AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Trafik ndërkombëtar narkotikësh, gjykata jep 10 vjet burg për Kelmend Balilin

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Klemend Balili në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Foto: LSA.

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor Kelmend Balilin për krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe e dënoi atë me 10 vjet burg, falë gjykimit të shkurtuar. Prokuroria kishte kërkuar 12 vjet, ndërsa mbrojtja kërkoi pafajësi.

Kelmend Balili, gjatë një seance në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Foto:LSA

Pasi iu fsheh për tre vjet me rradhë drejtësisë dhe u kap vetëm kur vendosi të vetëdorëzohej, Kelmend Balili i njohur edhe si “Eskobari i Ballkanit” qëndroi para gjyqtarëve të Krimeve të Rënda të martën për të dëgjuar vendimin që e shpallte atë fajtor për 4 akuza.

Balili u gjet nga Gjykata e Krimeve të Rënda fajtor për të gjitha akuzat që i ishin ngritur, kryesisht prej hetimeve të kryera nga autoritetet në Greqi. Kryesuesja e trupës gjykuese tha se në përfundim Balili ishte gjetur fajtor për akuzën e “trafikimit të i lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe dënohej për këtë 14 vjet burg, për akuzën e “pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal” 2.6 vjet burg, për “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive i nëpunësve civilë” me 6 muaj burg dhe për “pastrim të parave” më 5 vjet burgim.

Në bashkim të të gjitha dënimeve, ai u dënua me 15 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Balili përfitoi ulje të 1/3 së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 10 vjet.

Prokuroria e Krimeve të Rënda në pretencën e lexuar disa javë më parë pati kërkuar gjykatës dënimin me 18 vjet burg të Balilit dhe dënimin përfundimtar pas uljes prej gjykimit të shkurtuar me 12 vjet. “Nga përgjimet janë ngritur dyshime se Balili kishte rolin e organizatorit në trafikun e lëndëve narkotike së bashku me disa shtetas grekë. Ky grup i përbërë nga shqiptarë dhe shtetas nga Evropa Juglindore trafikonin lëndë narkotike, kryesisht kokainë, me mjete që regjistroheshin në Austri e Bullgari në emër të kompanive të ndryshme,” shpjegoi prokurori Ened Nakuçi në 8 prill gjatë leximit të pretencës.

Ndërkohë avokatët mbrojtës kërkuan pafajësi dhe pretenduan se prokuroria nuk kishte provuar asnjë nga akuzat e ngritura ndaj Kelmend Balilit. Avokati Theodhori Sollaku kundërshtoi përgjimet e prokurorisë duke pretenduar se telefonat e përgjuar nuk kishin lidhje me Balilin, ndërsa tha se nuk kishte asnjë provë për të dënuar atë.

Pak kohë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar në gjykatë edhe konfiskimin e pronave të familjes së tij, mes të cilave edhe hotelin Santa Quaranta në Sarandë.

Operacioni ndaj grupit që dyshohet se drejtonte Balili u zhvillua në maj 2016, fillimisht në Greqi dhe më pas në Belgjikë. Atëherë u njoftua arrestimi i 6 shqiptarëve, përfshi Dhimitër Potin dhe të vëllain, dy peshkatarët shqiptarë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj nga Saranda dhe disa persona të tjerë të akuzuar për përfshirje në rrjetin e narkotikëve.

Balili vetë, i cili në atë kohë ishte me detyrë drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit në Sarandë, arriti t’i shpëtonte në mënyrë misterioze arrestimit. Dosja ndaj tij dhe mosarrestimi shkaktuan një furtunë politike në kryeqytet, ndërsa dy partitë në qeverisje PS dhe LSI u përplasën për gati dy vjet mbi përkatësinë partiake të Balilit dhe cila prej tyre po e mbronte atë.

Përfshirja e DEA në operacionin e antidrogës bëri që edhe Ambasada e SHBA në Tiranë të ishte mjaft aktive në këtë rast. Më shumë se njëherë ish-ambasadori Donald Lu i akuzoi autoritetet shqiptare për neglizhencë në këtë rast.

Dorëzimi i Balilit pas tre viteve arrati u cilësua sukses i policisë nga qeveria. Pas dorëzimit Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Balilit për gjykim të shkurtuar që i kurseu atij 1/3 e dënimit.

 

Etiketa: AkuzaAmbasada e SHBAarrestimiAustriBullgariBurgDEADosjaEned NakuçiEvropaGjykataGjykatëGjykatësgjykimgjyqtarGreqiKelmend BaliliLSIMbrojtjaMjaftMosdeklarimNarkotiknarkotikëoperacioniParaProkuroriProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaPSPunëQeveriaSHSHBAshqiptareTheodhori SollakuTrafikulje
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Tonin Marinaj-kryebashkiaku i Malësisë së Madhe

Skeda e pasurisë së deklaruar-Tonin Marinaj-kryebashkiaku i Malësisë së Madhe

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.