AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

FMN vlerëson negativisht planin e qeverisë për uljen e borxhit publik

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe përfaqësuesja e FMN Anita Tuladhar. Foto arkive: Malton Dibra/LSA

Fondi Monetar Ndërkombëtar gjykon në raportin e fundit për Shqipërinë se premtimi i qeverisë për uljen e borxhit publik përgjatë katër viteve të ardhshme “nuk është realist” dhe nuk merr parasysh kostot që mund të lindin nga kontratat koncesionare. FMN këshillon qeverinë të rrisë taksat sërish.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe përfaqësuesja e FMN Anita Tuladhar. Foto: Malton Dibra/LSA

Qeveria shqiptare shpreson që borxhi publik i vendit të ulet në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto nga 71 për qind që është aktualisht në 60 për qind të PBB-së në vitin 2021, por Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se projekti i qeverisë nuk është realist dhe se ai ka pak gjasa të realizohet në rast se qeveria nuk rrit më tej taksat.

Fondi publikoi raportin vjetor për Shqipërinë ditën e mërkurë ku ekspertët e saj shkruajnë se plani zyrtar i qeverisë për uljen e borxhit publik mbështetet “në mënyrë jorealiste në reduktime të konsiderueshme në pjesën e fundit të ciklit elektoral [aktual]”, dhe se “misioni vlerëson se “masa të tjera të përhershme në rendin e 1 për qind të PBB-së” duke filluar nga viti 2018 janë të nevojshme për të arritur objektivin. FMN vlerëson se në mungesë të “masave të tjera të përhershme”, një shprehje që nënkupton rritjen e mëtejshme të taksave me rreth 110 milionë euro, borxhi publik i Shqipërisë në vitin 2021 do të jetë 64% e PBB-së dhe jo 60, siç premton qeveria.

Shqipëria ka rritur me shpejtësi borxhin publik përgjatë katër viteve të fundit, si në vlerë absolute ashtu edhe në përqindje të PBB-së. Në vitin 2013, borxhi ishte 63% e PBB-së dhe u rrit deri në 73% në vitin 2016 pasi FMN dhe qeveria ranë dakord për një platformë për “dalje të butë” nga kriza e deficitit të lartë. Në bazë të kësaj platforme, qeveria duhej të rriste shpenzimet dhe njëkohësisht taksat me shpresë që kjo do të shpërblehet në të ardhmen me rritje ekonomike të fortë pavarësisht se buxheti i shtetit realizon një deficit buxhetor të ulët. Plani nuk shkoi sipas parashikimit të shpresuar. Rimëkëmbja ekonomike e katër viteve të fundit ishte ndjeshëm më e ngadaltë dhe më e ulët se sa u shpresua në vitin 2013, kur u ra dakord për këtë skemë.

Gjithsesi, tashmë supozohet se ekonomia po rikthehet ngadalë në ekujlibër dhe kjo mundëson që qeveria të realizojë një deficit buxhetor gjithnjë e më të ulët. Reduktimi i borxhit si përqindje e PBB-së do të sigurohet përmes rritjes më të shpejtë të PBB-së në krahasim me rritjen nominale të vlerës së borxhit.

Plani për reduktimin e borxhit konsiderohet si element kyç në rritjen ekonomike pasi supozohet se në mungesë të mundësisë për të investuar në borxhin publik, bankat do të shtyhen të investojnë në sektorin real të ekonomisë duke dhënë kredi për biznesin dhe familjet, gjë që duhet të sjellë rritje të ekonomisë.

Por në rast se qeveria nuk e redukton dot borxhin publik në raport me ekonominë, ose nuk e redukton në të njëjtën masë që kërkohet të reduktohet, atëherë borxhi rëndon mbi rritjen ekonomike.

FMN ka edhe një listë të gatshme të taksave që rekomandon të rriten për të realizuar këtë gjë si dhe problemet se pse të ardhurat e qeverisë nuk mund të rriten pa rritur taksat. FMN thotë se Shqipëria nuk është në gjendje të zbatojë siç duhet ligjet fiskale dhe norma e evazionit fiskal të shkaktuar nga moszbatimi i ligjeve është shumë e lartë. Por shkalla e lartë e evazionit fiskal, sipas raportit të FMN-së shkaktohet veçanërisht për shkak se në Shqipëri taksat janë sakaq të larta dhe jofleksibël. Një në çdo tre lekë të mbledhura nga buxheti i shtetit lidhet me taksat mbi karburantet apo mbi përdorimin e makinave, apo mbi cigaret, të cilat janë taksa me vlerë fikse dhe si të tilla, nuk rriten bashkë me rritjen e ekonomisë. Taksat që janë në përqindje të vlerës, të tilla si Tatimi mbi Vlerën e Shtuar apo tatimi mbi të ardhurat janë taksa që kanë shkallë të lartë evazioni. Te tatimi mbi të ardhurat personale, shkaku kryesor se pse nuk rriten të ardhurat kur ekonomia rritet, qëndron te fakti se pagat deri në 30 mijë lekë kanë tatim zero. Për këtë arsye, FMN rekomandon rritjen e akcizës për cigaret, rritjen e masës së kontributeve të sigurimeve shoqërore, (gjë që qeveria e ka bërë në mënyrë indirekte), indeksimin e taksave të akcizës dhe taksave kombëtare mbi karburantet me të njëjtën vlerë me rritjen e inflacionit, vendosjen e TVSH-së për shitjen e parë të apartamenteve, vendosjen e TVSH-së së plotë mbi ilaçet e arsimin, rivendosjen e tatimit mbi të ardhurat personale për pagat e ulëta. Rekomendohet gjithashtu rivendosja e taksimit për biznesin e vogël.

Etiketa: AhmetajArben AhmetajBankatBorxhiBorxhi publikbuxhetiBuxheti i ShtetitDibraEkonomiaEuroFMNKarburantetkrediKrizaMASMasaPagatPBBQeveriaQeveria shqiptareraportShpresONshqipShqipëriShqipëriashqiptaretaksaTaksatTVSH
Tjetri

Rreziqet në rritje në Ballkan kërkojnë veprime nga brenda dhe jashtë

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.