AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Rreziqet në rritje në Ballkan kërkojnë veprime nga brenda dhe jashtë

Daniel SerwerngaDaniel Serwer
9 years më parë
në Opinion, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shqipëria renditet e para në Ballkan në hartën e Të Dhënave Globale të Terrorizmit

Tensionet e shtuara dhe dhuna e mundshme janë parashikuar për Balllkanin në vitin 2018, ndaj populli në rajon duhet të gjejë kurajon dhe të kërkojë zgjidhje vetë, pastaj t’i kërkojë ndihmë Uashingtonit dhe Brukselit.

Ballkanasit janë habitur që Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë, CFR, një organizatë e njohur në SHBA, që ndodhet shumë pranë Shtëpisë së Bardhë, e ka renditur Ballkanin mes prioriteteve të saj për parandalimin e konfliktit për vitin 2018.

CFR paralajmëroi specifikisht “përshkallëzimin e tensioneve apo dhunës ekstremiste në Ballkan – Shqipëri, Bosnje, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi – që do të rezultojnë në paqëndrueshmëri politike dhe përleshje të armatosura” dhe vlerësoi se ka gjasa të moderuara të ndodhë, por ndikimin në interesat amerikane të ulëta.

Ky vlerësim i “nivelit III” ka shkaktuar një interesim të madh, megjithëse është veçse një njohje e Uashingtonit me atë që njerëzit në Ballkan e kanë hasur prej vitesh: recesioni ekonomik dhe trazirat sociale po rriten, anëtarësimi në BE po rezulton shumë i largët për të bindur politikanët e Ballkanit që të marrin rreziqet që lidhen me reformimin dhe Rusia është duke bërë çmos për të bllokuar progresin drejt NATO dhe BE.

Nuk ka nevojë për topth kristali për të sugjeruar se ka rrezik përplasjesh të armatosura dhe ekstremizmi të dhunshëm në një rajon që ka parë tashmë sulm mbi parlamentin maqedonas, paraushtarakë që kalojnë kufirin nga Kosova, kërcënime për referendum të pavarur në Republikën Srpska në shkelje të marrëveshjeve të paqes Dejton dhe rekrutim të ekstremistëve fetarë dhe etnik për të luftuar në Siri dhe Ukrainë.

Amerika ia kaloi lidershipin në Ballkan Europës më shumë se 10 vjet më parë. Europa është çapitur që atëherë.

Çështja është nëse Shtetet e Bashkuara do të kthehen në një rol lidershipi duke u përpjekur të zgjidhin çështjet që po bllokojnë vendet e Ballkanit nga anëtarësimi në BE dhe NATO.

Emri i Maqedonisë, kushtetuta e Bosnje-Hercegovinës, mungesa e anëtarësimit në OKB të Kosovës dhe ndërhyrja e Rusisë në politikën ballkanike janë çështje që mund të zgjidhen më lehtë me angazhimin e Uashingtonit se sa pa të. Pse nuk ndërhyn SHBA-ja?

Përgjigja fle në dy nivelet e prioriteteve të parandalimit që qëndrojnë mbi Ballkanin në renditjen CFR.

Amerikanët janë të zënë me armët bërthamore dhe raketat e Koresë së Veriut, ndërhyrjen ruse në Europën Lindore, kërcënimet kibernetike, Iranin, Detin e Kinës Jugore dhe terrorizmin në vend, për të mos përmendur krimin e organizuar në Meksikë, separatistët në Ukrainë, ambiciet e pavarësisë së Kurdistanit, konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës, dhe disa problemeve të tjera të mundshme me ndikim më të madh në interesat amerikane sesa Ballkani.

Edhe po të sugjeroja që SHBA të caktojë një të dërguar të posaçëm për Ballkanin ose të delegojë përgjegjësi specifike te Zv.Presidenti Mike Pence, nuk jam i bindur se kjo do të ndodhë. Çfarë atëherë?

Njerëzit në Ballkan duhet të marrin kontrollin në duart e tyre dhe të kërkojnë zgjidhje të negociuara, në bashkëpunim me miqtë e tyre europianë dhe amerikanë.

Pse Greqia do të vazhdojë fushatën kundër emrit të Maqedonisë nëse kjo pengon Maqedoninë që të jetë ashtu si Greqia aleat në NATO dhe një anëtare e Bashkimit Europian?

Pse Serbia do të vazhdojë qëndrimin e saj kundër anëtarësimit në OKB të Kosovës, duke e ditur se kurrë nuk do të mund ta qeverisë ish-krahinën e saj dhe do të duhet të normalizojë plotësisht marrëdhëniet me të përpara se Beogradi të hyjë në BE?

Pse shtetasit e Republikës Srpska vazhdojnë të premtojnë një referendum që nuk mund të sjellë njohje ndërkombëtare si një shtet i pavarur dhe do t’i shërbejë vetëm interesave të elitës politike rusofile të korruptuar?

Për mua, përgjigjet janë të qarta, por këto pyetje duket se nuk bëhen kurrë.

Është koha gjithashtu që BE-ja të luajë një rol më të fortë. Brukseli është mësuar të heqë dorë: sapo të keni zbatuar ligjet e unionit, do të marrim në konsideratë t’ju anëtarësojmë.

Kjo po rezulton e pamjaftueshme. Procesi duhet të lehtësohet.

NATO gjithashtu mund të jetë më energjike në përpjekje për të zgjidhur çështjet që kanë ndaluar Maqedoninë, Kosovën dhe Bosnjën për të mos hyrë në aleancë.

Problemet që e futën Ballkanin në listën e prioriteteve të parandalimit këtë vit nuk janë të pazgjidhshme. Por kërkojmë pak kurajo politike dhe dorë diplomatike për t’u zgjidhur.

Vullneti duhet të vijë jo vetëm nga Uashingtoni dhe Brukseli, por edhe nga brenda Ballkanit.

Kur shtetasit e tij të kërkojnë gjëra të bëra më mirë, rreziku i destabilitetit politik dhe përplasjeve të armatosura do të bjerë.

Është më mirë të jesh jashtë listës së CFR se i përfshirë në të.

Etiketa: AmerikaArmëBallkanBallkaniBashkimit EuropianBEBosnjeBrukselidhunaDhunëEkstremizmiEmriEuropaGreqiaKibernetikeKosovaKosovëKroaciMal të ZiMaqedoniMike PenceNATOndikimOKBPiSrajonReferendumrrezikRusiaSerbiSerbiaSHSHBAshqipShqipëriShtetet e BashkuaraSiriSulm
Tjetri
Rritja gjithëpërfshirëse varet nga qytetet

Pabarazia në shekullin e njëzet e një

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.