AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Prokuroria kërkon 23 vjet burg për çështjen e kontrabandës me naftën “virgine”

Elton QynongaElton Qyno
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Administratori i Tea Construction & Petrol është shpallur në kërkim nga Interpoli, pasi dyshohet se fshihet jashtë Shqipërisë

Prokuroria e Tiranës kërkoi 15 vjet burg për biznesmenin Adrian Xhillari, 5 vjet për ish-nëndrejtoreshën e doganave Lula Njebza dhe 3 vjet për ish-drejtorin e Doganës së Tiranës, Mirarbër Teneqexhiun. Asnjë nga të akuzuarit nuk i ka pranuar akuzat.Prokuroria e Tiranë kërkoi të enjten dënimin me 15 vjet burg për biznesmenin Adrian Xhillari, në të njëjtën ditë kur Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e tij në Gjermani pas dy vitesh arratie. Dënimi për Xhillarin kërkohet për tre akuza që lidhen me kontrabandën e naftës “virgine”. Prokuroria kërkoi gjithashtu dënimin me 5 vjet burg për ish-nëndrejtoreshën e doganave, Lula Njebza dhe 3 vjet për ish-kreun e doganës së Tiranës, Mirëarbër Teneqexhi.

Prokurorja e çështjes, Suela Salavaçi, e cila e mori dosjen nga kolegët e Fierit pasi këta të fundit shpallën moskopetencë, argumentoi para gjykatës se me dashje direkte Xhillari “ka realizuar të ardhura në mënyrë të paligjshme të cilat nuk i ka deklaruar, nuk ka paguar detyrimet tatimore me gjithë mundësinë financiare që kishte, si dhe ka riqarkulluar të ardhurat e krijuara në mënyrë të paligjshme nëpërmjet sistemit bankar”.

Ndërkohë, prokurorja Salavaçi kërkoi fajësi edhe për ish zv.drejtoreshën e Doganave, Lule Njebza me akuzën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim dhe ish-kreun e doganës së Tiranës për të njëjtën akuzë. Mbrojtja e tre të pandehurve do të lexojë pretendimet e saj javën që vjen. Të tre të akuzuarit nuk kanë pranuar fajin dhe pretendojnë se janë të pafajshëm.

Çështja ndaj tyre filloi pas një denoncimi nga  Crown Agents, një kompani britanike e kontrakuar nga qeveria shqiptare për të ndihmuar doganat kundër kontrabandës  në prokurorinë e Fierit në maj të vitit 2015. Në Dhjetor  të po atij viti, prokuroria urdhëroi arrestimin e Njebzës dhe 6 doganierëve. Në Maj 2016 Prokuroria e çoi çështjen për gjykim, duke akuzuar administratorin e kompanisë Tea Construction and Petrol, Adrian Xhillari për “fshehje të të ardhurave”, “mospagim i taksave” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Akuzë u ngrit edhe për ish kreun e Doganës së Tiranës Mirëarbër Teneqexhiu dhe ish zv/drejtoreshën e përgjithshme Lula Njebza, si dhe doganierët Alfred Bushi, Syrja Misiraj dhe Adrian Alikaj për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh.

Çështja ndaj Bushit dhe Misirajt u gjykua në Fier dhe u mbyll në Gjykatën e Apelit të  Vlorës e cila dha  pafajësi për doganierin Alfred Bushi, ndërsa dënoi me 1 vit burg  doganierin tjetër Syrja Misiraj. Ndërkohë Adrian Alikaj, vijon të gjykohet në Fier.

Dosja në ngarkim të Adrian Xhillari, Lula Njebzës, Mirarbër Teneqexhiut dhe kompanisë Tea Oil & Petrol SHA u trasferua nga Fieri në Tiranë, pasi Prokuroria kërkoi shpalljen e moskompetencës tokësore të gjykimit të kësaj çështje penale nga Gjykata e Fierit. Sipas tyre “veprimet dhe mosveprimet për të cilat akuzohen të pandehurit Mirarbër Teneqexhiu dhe Lula Njebza kanë ndodhur në Tiranë”.

Kjo e shtyu gjykimin pasi Gjykata e Tiranës fillimisht nuk pranoi kopetencën mbi çështjen duke kërkuar që vendimi të merrej nga Gjykata e Lartë.

Prokurorja e çështjes, Suela Salavaçi tha për BIRN se çështja e moskopetencës ishte zgjidhur me një vendim të Gjykatës së Lartë së fundmi, duke ia lënë shqyrtimin e dosjes Gjykatës së Tiranës.

Në pretencën e saj, prokurorja Salavaçi thekson se: “…nga analiza e fakteve dhe e provave të administruara gjatë këtij gjykimi penal, rezulton e provuar se i pandehuri Adrian Xhillari me cilësinë e përfaqësuesit ligjor dhe administratori i shoqërisë Tea Construcion & Petrol, dhe kjo e fundit si përfituese e veprimeve të kryera nga organet e saj drejtuese, ka kryer transportin “fiktiv” të sasisë prej 4.406.855 litra ose 3.251.688 kg të artikullit “naftë virgine” që ajo kishte depozituar në magazinën fiskale në “Kodër Mëzez”, Tiranë për në magazinën doganore Ballsh”.

Po ashtu prokuroria pretendon se ka provuar se Xhillari, i cili është hetuar dhe gjykuar në mungesë pasi u arratis nga vendi dhe u arrestua vetëm së fundmi në Gjermani,  “ka riqarkulluar të ardhurat e krijuara në mënyrë të paligjshme nëpërmjet sistemit bankar”, duke kryer pastrim parash. Po ashtu prokuroria thotë se ka provuar edhe hedhjen në qarkullim në tregun e brendshëm të naftës “virgine”.

Sipas akuzës, Xhillarit i janë mundësuar këto veprime nga Njebza e Teneqexhiu. “Adrian Xhillarit i është mundësuar juridikisht dhe administrativisht transportimi dhe depozitimi fiktiv i këtij produkti, si rrjedhojë e veprimeve dhe mosveprimeve të paligjshme dhe të kryera me faj, fillimisht nga punonjësit e nivelit të lartë doganor shtetasit Lula Njebza dhe Mirarbër Teneqexhiu, duke kryer kështu figurën e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim”, thuhet në pretencë.

Në pretencën e akuzës është përfshirë dhe kompania Tea Construcion & Petrol në pronësi të Xhillarit ndaj të cilës është kërkuar dënimi me 5 milionë lekë gjobë për akuzën e fshehjes së të ardhurave dhe mospagimit të taksave.

 

Etiketa: AkuzaAlfred BushiAMPBallshBIRNBurgDosjaFierGjermaniGjykataGjykata e FieritGjykata e TiranësGjykatëGjykatësgjykimkontrabandëMbrojtjaParaPastrim parashPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaProkuroria e TiranësQeveriaQeveria shqiptareShpërdorim detyreshqiptareSuela SalavaçiTiranëVendimVendimiVlorë
Tjetri
Cinizëm në Siri

Cinizëm në Siri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.