AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ish-zyrtarët e rrugëve arrestohen për abuzim me detyrën

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rruga pranë fshatit Gjinar në Elbasan fotografuar në korrik 2014. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Gjykata e Elbasanit arrestoi 11 persona, përfshirë dy ish-drejtues të Autoritetit Rrugor Shqiptar në lidhje me hetimin mbi një rrugë rurale që lidh Elbasanin me Gjinarin dhe që sipas prokurorisë “nuk u realizua”.

Rruga pranë fshatit Gjinar në Elbasan fotografuar në korrik 2014. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Dy ish drejtorë të Autoritetit Rrugor Shqiptar ishin mes 11 personave për të cilët gjykata e Elbasanit urdhëroi masën e sigurisë “arrest me burg” ose “arrest shtëpie” në lidhje me një tender të vitit 2009 për mirëmbajtjen e një segmenti rrugor 23 kilometra të gjatë që lidh qytetin e Elbasanit me fshatin malor të Gjinarit në zonën e Shpatit në Shqipërinë qendrore. Dashamir Xhika, ish-drejtor për periudhën 2013-2017, akuzohet për shpërdorim detyre.

Xhika, 47, është gjithashtu zyrtar i lartë i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), partia e tretë më e madhe në Shqipëri e cila ishte anëtare e koalicionit qeverisës PS-LSI deri vitin e kaluar.

Andi Toma, drejtor i rrugëve deri në vitin 2013 në kohën kur qeveriste Partia Demokratike në aleancë me LSI, u arrestua për të njëjtën arsye. Fshati Gjinar në zonën malore të Shpatit ka vuajtur prej kohësh vështirësi në qarkullim ndërsa rruga është shembur në shumë vende. Toma u akuzua në vitin 2008 krahas kryetarit të Opozitës Lulzim Basha në lidhje me prokurimin e autostradës Rrëshen-Kalimash, por çështja penale u pushua me vendim të gjykatës së Lartë në vitin 2009.

Rruga Elbasan – Gjinar u prokurua në vitin 2009 për 500 milionë lekë (3.75 milionë euro) dhe prokurorët thonë se ajo nuk u realizua.

Gjykata e Elbasanit urdhëroi gjithashtu arrestime, arreste në shtëpi dhe kontroll banesash për disa zyrtarë të tjerë si dhe për pronarin e firmës që fitoi tenderin, Kujtim Hysa të kompanisë “Vëllezërit Hysa”.

Dhjetorin e kaluar, Ministri i Infrastrukturës së Shqipërisë Damian Gjiknuri dorëzoi kallëzim kundër Xhikës në lidhje me ndërtimin e autostradës Tiranë- Elbasan pasi audituesit dolën në konkluzionin se Xhika kishte amenduar kontratën me dëme të vlerësuara në rreth 16 milionë dollarë. Nuk ka të dhëna për ecurinë e kësaj çështjeje në prokurori. Rruga Tiranë – Elbasan duhej të përfundonte së ndërtuari në vitin 2015 por afati i punimeve u shty vazhdimisht ndërsa kostoja u rrit.

LSI ra në opozitë pas zgjedhjeve të vitit 2017 pasi pati qeverisur si anëtare koalicioni për tetë vite, fillimisht me demokratët dhe më pas me socialistët.

Korrupsioni në prokurimet publike në Shqipëri perceptohet si shumë i lartë ndërsa hetimet dhe dënimet janë të rralla.

Etiketa: abuzimArrestArrest me burgarrest shtëpiearrestimeAutoritetit Rrugor ShqiptarautostradBashaBIRNBurgDamian GjiknurielbasanEuroGjergj ErebaraGjykataGjykata e ElbasanitGjykatëGjykatësHetimetKorrupsioniKujtim HysaLëvizja Socialiste për IntegrimLSILulzim BashaMASPartiaPartia DemokratikeprokurorProkuroriPSSHShpërdorim detyreshqipShqipëritenderVëllezërit HysaVendim
Tjetri
Bashkia fal miliona euro taksa për një kullë në qendër të Tiranës

Bashkia fal miliona euro taksa për një kullë në qendër të Tiranës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.