AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skeda e pasurisë së deklaruar-Saimir Hasalla-kryetar i Bashkisë Peqin

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Peqinit, Saimir Hasalla, i cili përfaqëson Partinë Për Drejtëesi, Integrim dhe Unitetit deklaron pasuri me vlerë 3.4 milionë lekë.    Saimir Hasalla u zgjodh kryetar i bashkisë së Peqinit në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, i mbështetur nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Hasalla u përfshi në politikën lokale pas një eksperience të shkurtër si këshilltar i grupit parlamentar të PDIU-së në Kuvend.

Kryebashkiaku i Peqinit ka mbaruar studimet në fakultetin juridik në Tiranë në vitin 2009. Ai ka punuar si jurist fillimisht në zyrën arsimore të Peqinit dhe më pas në burgjet e Rrogozhinës, Vlorës dhe Peqinit.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së kryetarit të Bashkisë së Peqinit nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryebashkiakëve të vendit në prag të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryebashkiaku i Peqinit, Saimir Hasalla nga viti 2014 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurise se deklaruar nga kryetari i Bashkise se Peqinit, Saimir Hasalla per vitet 2014-2017.

Z.Hasalla zotëronte pasuri me vlerë 3.2 milionë lekë në vitin 2014, kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private në ILDKPKI. Referuar deklaratës së tij, ai zotëronte 25% të një shtëpie banimi prej 140 m2 në Peqin si dhe një automjet me vlerë 200 mijë lekë.

Në fund të vitit 2017, pasuria e kryebashkiakut të Peqinit është 3.4 milionë lekë. Sipas të dhënave të analizuara, ai zotëron të njëjtën shtëpi si më parë, ka shitur automjetin e tij si dhe ka dhënë një hua prej 400 mijë lekësh.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 3.4 milionë lekë dhe burojnë të gjitha nga paga e tij për shkak të funksionit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 4 deklarata të Z.Hasalla,  të cilat rezultuan pa probleme.

BIRN identifikoi si “flamur të kuq” në këtë analizë huadhënien prej 400 mijë lekësh që kryebashkiaku i Peqinit deklaron se ka dhënë në vitin 2016. Kjo hua ka si burim një kredi bankare prej 1 milion lekësh që Z.Hasalla ka marrë me qëllim arredimin e shtëpisë në Peqin.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNhuaILDKPKIIntegrim dhe UnitetKontrollikrediKryebashkiakkryetarKuvendLokaleParapasuriaPDIUPiSraportreporterreporter.alRrogozhinëRrogozhinësSaimir HasallaSHshqipSkedaVlorëZgjedhjet
Tjetri
Të tregojmë ngjyrat e vërteta të Europës

Një axhendë për dekadën e ardhshme të Europës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.