AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Oficerë të plagosur dhe materjale zgjedhore të djegura pas sulmit në Bushat

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestues të opozitës në Tiranë më 21 qershor 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Opozita tentoi të distancojë veten nga ngjarja e dhunshme në të cilën materjalet e nevojshme për zgjedhjet e të dielës u dogjën ndërsa një dyzinë me njerëz u arrestuan.

Protestues të opozitës në Tiranë më 21 qershor 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Policia njoftoi të premten se ka arrestuar katërmbëdhjetë persona dhe po kërkon për nëntë të tjerë pas një sulmi zjarrvënës në qendrën rajonale zgjedhore në fshatin e Bushatit në bashkinë e Vaut të Dejës. Sulmi ndodhi mbrëmjen e kaluar kur rreth 200 vetë u grumbulluan në qendrën rajonale të administrimit zgjedhor për bashkinë Vau i Dejës, një bastion i Partisë Demokratike.

Sipas policisë, ata përdorën bomba molotov dhe ia dolën të djegin materjalet zgjedhore. Tri oficerë policie u plagosën.

Kryeministri Edi Rama dënoi sulmin si një “lëvizje e dëshpëruar” nga opozita.

“Sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës,” shkroi ai në Tëitter duke akuzuar krerët e opozitës si dhe presidentin Ilir Meta si përgjegjës për dhunën.

Mes të arrestuarve ka shumë punonjës të bashkisë, përfshirë edhe një nënkryetar. Gjithsesi, Partia Demokratike u përpoq të distanconte veten nga incidenti dhe bëri thirrje që mbështetësit e saj “të mos bien pre e provokimeve”.

“Partia Demokratike dënon skenarin kriminal të Edi Ramës për inkriminimin e opozitës dhe identifikimin e saj me dhunën që ka planifikuar vetë”, shkroi PD në një deklaratë për shtyp.

Opozita theksoi gjithashtu praninë e Tom Doshit, një figurë kontroverse në Shqipërinë e veriut, në përpjekjet elektorale të Partisë Socialiste në zonë, si tregues të bashkëpunimit të Ramës me rrjetet e krimit. Doshi, i cili është vënë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit vitin e kaluar për “korrupsion domethënës”, u fotografua javën e kaluar duke shoqëruar kryeministrin Edi Rama në takime elektorale në Shkodër.

“Emërimi i Tom Doshit si shef i shtabit politik për Shkodrën, nga Edi Rama, është emblema e qeverisë për 30 Qershorin. Një individ, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, është garancia që Edi Rama i jep krimit për të bashkëqeverisur,” deklaroi PD.

Shqiptarët janë të ftuar të votojnë në zgjedhjet për pushtetin vendor të dielën por presidenti Ilir Meta pretendon se ka përcaktuar 13 tetorin si një datë e re për këto zgjedhje. Rreth 3.5 milionë votues do të duhet të zgjedhin 61 kryetarë bashkish dhe 1590 këshilltarë. Gjithsesi, në 31 bashki garojnë vetëm kandidatët e Partisë Socialiste ndërsa në pjesën tjetër socialistët garojnë me kandidatë partish të vogla apo të pavarur.

Disa kryebashkiakë të opozitës kanë deklaruar se nuk do të lejojnë zgjedhje të zhvillohen në zonat e tyre. Vau i Dejës, ku ndodhi incidenti i fundit, është një bastion i Partisë Demokratike qeverisur nga i njëjti kryebashkiak që nga viti 1996.

Etiketa: bashkiBIRNbombaDhunëEdi RamEdi RamaGjergj ErebaraIlir MetakandidatëtKorrupsionKryebashkiakKryeministri Edi RamakryetarKZAZMetamolotovOpozitaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePartisë SocialistePDPoliciaprotestuesRamaShkodërshqipVotueszgjedhjeZgjedhje 2019Zgjedhjet
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Erion Veliaj –kryetar i Bashkisë Tiranë

Skeda e pasurisë së deklaruar –Erion Veliaj –kryetar i Bashkisë Tiranë

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.