalli atë të pafajshme, pasi Behari këmbënguli që nuk kishte punuar në bashki në kohën kur është dhënë leja.

Biznesmeni Haxhi për të cilin prokuroria kërkoi 6 vite burg për akuzat  “falsifikim të dokumentave”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “ndërtim të paligjshëm” dhe “mashtrim”, është dënuar 3 vjet burg vetëm për “falsifikim të dokumenteve më shumë se njëherë” të cilat gjykata ia ka konvertuar në tre vite shërbim prove .  Ndërsa Ridvan Mersini që pretendon pronësinë mbi tokën ku u ndërtuan pallatet dhe ishte në akuzë për “pastrim produktesh të veprës penale” dhe “falsifikim të dokumenteve”, është dënuar vetëm për këtë të fundit me 1 vit burg të konvertuar në 2 vjet shërbim prove.

Prokuroria kërkoi konfiskim të dy pallateve 11 katësh të ndërtuar pranë Sheshit të Flamurit, që janë në sekuestro preventive që prej fillimit të çështjes dhe gjykata ka vendosur t’i mbajë ato nën sekuestro deri se të ketë një vendim të formës së prerë.

Përballja e ish-kryebashkiakut me drejtësinë filloi në tetor të vitit 2013, kur ai u mor për herë të parë i pandehur së bashku me disa funksionarë të bashkisë dhe persona të tjerë, për falsifikim dokumentash të një mbledhjeje të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Vlorës.

Për dosjen e parë, e cila u gjykua në Tiranë, Gjika fitoi pafajësinë në të dy shkallët e gjyqësorit, por prokuroria bëri rekurs të çështjes në Gjykatën e Lartë. Në rekurs, akuza sulmon vendimet e dy shkallëve më të ulëta dhe pretendon se “në bazë të provave të vlefshme, të përdorshme dhe të pakontestueshme, u provua që përmbajtja e dy procesverbaleve të mbledhjeve të KRRT-së së Bashkisë Vlorë dhe e vendimeve përkatëse të nënshkruara nga i gjykuari Gjika, është e falsifikuar dhe se këto akte të falsifikuara janë përdorur para organeve shtetërore nga ana e të gjykuarve të tjerë në proces”. Sipas rekursit, Gjika dhe personat e tjerë duhej të ishin deklaruar fajtorë nga ana e gjykatës.  Çështja ende nuk është marrë në shqyrtim prej Gjykatës së Lartë prej qershorit të vitit 2015, kur rekursi u regjistrua.

Gjika i pati cilësuar akuzat që u ngritën për të në vitin 2013 dhe të tjera në 2015 si politike. Atëherë  u fol për një përplasje mes tij dhe eksponentëve të tjerë në PS, përfshi edhe kryeministrin Edi Rama.

“Ne duam ta shohim Shpëtim Gjikën të çliruar dhe të provojë se s’ka të bëjë me akuzat. Por ne nuk do bëhemi mburoja politike e asnjë të akuzuari as sot, as kurrë,” tha Rama pas njoftimit publik të akuzave të para ndaj ish-kryebashkiakut në vitin 2013.

Marrëdhënia e Gjikës me Partinë Socialiste mbeti e tensionuar edhe në nivel lokal. Pasardhësi i tij në krye të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli e akuzoi atë se e kishte lënë Vlorën në mëshirë të fatit dhe me ndërtime “jashtë çdo rregulli urbanistik”.

Ish-kryebashkiaku shkëmbeu po ashtu akuza publike edhe me ish-deputetin e PS-së për Vlorën Koço Kokëdhima. Largimi i këtij të fundit nga PS, pas humbjes së mandatit në Gjykatën Kushtetuese, duket se ndryshoi situatën dhe Gjika u rishfaq në krah të Ramës në fushatën e fundit elektorale në Selenicë.

Etiketa: AkuzabashkiBurgDritan LeliEdi RamaGjykataGjykatëGjykatësGjyqHetimetKoço KokëdhimaKonfiskimkushtetuesemashtrimMbledhjeMbrojtjandalimParaProkuroriaPSPunëRamaSeancasekuestro preventiveSHSheshi i FlamuritTiranëVendimVendimetVendimiVlorë
Tjetri
Gazi helmues: Arma e harruar e luftës në Bosnjë

Gazi helmues: Arma e harruar e luftës në Bosnjë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.