AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

FMN kritikon programin 1 miliardë euro koncesione të Ramës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesi i FMN në Shqipëri Jens Reinke gjatë seancës parlamentare të 11 shtatorit 2017, kur Kryeministri Edi Rama shpalli programin e tij qeverisës, përfshirë edhe planin për të dhënë 1 miliardë euro koncesione. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Pasi kritikat e bëra të ditura në raportin vjetor të publikuar vitin e kaluar duket se nuk bënë efekt, përfaqësuesi i FMN në Shqipëri Jens Reinke përsëriti edhe një herë publikisht nevojën për të pezulluar koncesionet e reja dhe për të mos përdorur të ashtuquajturat “propozime të pakërkuara”.

Përfaqësuesi i FMN në Shqipëri Jens Reinke gjatë seancës parlamentare të 11 shtatorit 2017, kur Kryeministri Edi Rama shpalli programin e tij qeverisës, përfshirë edhe planin për të dhënë 1 miliardë euro koncesione. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Duke vlerësuar se kapacitetet administrative të qeverisë shqiptare për vlerësimin e cilësisë së projekteve të investimit janë “të papërshtatshme”, Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkoi që qeveria aktuale të mos firmosë “asnjë kontratë të re të madhe koncesionare”.

“Kuadri i punës së qeverisë për përzgjedhjen dhe priorizimin e projekteve të investimit, si dhe për vlerësimin e kostove dhe rreziqeve fiskale, mbetet i pamjaftueshëm sipas vlerësimit të FMN-së. Deri sa ku kuadër pune të mund të fuqizohet në mënyrë thelbësore, është më mirë që të mos firmoset asnjë kontatë e re e madhe PPP,” deklaroi përfaqësuesi i FMN-së për Shqipërinë Jens Reinke.

Kjo është një gjuhë me edukatë e cila do të thotë se FMN nuk e vlerëson qeverinë shqiptare si të aftë për të gjetur idetë më të përshtatshme për investime publike dhe gjithashtu e konsideron të paaftë për të llogaritur siç duhet kostot dhe rreziqet që mbartin kontrata të tilla për financat e vendit.

Por mungesa e racionalitetit në vlerësimin e kostove dhe përfitimeve nga kontrata të tilla koncesionare është verëm njëra anë e problemit. Ana tjetër e problemit, sipas FMN-së është përdorimi kundër çdo logjike ekonomike dhe juridike e mekanizmit të njohur si “propozim i pakërkuar”.

“Ne rekomandojmë që qeveria të tenderojë të gjitha projektet dhe të mos mbështetet në propozimet e pakërkuara”, tha Jenke në një përgjigje me email për BIRN.

Ligji aktual për partneritetin publik privat njeh dy mekanizma për dhënien e koncesioneve. Mekanizmi i parë është kur qeveria dëshiron të vë në punë një aset publik, fjala vjen, një lumë me potencial për prodhimin e energjisë elektrike dhe e hedh në tender këtë aset në bazë të kritereve të qarta, duke kërkuar oferta për, fjala vjen, kompanitë që pranojnë ta shesin energjinë e prodhuar nga hidrocentrali me një çmim sa më të ulët të jetë e mundshme. Por kjo nuk është skema që qeveritë shqiptare, ajo e shkuara dhe kjo aktualja, kanë pëlqyer. Ato kanë pëlqyer rrugën tjetër, në të cilën, një komnpani private pretendon se ka zbuluar një ide që qeverisë nuk i ka vajtur në mend, fjala vjen, ka zbuluar që në Shqipëri ekziston një lumë që mund të prodhojë energji elektrike. Në këtë rast, kompania bën një propozim te qeveria pavarësisht se qeveria nuk e ka kërkuar një propozim të tillë. Qeveria e gjykon propozimin dhe del në konkluzionin se ai vlen dhe si shpërblim, i jep propozuesit një bonus, një avantazh të paracaktuar në një tender që teorikisht do të pranojë oferta për këtë propozim. Në të vërtetë, kjo është rruga mbyll mundësinë për garë dhe paracakton fituesin.

Qeveria e shkuar dha në këtë mënyrë disa qindra kontrata koncesionare për ndërtim hidrocentralesh. Qeveria aktuale e shtyu më tej përdorimin e kësaj skeme, duke dhënë, jo vetëm kontrata për ndërtim hidrocentralesh, por edhe kontrata për ndërtim rrugësh. Kulmi duket se u shënua në rastet e hidrocentraleve të Skavicës dhe Poçemit. Në rastin e Skavicës, qeveria pranoi një “propozim të pakërkuar” nga një kompani turke duke i dhënë asaj një bonus. Tenderi dështoi sepse as kompania që kishte marrë bonusin nuk mori pjesë në tender. Në rastin e hidrocentralit të shumëdebatuar të Poçemit, një kompani tjetër bëri të njëjtën praktikë dhe në këtë rast ajo e mori kontratën koncesionare në një tender ku nuk kishte asnjë pjesëmarrës tjetër. Në të dyja rastet, parimi i ofertës së pakërkuar u shty përtej çdo imagjinate për shkak se hidrocentrali i Skavicës dhe ai i Poçemit janë projektuar nga shteti shqiptar që nga vitet 1970 dhe se nuk ka kurrfarë ideje novatore për të justifikuar pranimin e një oferte të pakërkuar.

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk është parimisht kundër projekteve të partneritetit publik privat, të njohura në shqip më së shumti si koncesione. Por në rastin e Shqipërisë, FMN thotë se qeveria dukshëm nuk e ka aftësinë për të dalluar se çfarë leverdie ekonomike kanë për vendin këto projekte të tilla.

Qeveria aktuale ka propaganduar gjatë muajve të fundit një paketë të re të stërmadhe koncesionesh, të cilës qeveria i ka vënë emrin bombastik në anglisht ‘One Billion’. Në programin e qeverisë është bërë e ditur se disa rrugë, si rruga Tiranë – Dibër, apo një spital, (spitali rajonal i Fierit), bashkë me disa shkolla në Tiranë do të jepen me koncesion në këtë paketë.

Pak javë më parë, një lajm i publikuar në Televizionin Publik Shqiptar bëri të ditur se kompania e shumëdebatuar Gener 2 ka propozuar ndërtimin me koncesion të rreth 21 kilometrave autostradë përkundrejt çmimit të paimagjinueshëm prej 244 milionë euro. Me një kosto prej 12 milionë eurosh për kilometër, nëse bëhet realitet, kjo pritet të jetë një nga rrugët më të shtrenjta të ndërtuara në historinë e Shqipërisë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehu fillimisht shqetësime për kontratat koncesionare në raportin e saj vjetor për Shqipërinë, ku kërkoi mes të tjerash, që kostot e këtyre kontratave të llogariten si borxh publik nga një regjistër i veçantë nën menaxhimin e Institutit të Statistikave. Deri më sot qeveria nuk  ka marrë masa për të zbatuar këtë rekomandim.

Kontratat koncesionare afatgjata të tilla si koncesionet në shëndetësi, mbartin detyrime afatgjata për buxhetin e shtetit dhe janë borxh publik në të gjitha kuptimet me përjashtim të emrit. Vlera e përgjithshme e këtyre kontratave arrin në qindramilionë euro.

Etiketa: AdministrativeautostradBIRNborxh publikEdi Ramaenergji elektrikeEuroFinancatFMNGener 2investimeKoncesionKoncesionetKoncesionet në shëndetësiKontrata koncesionarekostoKryeministri Edi RamaMasaPartneritetit Publik PrivatPPPPunëQeveriaRamaSHshkollashqipShqipërishqiptareSkavicësSpitaltender
Tjetri
Plani i Ramës për Teatrin shkakton stuhi reagimesh

Plani i Ramës për Teatrin shkakton stuhi reagimesh

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.