AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Gjykata lë në burg drejtorët e rrugëve në një seancë të tensionuar

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
8 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gati tetë orë zgjati vlerësimi rutinë e i masave të sigurisë për dy ish-drejtuesit e ARRSH-së, Dashamir Xhika dhe Andi Toma, dhe 9 të akuzuarit e tjerë për abuzime në rrugën e Gjinarit. Prokuroria këmbënguli se kishte provuar abuzimin. Avokatët pretenduan për akuza politike, ndërsa në përkrahje të të pandehurve në gjyq ishte edhe ish-ministri i Transportit deputeti i LSI Edmond Haxhinasto.  Ndaj Xhikës u mor masë sigurie me burg edhe në Tiranë për abuzime me autostradën Tiranë-Elbasan, ndërsa u arrestuan edhe edhe Albens Alite dhe Aksel Qurduka, ish-drejtorë menaxhimi projekti pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Gjykatësja Ildush Maliqi, avokatët dhe të pandehurit në gjyqin ndaj dy ish-drejtorëve të ARRSH-së dhe disa të akuzuarve të tjerë për një dëm rreth 500 milion lekë në rrugën Elbasan-Gjinar. Foto:Bardha Nergjoni

Në një  seancë të tensionuar që zgjati rreth 8 orë dhe në një sallë plot me përkrahës të të akuzuarve, përfshirë ish-Ministrin e Transporteve dhe deputetin e LSI Edmond Haxhinasto, Gjykata e Elbasanit vendosi të linte me masë sigurie arrest me burg, dy ish-drejtorët e Autoritetit Kombëtar të Rrugëve Dashamir Xhika dhe Andi Toma dhe të akuzuarit e tjerë.

Seanca e rivlerësimit të masave të sigurisë për 11 të akuzuar për shpërdorim të 499.5 milion lekëve, për asfaltim sistemimin e rrugës Elbasan-Gjinar, ishte e tensionuar dhe shpesh pati ngritje tonesh të avokatëve që kundërshtuan qëndrimet e prokurores Armanda Xhaferri dhe akuzuan këtë të fundit se po bënte politikë.

Avokatët kërkuan përjashtimin e saj dhe më pas edhe përjashtimin e gjykatëses Idush Maliqi, duke e akuzuar këtë të fundit se ishte nën “diktimin e prokurores dhe se kishte pranuar kërkesat e saj pa i shqyrtuar materialet”. Gjykatësi tjetër Bujar Musta rrëzoi këtë kërkesë dhe gjykatësja Maliqi rinisi seancën e rivlerësimit, duke lënë në fuqi masa të njëjta sigurie me ato të kërkuara nga prokuoria.

Ndërkohë BIRN mësoi se ndaj Xhikës dhe Albens Alites e Aksel Qurdukës, ish-drejtorë menaxhimi projekti pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar u arrestuan, pasi ishte  kërkuar masë arresti me burg edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për një tjetër rrugë të shkuar keq. Xhika u kallëzua pak kohë më parë nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri për abuzime në ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan, ndërkohë shkelje pati raportuar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.  Ministria pretendon se Xhika kishte amenduar kontratën me dëme të vlerësuara në rreth 16 milionë dollarë. Nënkryetari i LSI Petrit Vasli e cilësoi prokurorinë “të kapur nga kryeministri” pasi u bënë të ditura urdhër-arrestet.

Përplasjet në gjykatë

https://www.reporter.al/wp-content/uploads/video-1517763606-1.mp4

Seanca rutinë e rivlerësimit u kthye në një seancë debatesh të ashpra, kur avokatët e të akuzuarve sulmuan prokurorinë dhe gjykatën duke i akuzuar se masa e sigurisë ishte e padrejtë dhe se vendimi për arrestimin ishte “ideologjik” dhe jo i bazuar në doktrinë juridike.

Kur prokurorja Armanda Xhaferri kërkoi fjalën për të dhënë arsyetimin e saj rreth çështjes dhe për t’iu përgjigjur avokatëve që kishin kërkuar edhe përjashtimin e saj, avokatët e ndërprenë disa herë. “Unë e di ligjin më mirë se ty gocë, ta kam mësuar edhe ty. S’ke të drejtë të flasësh fare… Nuk mund të bësh karrierë ti me fatet e njerëzve, duke shkelur fatet e njerëzve”, replikoi Neshat Fana.

Përpjekjes së avokatëve për të mos lejuar prokuroren të flasë gjykatësja Maliqi iu përgjigj duke thënë se ia kishte dhënë ajo fjalën, ndërsa u kërkoi disa herë të mbanin qetësi.

Kur prokurorja u kërkoi avokatëve që kishte përballë të respektonin etikën dhe përmendi se ishte kallëzuar edhe më parë për të penguar hetimet, ata iu hakërryen duke folur të gjithë në të njëjtën kohë: “Mendon se karrierën tënde do ta zgjidhësh në këtë sallë gjyqi… Është e turpshme” theksoi ndër të tjera Fana.

Duke e cilësuar çështjen politike avokati i Andi Tomës Neshat Fana vuri në dyshim panashmërinë e gjykatës ndërsa kundërshtoi gjetjet e prokurorisë duke pretenduar se rruga nuk ishte dorëzuar dhe se kompania kishte lënë një garanci finaciare që i mbulonte dëmet financiare të shkaktuara.

Avokati i biznesmenëve Hysa tha se vendimi për masën e arrestit ishte i njëjtë me pika dhe presje me kërkesën e prokurorisë dhe hodhi dyshime për komunikim sekret mes tyre. “Kush ishte shoku Enver që dha urdhër këtë radhë për arrestimin”, tha avokati duke aluduar se vendimi kishte qenë politik.

Qëndrimi i prokurorisë

Ish-ministri i Transporteve dhe deputeti i LSI për Elbasanin Edmond Haxhinasto ndoqi gjyqin mes familjarëve të të akuzuarve. LSI e ka cilësuar arrestimin e ish-vartësit të Haxhinastos, Dashamir Xhika si politik. Foto:Bardha Nergjoni

Prokuroria nga ana e saj kërkoi sërish masë sigurie me burg për 5 nga  të arrestuarit përfshi dy ish-drejtues të ARRSH-së, të cilët i akuzon për shpërdorim detyre. Prokuroria thotë se ka vërtetuar shpërdorimin e detyrës dhe abuzimin me fondet, ndërsa thotë se ka një ekspertizë të rrugës që ka filluar të ndërtohet në vitin 2009, por që vijon të jetë e dëmtuar dhe e papërfunduar.

Xhaferraj tha se pretendimet që ngritën avokatët për mënyrën e  “shqyrtimit, përmbajtjes, kushtet në të cilat është bërë kontrolli, janë aspekte të themelit të çështjes”.  Ajo po ashtu tha se nuk kishte ligj që ndalonte trasferimin në mënyrë elektronike të kërkesës për masa sigurie nga prokuroria në gjykatë.

Xhaferraj po ashtu hodhi poshtë pretendimet e avokatëve se nuk ishin në dijeni të materialeve. “Janë thirrur (të akuzuarit) dhe janë pyetur. Kanë refuzuar të nënshkruajnë. Çdo gjë është dokumentuar me fakte dhe prova”, tha ajo, ndërsa theksoi se kishte një dosje voluminoze, por për masën e sigurimit kishte dorëzuar “dokumentet bazë (mbi të cilat) krijohet dyshimi që personat kanë kryer vepër penale”.

Dy ish drejtorë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë mes 11 personave për të cilët gjykata e Elbasanit urdhëroi masën e sigurisë “arrest me burg” ose “arrest shtëpie” në lidhje me një tender të vitit 2009 për asfaltimin dhe sistemimin e një segmenti rrugor 23 kilometra të gjatë që lidh qytetin e Elbasanit me fshatin malor të Gjinarit në zonën e Shpatit në Shqipërinë qendrore. Rruga ka pasur disa rrëshkitje dhe nuk ka përfunduar ende pas 9 vjetësh.

Prokuroria e Elbasanit nisi hetimet kryesisht një vit më parë dhe në fund të janarit kërkoi arrestimin e Dashamir Xhikës, ish-drejtor për periudhën 2013-2017, akuzohet për shpërdorim detyre si dhe  Andi Tomës, drejtor i rrugëve deri në vitin 2013, i akuzuar po për shpërdorim detyre. Po ashtu u arrestuan pronari i kompanisë “Zenit-06” Rexhep Targa, e cila pati kryer mbikëqyrjen e punimeve, dy vllezërit Agron dhe Kujtim Hysa të që administrojnë kompaninë “Vllezërit Hysa”. Ndërkohë për administratoren e kompanisë “Arifaj” Rezarta Bokçiu, është lënë masa e “Arrestit në shtëpi”, e njëjta edhe për kolauduesit  Lek Tusha, Astrit Qafa, Malvina Kallabaku, Afërdita Basha ndërsa për Kastriot Brahën u kërkua masë detyrim paraqitjeje.

Dashamir Xhika, është ish-drejtor i ARRSH për periudhën 2013-2017. Xhika, 47 vjeç, është gjithashtu zyrtar i lartë i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), drejtues i saj për Elbasanin, partia e tretë më e madhe në Shqipëri e cila ishte anëtare e koalicionit qeverisës PS-LSI deri vitin e kaluar. Kryetarja e kësaj Partie i cilësoi akuzat ndaj Xhikës si politike dhe tha se ai ndalohej ngaqë ishte drejtues i LSI në Elbasan.

Andi Toma, ka qenë drejtor i rrugëve deri në vitin 2013 në kohën kur qeveriste Partia Demokratike në aleancë me LSI. Toma u akuzua edhe në vitin 2008 krahas kryetarit të Opozitës Lulzim Basha në lidhje me prokurimin e autostradës Rrëshen-Kalimash, por çështja penale u pushua me vendim të gjykatës së Lartë në vitin 2009.

Etiketa: AkuzaArrestARRSHautostradBashaBIRNBiznesmenBujar MustaBurgDamian GjiknuridetyrimEdmond HaxhinastoelbasanGjykataGjykatësGjyqGjyqiHetimetKontrolliLigjLSILulzim BashaMASMasaPartia DemokratikeProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaPSreporterSeancasekretSHShpërdorim detyreshqipShqipëritargatenderVendimVendimivideo
Tjetri
Kërcënimi nga Bitcoin

Kërcënimi nga Bitcoin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.