AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Votohen mes protestave ligjet e Ramës për kontrollin e medias online

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme, Media Watch
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke mbrojtur në Kuvend ligjet për kontrollin e medias online. Foto: Malton Dibra/ LSA

Parlamenti miratoi me 82 vota pro dhe 13 kundër projektligjet e kundërshtuara për regjimin e kontrollit mbi mediat online mes protestës së gazetarëve dhe në kundërshti me institucioneve ndërkombëtare. Rama sulmoi gazetarët protestues si shpifës dhe organizatat si fallso dhe deklaroi se BE dhe Këshilli i Europës nuk i kishin lexuar ligjet.

Kryeministri Edi Rama duke mbrojtur në Kuvend ligjet për kontrollin e medias online. Foto: Malton Dibra/ LSA

Nën çorientimin e një breshërie amendimesh pa përmbajtje të deputetit Taulant Balla, 82 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kthyen të mërkurën në ligj paketën e qeverisë “Rama” për kontrollin e mediave online, pavarësisht shqetësimeve masive për shkeljen e standardeve ndërkombëtare dhe cënimin e lirisë së shprehjes dhe asaj të medias në vend.

Trembëdhjetë deputetë votuan kundër, pesë abstenuan dhe pesë të tjerë nuk votuan.

Miratimi i dy projektligjeve u dënua menjëherë nga Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, ECPMF.

“Ne i dënojmë ndryshimet e ligjeve të medias që sapo u votuan në Kuvendin e Shqipërisë.  Ndryshimet kozmetike të bëra në minutën e fundit nuk adresojnë të gjitha shqetësimet e ngritura nga Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe znj. Dunja Mijatoviç,” thuhet në deklaratën e ECPMF, e cila i bën njëherazi thirrje presidentit që të mos i dekretojë ato.

Ndaj votimit të paketës ligjore kanë reaguar dhe 16 organizata vendase të lirisë së shprehjes dhe të drejtave të njeriut, të cilat dënuan miratimin e nismës ligjore dhe i bën gjithashtu thirrje Presidentit Ilir Meta ta kthejë atë mbrapsht në parlament për rishqyrtim.

“Ne i bëjmë thirrje gazetarëve të vijojnë punën për të raportuar drejtë dhe saktë dhe të mos frikësohen nga ekzistenca e këtyre ligjeve regresive,” thanë organizata nëpërmjet një njoftimi për shtyp.  “Ne i bëjmë thirrje Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta të mos e dekretojë këtë projektligj,” shtuan ato.

Grupimi i organizatave firmëtare përfshin dhe botuesin e Reporter.al, BIRN Albania.

Seanca e paralajmëruar e Kuvendit u prit me protestë nga qindra gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile në Shqipëri, të cilët i kundërshtojnë prej një viti projektligjet për median në internet duke i konsideruar ato ligje censure. Nga foltorja e Kuvendit, gazetarët protestues u sulmuan në mënyrë të përsëritur si shpifës dhe shkelës të të drejtave të njeriut nga kryeministri Edi Rama.

Në të njëjtën linjë me deputetët e tij, kryeministri përdori kartën e shembujve nga vendet e BE-së për ligjet mbi median online dhe premtoi se vetë ai do të përdorte gjykatën dhe jo AMA-n për paditë e tij. Ndryshe nga deputetët, Rama nuk përmendi mbrojtjen e fëmijëve apo grave të dhunuara si shkak për miratimin e ligjeve, por sipërmarrës dhe nëpunës publikë- viktima sipas tij të mediave shpifëse.

“E kam për dhjetra sipërmarrës, të cilët detyrohet të shkojnë t’i paguajnë ata, për të hequr lajmin se qumështi është i helmuar, se perimet janë me hormone…. Ata si mbrohen, me formën siç pres unë me durim gjyqet, që ata të kenë falimentuar derisa të mbarojnë gjyqet,” tha Rama. “Shërbëtorë të shtetit që i bëjnë hajdutë, kusarë, matrapazë nga mëngjesi deri në darkë,” shtoi ai, duke e drejtuar gishtin ndaj gazetarëve.

Ligjet e sapomiratuara për median i japin fuqi një organi të quajtur Këshilli i Ankesave brenda Autoritetit të Mediave Audiovizive që të gjykojë mbi përmbajtjen e mediave online, të vendosë gjoba menjëherë të ekzekutueshme dhe të heqë përmbajtjen e kontestuar nga faqet e tyre, pa një vendim gjykate.

Këshilli i Ankesave ngarkohet gjithashtu të luajë rolin e gjykatës në vlerësimin e ankesave dhe pretendimeve ndaj artikujve të publikuar dhe të detyrojë mediat që të publikojnë një formulë të gatshme ndjese ose përmes AKEP-it, urdhëron vendosjen e një njoftimi “pop up” në faqet e tyre.

Ligji e ngarkon Këshillin e Ankesave të vendosë gjoba të menjëhershme deri në 800 mijë lekë për shkeljet e konstatuara apo për moszbatim të vendimeve të Këshillit të Ankesave për të drejtën e përgjigjes. I vetmi kontribut i amendamenteve “Balla” për ligjet ishte rëndimi i njërës prej gjobave nga 400 mijë në 600 mijë lekë.

Mediat e ndëshkuara mund të ankohen në bordin e AMA-s ose në gjykatë kundër vendimeve. Megjithatë, ankimi ndaj vendimit të KA nuk e pezullon ekzekutimin e gjobës.

Përgjatë një viti, projektligjet e Ramës për median janë kundërshtuar gjerësisht nga institucionet ndërkombëtare si dhe nga komuniteti vendas dhe ai ndërkombëtar i gazetarëve si drafte që nxisin censurë dhe cënojnë lirinë e shprehjes dhe atë të medias në Shqipëri. Shqetësimet 1-vjeçare janë injoruar vazhdimisht nga qeveria dhe mazhoranca socialiste.

Në një deklaratë të publikuar të martën, komisionerja e Këshillit të Europës, Dunja Mijatoviç i konsideroi projektligjet e qeverisë “Rama” një goditje të rëndë për lirinë e shprehjes”.

“Në të vërtetë, shumë nene janë jo në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe europiane të të drejtave të njeriut, të cilat mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. Jam në veçanti e shqetësuar se fuqi diskrecionare i jepen organeve rregullatore, me mundësinë për të imponuar gjoba të tepërta dhe për të bllokuar faqe interneti pa një urdhër gjykate, si dhe për vendosjen e rregullimit shtetëror për median online, gjë që mund t’i japë një goditje të fortë lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në vend,” tha Mijatoviç.

Kryeministri Edi Rama hyri në rrugën e përplasjes edhe me Komisionin Europian të martën, pasi në një deklaratë, Komisioni e kritikoi nismën duke theksuar se në hapësirën e vlerave Europiane nuk mund të ketë rregullim të medias në internet apo në shtyp, por rregullimi është i pranueshëm vetëm për radiot dhe televizionet.

“Komisioni u ka bërë thirrje autoriteteve që të marrin në konsideratë komentet e bëra nga OSBE dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës, të mobilizuara nëpërmjet fondeve të BE, në mënyrë që të sigurojë përputhshmërinë me standardet europiane në fushën e lirisë së shprehjes,” vijon më tej deklarata.

“Këto rekomandime përfshijnë, ndër të tjera, kufizimin e qëllimit të rregullimit vetëm në shërbimet e mediave audio-vizive online, duke promovuar vetë-rregullimin, sigurimin e shqyrtimit të pavarur gjyqësor të ankesave të lidhura me median dhe forcimin e transparencës së pronësisë së mediave në vend,” vijon më tej deklarata.

Gjatë fjalimit në Parlament, kryeministri Edi Rama aludoi se përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe ata të Këshillit të Europës nuk i kanë lexuar projektligjet dhe se po reagojnë nën presion.

“Unë kam pasur komunikim edhe me ata të Bashkimit Europian, edhe me ata të Këshillit të Europës dhe u kam thënë që ju nuk e keni lexuar ligjin për të cilin flisni dhe jeni nën presionin e organizatave të rreme.. Organizata të rreme, fallso…,” tha Rama duke sulmuar më pas organizatat që protestojnë kundër projektligjeve.

Kryeministri shtoi se ndryshimet e quajtura prej tij si “paketa antishpifje” ishin dakordësuar 100% me zyrën e OSBE-së në Vjenë. Një deklaratë dykuptimëshe të martën, përfaqësuesi për lirinë e medias, Harlem Desir deklaroi se kishte punuar me kryministrin Rama deri në minutën e fundit për t’i “sjellë draftet në standardet ndërkombëtare”.

Gazetarë dhe aktivistë gjatë protestës para Parlamentit të Shqipërisë më 18 Dhjetor 2019. Foto: LSA

 

Etiketa: AKEPaktivistAMAAnkimiBashkimi EuropianBEBIRNCensuredeputetDibraECPMFEdi RamagazetarGjykatësGjyqHarlem DesirIlir MetaKëshilli i EuropësKryeministri Edi RamaLigjMetaOSBEParaparlamentProjektligjprotestuesPunëQeveriaRamareporterreporter.alSeancaSHshqipShqipëriTaulant BallaTelevizionetVendimviktimaVota
Tjetri
Prokuroria merr të pandehur Salianjin për “kallëzim të rremë”

Dosja “ Babale ”, gjykata e Tiranës dënon ish-deputetin e PD dhe gazetarin Olldashi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.