AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

SHBA i kërkon Bashës dhe Kryemadhit të dënojnë dhunën

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbeshtetes te opozites, duke hedhur bomba molotov, kapsolla e flakadane ne drejtim te policise, gjate nje proteste perpara Kryeministrise, ku kane kerkuar doreheqjen e kryeministrit, Edi Rama. Policia ka perdorur gaz lotsjelles dhe uje me presion per te shperndare protestuesit te cilet kane qelluar me sende te forta ne drejtimin e tyre gjate protestes e cila nga Kryeministria eshte zhvendosur perpara Parlamentit. /r/n/r/nOpposition supporters throw petrol bomb to police, during an anti-government protest in front of PM office in Tirana. Several police officers were injured in Tirana during an opposition protest calling on Prime Minister Edi Rama to resign. Police used tear gas to disperse protesters who have throw stones and molotov cocktail in their direction during the protest.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë i bëri thirrje të hënën krerëve të opozitës të distancohen nga dhuna dhe të flasin publikisht kundër saj, pak orë para protestës së radhës të opozitës kundër qeverisë “Rama”.

Protesta e Partisë Demokratike më 11 maj 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kërkoi publikisht të hënën krerëve të opozitës të dënojnë dhunën ndërsa theksuan se protestat janë thelbësore për demokracinë.

“Ne iu bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore,” thuhet në një deklaratë të publikuar pak orë para nisjes së protestës së rradhës të opozitës të planifikuar për orën 6.30 të pasdites së sotme (e Hënë 13 maj).

Ambasada dënoi gjithashtu dhunën e shënuar në protestën e të shtunës, më 11 maj, kur një numër bombash molotov u hodhën kundër ndërtesës së kryeministrisë si dhe kryesisë së kuvendit dhe ndërtesës së seancave plenare të kuvendit. Shumica e bombave molotov u përplasën me murin e kryeministrisë, por së paku dy prej tyre shpërthyen në mes të kordonit policor.

Protesta vijoi me përleshje deri në orët e vona të natës.

“Ne dënojmë dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj. Dhuna çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës, përfshirë edhe dëmtim të vendbanimit së Ambasadorit të OSBE-së. Këto veprime të dhunshme ishin të paligjshme dhe jodemokratike,” thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

“Protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore. Megjithatë, forca dhe dhuna nuk kanë vend në një proces demokratik,” shton më tej deklarata.

Në vijim të dhunës së shënuar të shtunën, kryeministri Edi Rama u shpreh i hapur për bisedime me opozitën ndërsa kryetari demokrat Lulzim Basha përsëriti kërkesën për dorëheqjen e Ramës.

Edhe Ambasada e SHBA bëri thirrje për bisedime.

“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të zmbrapsen nga përplasjet dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv, që synon t’i japë fund ngërçit politik,” thuhet në deklaratë.

Etiketa: Ambasada e SHBABashaBIRNbisedimedemokracidhunaDhunëdialogEdi RamaGjergj ErebaraHetimKryeministri Edi RamaLulzim BashamolotovMonika KryemadhiOSBEParaPartisë DemokratikeplagosjeProtestaProtestatRamaSHSHBAShtetet e BashkuaraShteteve të Bashkuara të Amerikës
Tjetri
Drejtuesi i Prokurorisë së Tropojës, Artan Shtrungza përballet me vetingun

Drejtuesi i Prokurorisë së Tropojës, Artan Shtrungza përballet me vetingun

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.