AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kompania “fantazmë” nga SHBA ka fituar tjetër tender shumëmilionësh në shtetin shqiptar

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri Damian Gjiknuri duke folur në konferencën “Takim kombëtar. Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike” më 27 tetor 2014. Foto: LSA / FRANC ZHURDA

Kompania DH Albania, e cila dyshohet se ka fituar një tender të Autoritetit Rrugor Shqiptar duke përdorur dokumente të falsifikuara, rezulton se në të njëjtën njëjtën kohë ka fituar një tender tjetër, me vlerë 1.2 miliardë lekë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Ministri Damian Gjiknuri duke folur në konferencën “Takim kombëtar. Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike” më 27 tetor 2014. Foto: LSA / FRANC ZHURDA

Autoritetet shqiptare, përfshirë Autoritetin Rrugor Shqiptar, Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe kryeministrin Edi Rama, kanë pranuar tashmë se një nga tre tenderët e shumëdebatuar të Unazës së Madhe të Tiranës është fituar nga një kompani me dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara.

Por ndërkohë, e njëjta kompani rezulton se ka fituar pak a shumë në të njëjtën kohë, një tender të dytë me vlerë 1.2 miliardë lekë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, kompania publike që menaxhon linjat e tensionit të lartë në Shqipëri dhe që mbikëqyret nga ministria e Z. Gjiknuri.

Njoftimi nr. 44 i 5 nëntorit 2018 i Prokurimeve Publike [link] përmban njëri pas tjetrit njoftimin e shpalljes fituese të kompanisë DH Albania, degë e kompanisë së huaj “Dunwel Haberman”, të një kontrate për ndërtimin e një linje të transmetimit të energjisë elektrike 220 volt që duhet të shërbejë për të lidhur Burrelin me Peshkopinë.

BIRN nuk arriti të kontaktojë menjëherë Operatorin e Sistemit të Transmetimit për komente mbi këtë çështje.

DH Albania u denoncua nga emisioni të Paekspozuarit në News 24 si një kompani që kishte falsifikuar dokumentacionin e nevojshëm për të fituar tenderin për ndërtimin e mbikalimit “Shqiponja” në Unazën e Re në Tiranë më 6 dhjetor. Një ditë më vonë, Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi pezullimin e punimeve deri në verifikimin e vërtetësisë së dokumenteve, ndërsa Prokuroria njoftoi “nisjen e verifikimit”. Deri më tani autoritetet shqiptare, përfshirë prokurorinë, nuk kanë bërë të ditur nëse kanë arritur të idenfitikojnë personin apo personat e dyshuar për falsifikim.

Që nga e enjtja e kaluar, askush nuk ka dalë publikisht për të folur në emër të kësaj kompanie, e cila është prezantuar nga ARRSH si përfaqësuese e një kompanie gjigande amerikane që ka mbi 3,500 punëtorë.

Një faqe interneti në adresën http://dunwellhaberman.com, e cila më herët ishte funksionale deri pak ditë më parë dhe prezantonte një  kompani me aktivitete në Amerikë, Australi e tregje të tjera në ndërtim linjash energjetike dhe rrugësh duket se është pezulluar. Kompania e ka deklaruar këtë domain si pikë kontakti email në aplikimin për regjistrim në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Një numër telefoni celular i paraqitur si kontakt po në QKB rezulton i fikur.

Kompania ka pasur adresë fillestare të regjistruar në rrugën Gjergj Fishta ndërsa e ka ndërruar adresën e regjistruar në QKB më 2 nëntor në ABA Business Center, Kati 14-te, Zyra nr 1402.

Pas publikimit të fakteve në emisionin Të Paekspozuarit, ministri Gjiknuri deklaroi se “i është drejtuar autoriteteve amerikane për verifikim zyrtar”, Pa pritur rezultatin e verifikimit, kryeministri Edi Rama komentoi të hënën mbi çështjen gjatë një fjalimi të gjatë të mbajtur në Facebook.

“Bëmë tek unaza e re projektin dhe del një mashtrues atje. Marrim ne gjithë baltën. “Është kompania e Edi Ramës”, thonë, e unë mërzitem shumë, po çfarë do bëj? Do shtrëngoj dhëmbët e do shkoj përpara,” tha Rama.

Por ndërsa tenderi për unazën e fituar nga kompania të cilës kryeministri iu referua si “mashtrues” është pezulluar zyrtarisht, as Rama, as Gjiknuri dhe as OST nuk janë shprehur se çfarë do të bëjnë me tenderin tjetër, të fituar nga e njëjta kompani.

Pjesëmarrja në tenderë publikë në Shqipëri është një proces i komplikuar, veçanërisht në ndërtim rrugësh. Në kushtet e tenderit të Unazës së Madhe, kompania pjesëmarrëse në tender duhej të kishte “xhiro mesatare vjetore së paku sa gjysma e vlerës së punimeve” për tre vitet e fundit, në rastin konkret të tenderit të Unazës, jo më pak se 10 milionë euro xhiro në vit, duhet të ketë realizuar projektet të ngjashme me përmasa jo më të vogla se 50% e fondit limit në tre vitet e fundit, duhet të ketë jo më pak se 250 punonjës, duhet të ketë të punësuar një numër inxhinierësh si dhe të ketë nën pronësi apo të marra me qira një numër të konsiderueshëm automjetesh ndërtimi.

Kushtet e përcaktuara në tenderin e OST nuk ishin të kërkueshme në faqen e internetit APP.gov.al, që është portali i prokurimeve publike në Shqipëri.

Kompania Dunwel Haberman rezulton se është regjistruar në regjistrin e biznesit të shtetit të Delaëere në vitin 2018, pak kohë para se të hapej tenderi. Si një kompani e saporegjistruar, ajo nuk i plotësonte kriteret e tenderit. Dokumentet e zbuluara si të falsifikuara nga emisioni Të Paekspozuarit janë bilance të audituara të kompanisë, të cilat pretendohen se paraqesin një aktivitet të dendur ekonomik me xhiro prej 900 milionë dollarësh në vitin 2017.

Etiketa: APPARRSHAutoriteti Rrugor ShqiptarAutoritetit Rrugor ShqiptarBIRNDamian GjiknuriDH AlbaniaEdi RamEdi RamaEREEuroFacebookKryeministri Edi RamaLuftaMbrojtjaNews 24Operatori i Sistemit të TransmetimitOSTParaProkuroriaPunëPunëtorQendrën Kombëtare të BiznesitQKBRamaSHSHBAshqipShqipëriShqiponjashqiptaretenderTiranëUnazaUnaza e Reverifikimxhiro
Tjetri
“ Cleopatra ” e kopjuar: Cigarja “Made in Egypt”, përmes Malit të Zi

“ Cleopatra ” e kopjuar: Cigarja “Made in Egypt”, përmes Malit të Zi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.