AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skeda e pasurisë së deklaruar-Tonin Marinaj-kryebashkiaku i Malësisë së Madhe

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj  zotëron pasuri të patundshme me vlerë 154.3 milionë lekë, ndërkohë që kompania e themeluar prej tij u dhurua në vitin 2016.  Tonin Marinaj u zgjodh kryetar i Bashkisë së Malësisë së Madhe në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Ai u bë pjesë e politikës lokale pas aktivitetit të tij si biznesmen prej më shumë se 20 vitesh.

Tonin Marinaj e ka nisur karrierën e tij në vitin 1988 nga Ndërmarrja e Shitblerjes në Shkodër, ndërsa pas ndryshimit të sistemit themeloi kompaninë e tij në fushën e tregtisë dhe ndërtimit, Marinaj M sh.p.k.

Në vitin 2001, Marinaj u zgjodh kryetar i Partisë Demokristiane për Malësinë e Madhe, pozicion të cilin e mbajti deri në vitin 2008. Ai iu bashkua Partisë Socialiste në vitin 2010 dhe u kandidua prej saj në zgjedhjet lokale të vitit 2015, të cilat i fitoi me 54.57% të votave. Z. Marinaj është konfirmuar si kandidat për një mandat të dytë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së kryetarit të Bashkisë së Malësisë së Madhe nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryebashkiakëve të vendit në prag të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga kryebashkiaku i Malësisë së Madhe nga viti 2015 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurise e kryetarit te Bashkise se Malesise se Madhe, Tonin Marinaj.

Para fillimit të detyrës si kryebashkiak në vitin 2015, Tonin Marinaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 183.5 milionë lekë. Pasuria e tij përbëhej nga apartamente, sipërfaqe të pandara ndërtimi dhe troje të ndodhura në Tiranë dhe në qarkun e Shkodrës me burim aktivitetin e tij të biznesit ndër vite. Ai deklaronte gjithashtu pjesmarrjen e bashkëshortes në kapitalin e kompanisë Marina/M në vlerën 25.8 milionë lekë si dhe likujditete bankare, kursime në cash si dhe një automjet me vlerë 1.3 milionë lekë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e kryebashkiakut të Malësisë së Madhe kap vlerën e 157.7 milionë lekëve. Ajo përbëhet nga 154.3 milionë lekë pasuri të patundshme, 1.4 milionë lekë kursime në cash, automjeti me vlerë 1.3 milionë lekë si dhe likujditete bankare me vlerë rreth 632 mijë lekë.

Pakësimi i pasurisë lidhet me kompaninë Marina M, aksionet e së cilës janë falur nga bashkëshortja e Marinajt më 4 janar 2016. Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, QKB, kompania i është dhuruar Ylli Sterkajt, i cili i ka ndryshuar më pas emrin nga “Marina M” në “Mastela” sh.p.k.

Përgjatë viteve 2015-2017, Marinaj ka siguruar të ardhura familjare në vlerën e 4 milionë lekëve. 65.7% e të ardhurave kanë si burim pagën e tij si kryebashkiak, ndërsa 20% janë siguruar nga puna e bashkëshortes. Të dhënat e deklaruara në ILDKPKI tregojnë gjithashtu se 14% e të ardhurave familjare deklarohen nga aktiviteti i bashkëshortes në kultivimin e sherebelës.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 3 deklarata të Z.Marinaj, të cilat rezultuan pa probleme.

Megjithatë, skanimi cilësor i deklaratave të pasurisë së kryetarit të bashkisë së Malësisë së Madhe zbuloi disa “flamuj të kuq”, të cilat lidhen kryesisht me burimin e pronave të patundshme si dhe me faljen e aksioneve në kompaninë e biznesit.

Më konkretisht,  pasuritë e paluajtshme me vlerë totale të deklaruar 154.3 milionë lekë kanë si burim aktivitetin e biznesit të Z.Marinaj si dhe dhuratat nga babai. Pasuria e paluajtshme e dhuruar nga babai zë 11% të totalit.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar në këtë analizë është falja e 100% të aksioneve të kompanisë Marina M sh.p.k në vitin 2016. Sipas të dhënave në QKB, Marina M sh.p.k është regjistruar në vitin 1992 nga Tonin Marinaj, fillimisht me aktivitet në fushën e tregtisë dhe më pas edhe në atë të ndërtimeve.

Në mars të vitit 2008, Z.Marinaj ia ka kaluar aksionet bashkëshortes së tij, e cila dhuroi 100% të kuotave te Ylli Sterkaj në janar 2016. Në janar 2019, kompania e themeluar nga kryebashkiaku i Malësisë së Madhe ndryshoi emrin në “Mastela” sh.p.k.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNBiznesmenflamuj të kuqflamur i kuqILDKPKIKontrolliKryebashkiakkryetarLokaleParaPartisë SocialistepasuriaPunaQendrën Kombëtare të BiznesitQKBraportreporterreporter.alSHShkodërshqipSkedaTonin MarinajZgjedhjet
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Saimir Hasalla-kryetar i Bashkisë Peqin

Skeda e pasurisë së deklaruar-Saimir Hasalla-kryetar i Bashkisë Peqin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.