AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata lë në burg të dyshuarin për atentat ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forcat e njësisë “Shqiponja” të Policisë së Shtetit ne ambientet e spitalit rajonal të Durrësit pas atentatit. Foto: Geri Emiri.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masë sigurie me burg për Redjan Rrajan, i dyshuar se një nga pjesëmarrësit në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja,  shoferit të tij Andi Maloku dhe personit me precedentë, Landi Muharremi, i njohur gjithashtu me emrin Aleksandër Laho.

Forcat e njësisë “Shqiponja” të Policisë së Shtetit ne ambientet e spitalit rajonal të Durrësit pas atentatit. Foto: Geri Emiri.

Gjykata e Krimeve të Rënda e cilësoi të ligjshëm arrestimin e Redjan Rrajës – i dyshuar për atentatin e ndodhur më 1 nëntor në mbikalimin e Shkozetit në Durrës dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” gjatë një seance të mërkurën.

Rraja akuzohet për veprat penale të “Vrasjes së funksionarëve publikë”, “Vrasjes kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Redjan Rraja u arrestua më 5 nëntor, pasi grupi hetimor konstatoi një gjurmë papilare (gishtash) në një palë syze të gjetura në makinën e braktisur nga autorët e krimit, pas atentatit me kallashnikov ndaj makinës ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe personit me precedentë, Landi Muharremi, i njohur gjithashtu me emrin Aleksandër Laho. Të tre mbetën të plagosur.

“Klienti im tha se nuk ka lidhje me këtë ngjarje,” tha avokati i Rrajës, Besnik Çerekja. I pyetur mbi gjurmën e gishtit të gjetur në makinën e autorëve, Çerekja e pranoi gjetjen e kësaj prove.

“Prokuroria pretendon se ka gjetur një gjurmë te një send i gjetur te makina. Por nuk asnjë provë tjetër që implikon klientin tim,” shtoi ai.

Pas arrestimit të Rrajas policia bëri me dije se ishin gjetur edhe armët e përdorura në krim në makinën që dyshohet se u përdor nga autorët. “Gjatë këqyrjes së këtij mjeti janë sekuestruar edhe prova të tjera materiale, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autorët, konkretisht: dy armë zjarri AK 47, dy maska, një sasi lënde djegëse dhe sende të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rraja është i afërm i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja dhe ka qenë edhe më herët i proceduar penalisht dhe është denoncuar në një rast publikisht nga ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu se e kishte kërcënuar për të mbyllur hetimet ndaj djalit të deputetit, i akuzuar për dhunimin e të dashurës.

Në një prononcim për një televizion mëngjesin e të martës deputeti i PS mohoi lidhjen e afërt me të arrestuarin. Ai tha se ata ishin kushurij të tretë nga babai dhe shtoi se fajtorët për atentatin duhej të dënoheshin maksimalisht.

Nga ana tjetër prokurori Arjan Ndoja i cili mbeti i plagosur në atentat, ishte vënë më herët në qendër të vëmendjes pasi u akuzua në fillim të tetorit nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe se po i shërbente krimit të organizuar me urdhër-arrestin e lëshuar ndaj drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula. Ndoja është hetuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, por akuzat ndaj tij u rrëzuan nga Prokuroria.

Atentati ndërkohë ka hapur probleme të tjera për Ndojën. Vetë prokurori pranoi në një intervistë televizive se kishte pasur në makinë dokumente për dosje të tjera. Ai tha se kishte një zyrë konsulence ligjore. Deklarimet e tij dhe prania në makinë me të e një personi me precedentë penalë shtynë Këshillin e Lartë të Prokurorisë të kërkonte nga Prokuroria e Përgjithshme hetim disiplinor.  Kjo e fundit njoftoi të mërkurën se kishte nisur verifikimin e deklaratave të Ndojës.

Etiketa: Aleksandër LahoAndi MalokuArjan NdojaArmëArrestArrest me burgatentatAtentatiBurgdosjeDurrësEdi RamaEmiljano NuhuErion BraçeFshehje pasurieGeri EmiriGjykataHetimHetimetKallashnikovkonsulenceKrimKryeministri Edi RamaLiridon PulaMakinaMASMaskaPartisë SocialistePastrim parashPoliciaProkuroriProkuroriaProkuroria e PërgjithshmePSRamaRedjan RrajaRrahman RrajaSHShqiponja
Tjetri
Gjyqtari i Apelit, Artur Kalaja përballet me dyshime për “trajtim preferencial”

Gjyqtari i Apelit, Artur Kalaja përballet me dyshime për “trajtim preferencial”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.