AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjendet i vdekur turku i operacionit “VOL-VO4”

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokuroria e Përgjithshme. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Një nga personat e hetuar si pjesë e dosjes masive 339, turku Nejdet Cesuroglu, u gjet i vdekur në Prishtinë krahas 113.5 kilogramëve heroinë.

Prokuroria e Përgjithshme. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Turku Nejdet Cesuroglu është gjetur i vdekur më 2 dhjetor 2018 në Prishtinë në një dhomë ku policia e Kosovës gjeti edhe tre valixhe të mbushura me 113.5 kg heroinë, njoftoi prokuroria shqiptare sot. Gjykata e Krimeve të Rënda pati caktuar masën e sigurisë Arrest me Burg në mungesë për këtë shtetas por ndërkohë policia e Kosovës ka njoftuar autoritetet shqiptare për zbulimin e Cesuroglu pa jetë në Prishtinë dhjetorin e kaluar.

Prokuroria thotë se shtetasi turk dyshohet të ketë qenë pjesë e një organizate të madhe të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku përfshihet edhe laboratori i zbuluar më 18 tetorin e vitit të kaluar në zonën e Hasit në Shqipëri. Cesuroglu ishte 50 vjeç.

Dosja e njohur në publik për numrin rendor 339 i përket hetimeve të nisura më 28 dhjetor 2016, fillimisht nga një referim nga policia gjyqësore e Kavajës. Hetimi i nisur për veprat penale “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, “trafikimit të narkotikëve, grupit të strukturuar kriminal” si dhe “kryerjes së veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, zgjati dy vjet ndërsa në tetorin e kaluar, policia shqiptare kreu një operacion masiv të shtrirë në shumë qytete të Shqipërisë, përfshirë Shijakun, Shkodrën, Lezhën, Sarandën, Tiranën, Fierin e Vlorën.

Ndërkohë, nga bashkëpunimi edhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase e të huaja, është konkluduar se, ka të dhëna të mjaftueshme për identifikimin e disa grupeve kriminale që kanë vepruar në territorin e Republikës së Shqipërisë, si edhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian, si Gjermani, Angli, Hollandë, Itali, Turqi, etj,.

Më 24 tetor të vitit të kaluar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda u zhvillua seanca e verifikimit të masës së sigurisë së caktuar ndaj 44 personave në kuadër të operacionit VOL-VO4, të proceduar si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal të shtrirë në gjithë vendin e të përfshirë në trafikun e narkotikëve dhe tjetërsimin e pronave. Mes të ndaluarve ishin edhe dy ish-deputetë të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Në një investigim të pak ditëve më parë, BIRN zbuloi të dhëna nga hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e burgjeve, Arben Çuko, që ndër të tjera ekspozonin farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama.

Organizata e goditur gjatë operacionit VOL-VO4, kur u ndaluan edhe dy ish-deputetët socialistë ishte përfshirë në një sërë aferash korruptive, duke ushtruar ndikim te funskionarë të administratës.

“Gjatë gjithë hetimit rezultoi se pjesëtarët e këtij grupi kriminal, kryenin edhe vepra të tjera penale, si korrupsion në sektorët publikë të ndryshëm, hipotekë, polici, bashki, dhe institucione të tjera të administratës shtetërore, për të cilat po vazhdojnë hetimet në vijimësi”, tha atëherë gjatë një konference për shtyp drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela.

Ish-deputeti i PS Arben Ndoka “dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash”. Ndërsa Arben Çuko i cili deri një muaj para arrestimit ishte Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve u ndalua për “korrupsion pasiv”, për transferimin e një të dënuari.

Etiketa: AngliArben NdokaArrestbashkiBIRNBurgdeputetDonika PrelaDosjaEdi RamaGjermaniGjykataGjyqHetimetInvestigimItalikonferenceKorrupsionKosovëKrimeLezhëMASndikimoperacionParapoliciPoliciaProkuroriaProkuroria e PërgjithshmePSPunëRamaSarandëSeancashqipShqipërishqiptareTiranëTurqiVlorëVOL-VO4
Tjetri
Serbia po shlyen borxhin një miliard euro të Kosovës

Gjykata e Lezhës vendos sekuestro mbi 5.2 milion euro llogari dhe 7 apartamente

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.