AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Mbyllja e emisioneve kritike ngre shqetësime të reja për lirinë e medias në Shqipëri

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetari Ylli Rakipi. Foto: LSA

Gazetari Ylli Rakipi fajëson qeverinë për mbylljen e emisionit të tij, botuesi Irfan Hysenbelliu mohon t’i ketë bërë ndokush presion, ndërsa kryeministri Edi Rama i quan pretendimet Fake News dhe paralajmëron padi të reja në gjykatë. 

Gazetari Ylli Rakipi. Foto: LSA

Në prag të nisjes së sezonit të ri televiziv, lajmet për mbylljen e njëkohshme të emisioneve “Të paekspozuarit” i Ylli Rakipit dhe “Krasta/A Show” i Adi Krastës u pasuan me një furtunë reagimesh në rrjetet sociale dhe shqetësime të reja për gjendjen e lirisë së medias në Shqipëri.

Të dy emisionet ishin kritike me kryeministrin Edi Rama dhe transmetoheshin prej një viti në të njëjtin televizion informativ “News 24” në pronësinë e botuesit Irfan Hysenbelliu.

Gazetari Ylli Rakipi akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë qeverinë e kryeministrit Rama për mbylljen e emisionit dhe prishjen e kontratës së tij me televizonin “News 24”.

“Emisioni u mbyll nga presioni direkt i qeverisë. Ka pasur gjithmonë presion për ta mbyllur emisionin dhe vetë Edi Rama ka dhënë urdhër që përfaqësues të qeverisë të mos vinin në studion e emisionit,” tha Rakipi për BIRN.

“Të Paekspozuarit”, emision me të ftuar të përhershëm analistët kritikë, Fatos Lubonja dhe Andi Bushati, publikoi në dhjetor 2018 skandalin e falsifikimit me një prej tenderave të Unazës së Re, për të cilin prokuroria ka filluar hetimet.

“Kisha dhe një vit kontratë dhe nuk m’u dha asnjë arsye për mbylljen,” shtoi Rakipi, duke dhënë si motiv të mbylljes së emisionit, ekspozimin e disa aferave korruptive të qeverisë.

Edhe gazetari Adi Krasta njihet për qëndrimet e forta publike kundër qeverisjeve abuzive, përfshirë atë aktualen. I kontaktuar nga BIRN, Krasta tha se nuk prononcohet.

Gazetari Ylli Rakipi është vendosur shpesh në shënjestrën e kryeministrit Rama, duke u quajtur prej tij  “kazan” ose “Kadri”, etiketa që i përdor rëndom ndaj gazetarëve kritikë. Në muajin prill, Rama ngriti një padi gjyqësore ndaj Rakipit, duke e akuzuar atë se përmes një opinioni i ka cënuar imazhin para publikut “në mënyrë të pakthyeshme”. Rakipi u përgjigj me një kundërpadi.

Presidenti i “Focus Group”, Irfan Hysenbelliu hodhi poshtë zërat se mbyllja e emisioneve vinte si pasojë e presionit të qeverisë dhe i motivoi spostimet e dy gazetarëve me “reformën e brendshme”. Ai tha se televizioni kishte në projekt një emision të ngjashëm nga e hëna në të enjte, me një prej analistëve më të njohur në vend, ndërsa shtoi se ishte menduar që “kjo i shkonte më shumë natyrës së televizionit”.

“Nuk kanë guxuar të më bëjnë presion as kjo qeveri dhe asnjë nga qeveritë e kaluara. Kjo është arsyeja që mediat që zotëroj kanë audiencën dhe besueshmërinë më të lartë në treg.”, tha Hysenbelliu për BIRN.  “Zotin Rakipi nuk e kam marrë asnjëherë në telefon për përmbajtjen e emisionit. Po të kisha pasur presion, do kishte pasur dhe ndërhyrje,” iu përgjigj ai akuzave.

I pyetur për ndërprerjen para kohe të kontratës, Hysenbelliu u justifikua me faktin se edhe Ylli Rakipi më herët nuk e kishte respektuar një kontratë me televizonin, duke e lënë televizionin në mes të sezonit, por ishte punësuar sërish prej tij.

Sa i përket emisionit “Krasta/ A Show”, Hysenbelliu tha se Adi Krastës i ishte ishte ofruar një hapësirë tjetër televizive në fundjavë dhe se “i takon atij të vendosë”.

Mbyllja e dy emisioneve kritike me qeverinë u komentua gjerësisht në rrjetet sociale në lakmusin e gjendjes së lirisë së medias në Shqipëri; e cila sipas indeksit të organizatës “Reporterë pa Kufij” shënoi një rënie drastike prej shtatë vendesh në vitin 2019.

Ndërkohë, shqetësime në rritje i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama për gjuhën fyese dhe denigruese të përdorur ndaj gazetarëve kritikë – dhe së fundmi për përpjekjet e tij për të miratuar një paketë ligjesh për rregullimin e medias online.

Qeveria i quan ndryshimet ligjore si “paketa antishpifje”, por organizatat vendase dhe ndërkombëtare të medias i konsiderojnë ato si ligje drakoniane dhe në shkelje të standardeve ndërkombëtare dhe i kanë bërë thirrje kryeministrit Rama që t’i tërheqë ato pas.  Projektligjet gjenden aktualisht në axhendën parlamentare dhe kryeministri është shprehur i vendosur për t’i miratuar ato.

I pyetur mbi pretendimet se qeveria qëndronte pas mbylljes së emisioneve kritike, zyra e shtypit e kryeministrit i konsideroi ato shpifje dhe imagjinatë të gazetarit dhe paralajmëroi padi të reja në gjykatë.

“Ne kemi prej kohësh një skuadër ligjore që shpifjet i adreson në gjykatë. Në dijeninë time, edhe kjo valë shpifjesh për sa pyesni, është duke u vlerësuar nga skuadra në fjalë,” tha Endri Fuga, drejtor i komunikimit të Kryeministrisë për BIRN.

“Kryeministri nuk ka asgjë më shumë për të thënë. Jetojmë në kohën e Fake News, por ne vazhdojmë të besojmë se e vërteta nuk harron asnjëherë,” përfundoi Fuga.

Etiketa: Adi KrastaBIRNEdi RamaEndri FugaFake NewsFatos LubonjagazetarGjyqHetimetIrfan HysenbelliuKryeministri Edi RamaNews 24padiParaProkuroriaPunëQeveriaRamareporterRrjetet socialeSHShpifjeshqipShqipëriTregYlli Rakipi
Tjetri
Shqipëria e parë nga një autobus urban

Falsifikimi i biletave, arrestohen katër administratorë të shoqërive të transportit urban në Tiranë

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.