AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Dosja e padëshiruar 184: Hetimi në Dibër u vendos nga Arta Marku

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
7 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, duke folur në një mbledhje të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, | Foto : LSA

Dosja voluminoze e manipulimit të dyshuar të votave në Dibër ka bërë pingpong mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Dibrës pasi të dyja shpallën moskompetencën-ndërkohë që fati i mëtejshëm i saj u vendos nga ndërhyrja e kryeprokurores Arta Marku.

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, duke folur në një mbledhje të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, | Foto : LSA

Në mesin e korrikut, Prokuroria e Krimeve të Rënda përcolli pa zhurmë drejt Dibrës njërën prej dosjeve të bujshme të manipulimit të dyshuar të votave, e njohur gjerësisht si dosja 184. Sipas drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, shkak është bërë shpallja e moskompetencës nga prokurori i çështjes, Klodian Braho.

“Argumenti i prokurorit në shpalljen e moskompetencës është se nuk ka grup të strukturuar kriminal, por krime të dyshuara në fushën zgjedhore, të cilat nuk janë në kompetencën e hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda,” tha Prela në një bisedë telefonike.

BIRN mësoi se transferimi i dosjes voluminoze drejt Dibrës nuk shkoi fjollë. Prokuroria e Dibrës refuzoi fillimisht hetimin e çështjes dhe pasi shpalli konflikt kompetence, e ktheu atë pas në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pingpongu mes dy institucioneve u mbyll me ndërhyrjen e prokurores së Përgjithshme, Arta Marku, e cila vendosi që pavarësisht pretendimeve, çështja duhet të hetohej nga Prokuroria e Dibrës.

Ndërhyrjen e kryeprokurores Marku për zgjidhjen e konfliktit të kompetencës mes dy prokurorive e konfirmuan për BIRN si drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ashtu edhe këshilltarja e Prokurorit të Përgjithshëm, Matilda Terpollari.

“Në këto rrethana, Prokurori i Përgjithshëm vendosi në bazë të ligjit që hetimi i mëtejshëm i çështjes të kryhej nga Prokuroria e Rrethit Dibër,” tha Terpollari për BIRN.

Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të shpallë moskompetencën thuajse tre vjet pas regjistrimit të procedimit me nr. 184/2016 me objekt manipulimin e dyshuar të votave gjatë zgjedhjeve të pjesshme vendore të 11 shtatorit 2016 në bashkinë e Dibrës.

Së bashku me dosjen tjetër me nr.339, dosja e Dibrës u bë shkak për bojkotin e zgjedhjeve lokale nga opozita dhe një nga krizat më të thella politike që po kalon vendi.

Përgjatë tre viteve, dosja ndërroi disa duar prokurorësh dhe Krimet e Rënda u përballën me kritika publike për zvarritje hetimesh për shkak ‘të zyrtarëve të lartë të shtetit të kapur në përgjime’. Transferimi i çështjes në prokurorinë periferike të Dibrës i zbeh edhe më tej shpresat për drejtësi, ndërkohë që fati i hetimeve mbetet gjithashtu i paqartë.

Prokuroria e Dibrës ka mbetur aktualisht me tre prokurorë për shkak të vetingut dhe transferimeve.  Drejtuesja e Prokurorisë, Esmeralda Keshi Cami ka deklaruar tashmë konfliktin e interesit për shkak të lidhjeve familjare me njërin prej të akuzuarve kryesorë të çështjes, Arben Keshin.

Edhe prokurorët e tjerë mësohet se kanë bërë rezistencë për shkak të njohjeve me personat e akuzuar, por pas vendimit të kryeprokurores Marku, çështja pritet të ndahet mes zv.drejtuesit të prokurorisë, Rifat Kojku ose prokurores Belina Zeneli.

BIRN pyeti drejtuesen e Prokurorisë së Dibrës, Esmeralda Keshi Cami për arsyet e konfliktit të kompetencës por nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Partia Demokratike, e cila e ka kallëzuar çështjen tre vjet më parë, deklaroi të mërkurën përmes sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi se prokuroria po e varroste hetimin e manipulimit të votave në Dibër.

“Heqja dorë nga hetimi prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda është skenari që i siguron paprekshmëri Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Ulsi Manjës, Arben Keshit, Dionis Imerajt, Valbona Sakos dhe të gjithë bandës së partisë në pushtet, të kapur në flagrancë me përgjime të ligjshme të vetë prokurorisë,” tha Bardhi për mediat.

“Heqja dorë nga hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është provë sesi hajdutët e zgjedhjeve nuk ndëshkohen, por mbrohen nga prokuroria e kontrolluar tërësisht nga Edi Rama,” shtoi ai.

Përgjimet e Dibrës

Poster elektoral në zgjedhjet e 11 shtatorit 2016 në Dibër | Foto nga : Lindita Çela

Një seri përgjimesh nga e ashtuquajtura Dosja e Dibrës u publikuan në qershor nga tabloidi gjerman BILD, duke ekspozuar një nivel të ri të asaj që është denoncuar si abuzim masiv me pushtetin, presion i paligjshëm mbi votuesit dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore, duke përfshirë kësaj here, edhe nivelet më të larta të qeverisë dhe Partisë Socialiste.

Përgjimet tregojnë angazhimin e zyrtarëve të ndryshëm të policisë së shtetit me synimin e pengimit të mbështetësve të Partisë Demokratike në opozitë për të udhëtuar nga Kamza për në Dibër për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 shtatorit 2016.

Përgjimet tregojnë gjithashtu se si ish-ministri Damian Gjiknuri thotë se ka dërguar në Dibër në dispozicion të një ish-drejtuesi policie në atë kohë të quajtur Arben Keshi, ata që Gjiknuri i quan “çuna problematikë”, për t’u përdorur në rast nevoje.

Përgjimet e publikuara përmbanin edhe një bisedë të kryeministrit Edi Rama me Arben Keshin, funksionar i PS dhe më vonë drejtues i Policisë. Në bisedën e përgjuar, Rama e pyeste Keshin nëse e kishte arritur objektivin, ndërsa Arben Keshi i përgjigjej se “ishin në pritshmëri të mëdha”.

Përgjimet e publikuara e identifikonin Arben Keshin si personazhin qendror të zgjedhjeve në Dibër, i cili fliste në telefon për raste të blerjes së votave si dhe instruktonte drejtuesit lokalë të arsimit që t’u bënin presion mësuesve që të votonin Partinë Socialiste ose në të kundërt do të pushoheshin nga puna.

“E konfirmoj këtë bisedë dhe do ta bëja prapë”, deklaroi Rama pas publikimit të përgjimeve.

Pak më vonë, në statuse në shqip dhe anglisht në Tëitter, kryeministri deklaroi se kishte kontraktuar një avokat në Gjermani për të hedhur në gjyq gazetarin që publikoi përgjimet, Peter Tiede.

 

Etiketa: 184abuzimArta MarkuBelina ZeneliBIRNDamian GjiknuriDonika PrelaDosjaDosja 184Edi RamEdi RamaEsmeralda KeshiGazmend BardhiGjermaniGjyqKlodian BrahokonfliktKrimeLokaleMbledhjeOpozitaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePartisë SocialisteprokurorProkuroriProkurori i PërgjithshëmProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria e Rrethit DibërPSRamaRifat KojkuSHshqipValbonavotuesitZgjedhjet
Tjetri
Në Durrës zbulohet sistemi mijëra vjeçar i furnizimit me ujë

Në Durrës zbulohet sistemi mijëra vjeçar i furnizimit me ujë

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.