AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Cinizëm në Siri

Dominique MoisingaDominique Moisi
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Në këtë foto të 28 janarit 2018, një luftëtar sirian pro-turk përshëndet nga kodra Bursajah, e cila ndan enklavën e Afrin të kontrolluar nga Kurdët nga qyteza Azaz e kontrolluar nga Turqia në Sirinë e veriut. Milicitë kurde po zemërohen gjithnjë e më shumë me patronin e tyre, Shtetet e Bashkuara dhe po i kërkojnë të bëjë më shumë për të ndaluar sulmin e Turqisë mbi krahinën Afrin. Ankesat e tyre reflektojnë axhenda të ndryshme. Kurdët dëshirojnë të sigurojnë vetëqeverisje ndërsa SHBA dëshiron që ata të përqendrohen të qeverisjen e territorit që ata kapën nga militantët e Shtetit Islamik. (AP Photo)

Ofensiva e Ushtrisë Turke kundër territoreve të kontrolluara nga Kurdët në Sirinë e veriut ekspozon kompleksitetin e vërtetë të krizës Siriane. Turqia dhe SHBA, që të dyja anëtare themeluese të NATO-s, tashmë përballen me një rrezik real për përshkallëzim që mund të sjellë një konfrontim të armatosur të drejtpërdrejtë – një i tillë që Rusia do ta shohë me kënaqësi.

Në këtë foto të 28 janarit 2018, një luftëtar sirian pro-turk përshëndet nga kodra Bursajah, e cila ndan enklavën e Afrin të kontrolluar nga Kurdët nga qyteza Azaz e kontrolluar nga Turqia në Sirinë e veriut. Milicitë kurde po zemërohen gjithnjë e më shumë me patronin e tyre, Shtetet e Bashkuara dhe po i kërkojnë të bëjë më shumë për të ndaluar sulmin e Turqisë mbi krahinën Afrin. Ankesat e tyre reflektojnë axhenda të ndryshme. Kurdët dëshirojnë të sigurojnë vetëqeverisje ndërsa SHBA dëshiron që ata të përqendrohen të qeverisjen e territorit që ata kapën nga militantët e Shtetit Islamik. (AP Photo)

Në librin e tij Strategjia e Madhe e Perandorisë Bizantine, shkencëtari politik Edward Luttwak ia atribuon jetëgjatësinë e Bizantit cilësisë së diplomacisë së saj. Duke u mbështetur te bindja, aleancat dhe përmbajtja më shumë se sa te forca, argumenton Luttwak, Perandoria Romake e Lindjes ia doli të jetojë për tetë shekuj, – dy herë më shumë se sa Perandoria Romake nga e cila lindi. Ndërsa vendet si Turqia dhe Shtetet e Bashkuara përpiqen të lundrojnë situatën shumë komplekse – ose “bizantine” – të Sirisë, ata bëjnë mirë të rikujtojnë sofistikimin diplomatik të Bizantit.

Ofensiva e Ushtrisë Turke kundër territoreve të Sirisë së veriut të mbajtur nga Kurdët – partnerët më të afërt të Amerikës në luftën kundër Shtetit Islamik – vë në pah kompleksitetin e vërtetë të krizës Siriane. Turqia dhe SHBA janë që të dy anëtarë themelues të NATO, por tani përballen me rrezik real për një përshkallëzim që mund të sjellë konfrontim të drejtpërdrejtë mes forcave të tyre respektive të armatosura – një konfrontim që Rusia do ta shohë me kënaqësi.

Turqia po rrëzohet në llogaritjet e thjeshtëzuara të Lindjes së Mesme: territori është i barabartë me fuqinë. Për Turqinë – kaq krenare me historinë e vet perandorake, megjithatë me ankth për humbjen e lavdisë së dikurshme – konkluzioni Turk është se popullsia Kurde nuk duhet, në asnjë rrethanë, të sigurojë kontroll mbi asnjë copë toke.

Në dekadat e fundit, përpjekjet e Turqisë për të arritur ëndrrën e vet neo-Otomane të ushtrimit të ndikimit vendimtar mbi fqinjët e vet është injoruar në mënyrë të përsëritur. Ndërsa shumë reformatorë Arabë panë nga Turqia si një model për demokraci moderne pas të ashtuquajturës Pranvera Arabe më 2010, gjërat nuk ecën sipas planit.

Sa për Turqinë, ajo ka rrëshqitur që nga ajo kohë drejt autoritarizmit, pjesërisht falë përdorimit efikas të nacionalizmit nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan. Mehmetçik Kut’ül-Amare, një serial televiziv turk që përshkruan fitoren e lavdishme Osmane kundër Britanikëve gjatë Luftës së Parë Botërore, është bërë një sensacion televiziv mes shikuesve në Turqi. Dhe popullariteti i Erdogan zakonisht rritet në kohë tensionesh të shtuara politike, deri në atë pikë sa disa komentatorë politikë në Turqi kanë sugjeruar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme për të konsoliduar më tej regjimin, njësoj si ndodhi me grushtin e dështuar të shtetit më 2016.

E gjitha kjo ka ndihmuar në distancimin e Turqisë nga Bashkimi Europian. Dhe, për më tepër, regjimi i Erdoganit ka braktisur tashmë shtirtjen sikur po përpiqet për lidhje më të ngushta me bllokun, dhe në vend të kësaj ka dyfishuar angazhimin për të fuqizuar pozicionin e saj në Lindjen e Mesme. Prioriteti i Turqisë është që të parandalojë krijimin e një enklave autonome të Kurdëve të Sirisë në kufijtë e vet – një pasojë që mund të frymëzojë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Turqi, e cila ka qenë pas sulmeve të shumta terroriste në territorin Turk.

Që të jemi të qatë, ka gjithmonë rrezik që aventurat ushtarake të Turqisë në Siri të dështojnë – fjala vjen, nëse ka humbje të mëdha njerëzore apo nëse një kundërshtar i konsideruar inferior siguron një fitore të papritur. Regjimet autoritare janë më të rrezikuar nga aventurat ushtarake të dështuara se sa nga forcat demokratike. Por, për momentin, Erdogan duket se i është përkushtuar strategjisë së tij, e cila kombinon ofensivën me objektivat për mbrojtje.

E gjitha kjo ka krijuar një dilemë për SHBA, e cila tashmë po detyrohet të zgjedhë mes aleatit të vet zyrtar (Turqisë) dhe partnerëve të vet në terren (Kurdët). Ushtria e SHBA-së është më besnike ndaj Kurdëve, të cilët me kurajë kanë rrezikuar – dhe shpesh kanë humbur – jetët e tyre në luftën kundër Shtetit Islamik. Diplomatët dhe politikanët, gjithsesi, janë më të gatshëm të sakrifikojnë Kurdët në emër të ruajtjes së marrëdhënieve të mira me Turqinë, e cila mbetet një aleate e rëndësishme e NATO, megjithëse po bëhet më e largët dhe e vështirë.

Idealisht, SHBA mund të gjejë një mënyrë për të siguruar Turqit, pa braktisur Kurdët. Por, ndërsa Kurdët janë angazhuar për të përdorur peshën e tyre të fituar me gjak për të krijuar një territor autonom dhe të konsoliduar në Sirinë e veriut dhe në Irak, një strategji e tillë mund të jetë e vështirë, ose ndoshta e pamundur të konceptohet.

Situata në Siri sot është në themel shumë cinike. Erdogan po ndërmerr çdo hap të nevojshëm për të riforcuar autoritetin e tij. SHBA, ndërkohë, është e përgatitur të sakrifikojë partnerët e vet besnikë, Kurdët, supozohet në emër të raison d’état.

Por ciniku më i madh mund të dalë edhe fitimtari de facto në këtë lojë stragjetike: Rusia e Vladimir Putinit. Tensionet me NATO-n tashmë janë më të larta se kurrë më parë. Nëse Siria bëhet një fushëbetejë për dy anëtarë të Aleancës, pasojat për Perëndimin – dhe përfitimet për Rusinë – do të jenë të stërmëdha.

Humbësit më të mëdhenj, ndërkohë, janë popullsitë civile, të cilët kanë qenë viktimat kryesore të kësaj loje të përgjakshme shahu. Dhe vuajtjet e tyre vetëm po intensifikohen. Megjithatë, ndërsa është derdhur sakaq kaq shumë gjak, bota ka humbur ndjeshmërinë gjithnjë e më shumë.

Një diplomat mik i imi së fundmi më tha se, në pozicionin e tij të ri brenda fushës së inteligjencës, besimi i tij te njerëzimi nuk është se po përforcohet. Trajtimi i çështjes së Kurdëve në Siri thjeshtë e ka përforcuar këtë pikëpamje negative.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2018. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Cynicism in Syria

Etiketa: Bashkimi EuropiandemokracidiplomatErdoganfitoreIrakmbrojtjeNATOPKKProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëRecep Tayyip ErdoganrrezikRusiaSHBAShtetet e BashkuaraSiriSiriasirianTurqiTurqiaUshtria
Tjetri
Ish-zyrtarët e rrugëve arrestohen për abuzim me detyrën

Ish-zyrtarët e rrugëve arrestohen për abuzim me detyrën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.