AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Gënjeshtra e madhe e Boris Johnson

Guy VerhofstadtngaGuy Verhofstadt
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Boris Johnson, kryeministri në largim i Britanisë së Madhe. Foto: Flickr.

Ndërsa Boris Johnson, pasardhësi i mundshëm i kryeministres britanike Theresa May, e çon vendin e tij drejt një rruge ku tregtia do të pësojë rënie, Bashkimi Europian po negocion një nga marrëveshjet më të mëdha të tregtisë së lirë në botë. Tani duhet të pyesim veten se për çfarë do të ankohen ende guximtarët dhe aventurierët e pro-Brexit.

Boris Johnson, kandidati për postin e kryeministrit në Britaninë e Madhe. Foto: Flickr.

Tre vjet pas referendumit të Brexit, Mbretëria e Bashkuar nuk po gjen dot ende një mënyrë se si të largohet nga Bashkimi Evropian dhe asaj që do të vijë më pas, jo shumë ndryshe nga ç‘ishte situata kur u njoftua rezultati. Dhe tani po mbahen zgjedhjet e lidershipit të Partisë Konservative për të zëvendësuar kryeministren në largim Theresa May. Për ata që na shikojnë nga jashtë, debati mes kandidatëve konfirmon se ata nuk kanë mësuar asgjë nga dy vitet e fundit negociata me BE-në.

Fatkeqësisht, kjo nuk është aspak e habitshme, duke pasur parasysh se kandidati kryesor është Boris Johnson, arkitekti më i shquar i fushatës pro-largimit nga BE-ja dhe një njeri që vazhdon të shpërfillë, ekzagjerojë dhe dezinformojë publikun rreth Brexit. Në vitin 2016, Johnson dhe shokët e tij pro-Brexit mashtruan një shumicë votuesish në Mbretërinë e Bashkuar duke i bërë ata të mendonin se largimi nga BE-ja do t’i garantonte Shërbimit Kombëtarë Shëndetësor britanik me një shtesë prej 350 milionë paundësh (445 milionë dollarë) në javë. Ai gjithashtu ngriti frikën se anëtarësimi i Britanisë në BE do të çonte disi në emigracion masiv nga Turqia (që ndodh të jetë atdheu i gjyshit të tij nga babai, Ali Kemal).

Edhe pse ka gjasa që Johnson së shpejti ta gjejë veten në një pozicion ku ai do të duhet të mbajë premtimet e tij, ai vazhdon të përhapë të pavërteta. Kryesorja ndër to është miti që Britania mund të grisë marrëveshjen e tërheqjes që May negocioi me BE-në, t’i përmbahet angazhimeve financiare ndaj bllokut, dhe në të njëjtën kohë të fillojë negociatat për marrëveshje tregtie të lirë. Megjithatë, për ndjekësit e Johnson, ai është më shumë profet sesa politikan: vetëm ai mund të ofrojë një “Brexit të vërtetë” mitik që do të garantojë prosperitetin e premtuar gjatë fushatës së referendumit.

Ashtu siç ndodh shpesh me populistët, realiteti nuk përputhet me kombinimin e premtimeve të rreme dhe pseudo-patriotizmin e Johnsonit. Ai dhe kolegët e tij pro-Brexit flasin për një “Britani Globale” që do të tregtojë lirisht me pjesën tjetër të botës, edhe kur ata ta zhvendosin vendin e tyre drejt një rruge të mbushur me lidhje tregtare të çrrënjosura dhe pengesa të reja të rëndësishme për tregtinë.

Fuqia reale tregtare globale, natyrisht, është BE-ja, e cila kohët e fundit ka përfunduar marrëveshje tregtare me Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kanadanë. Si një vend anëtar i BE-së, Britania e Madhe përfiton automatikisht nga 40 marrëveshjet tregtare që blloku ka në me më shumë se 70 vende. Nëse Britania e Madhe do të zgjedhë një Brexit “të vështirë” dhe do të largohet nga blloku pa një marrëveshje, siç ka treguar Johnson, ajo do të humbasë menjëherë qasjen preferenciale në tregje, që përbëjnë rreth 11% të tregtisë së saj totale. (Edhe pse qeveria e May ka nënshkruar vazhdimin e kontratave me disa vendeve, ato nuk mbulojnë pothuajse aq shumë tregti sa marrëveshja ekzistuese e Mbretërisë së Bashkuar brenda BE-së.)

Për më tepër, BE-ja po përfundon negociatat për një marrëveshje të re të tregtisë së lirë me bllokun Mercosur – Argjentinën, Brazilin, Paraguain dhe Uruguain – si pjesë e një Marrëveshjeje më të gjerë të Asocimit midis dy rajoneve. Kjo do të çimentojë pozitën e BE-së si liderë globale e tregtisë së hapur. Edhe pse kompanitë europiane tashmë eksportojnë sasi të mëdha në Mercosur – 42 miliardë euro në mallra në vitin 2016; 22 miliardë euro në shërbime në vitin 2015 – barrierat tarifore janë aktualisht të larta. Eksportuesit europianë përballen me tatime prej 35% në makina, 20-35% në makineri dhe komponentë të ngjashëm dhe 14% në farmaceutikë.

Marrëveshjes së propozuar tregtare nuk i mungojnë kundërshtarët, duke përfshirë disa organizata joqeveritare dhe shtetet anëtare të BE-së me industri të konsiderueshme të mishit të viçit. Negociatorët e BE-së do të duhet të arrijnë një ekuilibër të kujdesshëm për të mbrojtur të drejtat e të gjithë europianëve në të gjithë sektorët ekonomikë. Ata gjithashtu do të duhet të adresojnë përkeqësimin e kushteve të të drejtave të njeriut dhe mjedisit në Brazil dhe të nxisin për dispozita për të inkurajuar kompanitë që të veprojnë me përgjegjësi, të ruajnë standardet e sigurisë ushqimore dhe të veprojnë kundër imitimeve të produkteve ushqimore dhe pijeve europiane.

Një marrëveshje tregtare BE-Mercosur – e cila do të ishte një nga marrëveshjet më të mëdha tregtare në botë, që përfshin 750 milionë njerëz – është në avantazh për të dyja palët, duke krijuar mundësi për rritje ekonomike dhe vende pune në të dy anët. Në një kohë kur SHBA-ja dhe Kina kanë ngecur në një luftë tregtare dhe teknologjie pa asnjë fund në horizont, vendet e BE-së dhe Mercosur kanë një shans për të udhëhequr botën në një drejtim më premtues.

Në të vërtetë, ekziston një mundësi e fortë strategjike për finalizimin e marrëveshjes. Siç tha së fundmi Martin Sandbu i Financial Times: “BE-ja nuk ka shumë divizione ushtarake, por ka diçka tjetër pothuajse po aq fantastike. Ka autoritet mbi tregun më të madh në botë.” BE-ja duhet të përdorë fuqinë e saj kolektive blerëse për të ngritur standarde në nivel global, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e mjedisit.

Një përfundim i suksesshëm i bisedimeve BE-Mercosur do të dërgonte një mesazh për pjesën tjetër të botës për vlerën dhe rëndësinë e tregtisë së hapur. Me Johnson që ka gjasa të marrë pushtetin në fund të korrikut, Europa do të ketë ofruar më shumë prova se Brexit jo vetëm që është i panevojshëm, por edhe i dëmshëm për interesat ekonomike të Britanisë. Atëherë përkrahësit e guximshëm dhe aventurierë të Brexit mund të duhet më në fund të shpjegojnë se për çfarë po ankohen ende.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate.  Boris’s Big Lie

Etiketa: Bashkimi EuropianBashkimi EvropianBEBoris JohnsonBrazilBrexitBritaniBritania e MadheemigracionEuroEuropaKinaMakinaMarrëveshjamarrëveshjeMbretëria e BashkuarMjedisitnegociatapopulistProject SyndicateQeveriaSHSHBATatimetregtiTurqiaZgjedhjet
Tjetri
Shqipëria zhytet në kaos kushtetues

Shqipëria drejt zgjedhjeve të njëanshme ndërsa Rama refuzon bisedimet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.