AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dosja “ Babale ”, gjykata e Tiranës dënon ish-deputetin e PD dhe gazetarin Olldashi

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ervin Salianji në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pasi kundërshtoi zgjatjen e hetimeve për çështjen e njohur si “Babale” Foto:LSA

Gjykata e Tiranë vendosi të dënojë me burg ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji dhe me punë në komunitet gazetarin Jetmir Olldashi. PD akuzoi për dënimin kryeministrin, ndërsa cilësoi gjyqtarin Artan Gjermeni si “anëtarë të bandës së Lushnjes”.

Ervin Salianji në Gjykatën e Tiranës. Foto:LSA

Gjyqtari Artan Gjermeni vendosi të mërkurën më 18 dhjetor të deklarojë të fajtor për kallëzim të rremë në bashkëpunim dhe të dënojë me burg ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianjin, ndërsa pezulloi dënimin e gazetarit Jetmir Olldashi, duke e detyruar të kryejë 100 ditë punë në interes publik.

Përvecc Salianjit dhe Olldashit Gjykata e Tiranës, dënoi me burg dhe shtetasit Albert Veliu dhe Fredi Alizoi, të cilët akuzohen se sëbashku me ish-deputetin dhe gazetarin kanë inskenuar një audio përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.

Ish-deputeti Salianji i mohoi të mërkurën akuzat dhe deklaroi se ky vendim ishte i motivuar politikisht dhe ishte marrë shumë kohë më parë. Ai shtoi se vendimi ishte bazuar në ndërhyrjen e kryeministrit që ai të dënohet. Salianji gjithashtu akuzoi kryeministrin se ishte pas dënimit të tij dhe quajti gjyqtarin Gjermeni si anëtar të bandës së Lushnjes.

“Ishte një vendimmarrje e shkruar shumë kohë më parë, e pabazuar në ligj dhe në prova, fakte, por e bazuar vetëm në dëshirën e kryeministrit dhe në ambicien politike të gjyqtarit dhe anëtarit të bandës së Lushnjes dhe të akuzuar për lidhje të forta me bandat dhe me krimin në këtë vend,” tha ai, duke shtuar se do të apelonte vendimin dhe se nuk frikësohej.

Ndërkohë, gazetari Jetmir Olldashi nuk ishte i arritshëm për koment deri në botomin e këtij shkrimi.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës u pasua nga akuza të ashpra nga Partia Demokratike ndaj gjyqtarit Artan Gjermeni.

“Gjyqtari Artan Gjermeni, i cili dënoi sot pa prova Ervin Salianjin dhe gazetarin Jetmir Olldashi është as më pak e as më shumë, anëtar i bandës së Lushnjës, e cila ka nisur të gjallërohet sërish nën pushtetin e Edi Ramës”, tha kreu i PD Lulzim Basha në një deklaratë për mediat.

Seanca

Audio-përgjimi i publikuar në maj të vitit 2018 nga Partia Demokratike, në të cilin aludohej se vëllai i Ministrit të Brendshëm bisedonte me Albert Veliun dhe dakordësohej për trafik droge, u cilësua nga prokuroria si i sajuar.

Geron Xhafaj, para së të dorëzohej në Itali për të vuajtur një dënim më të hershëm për trafik droge, kallëzoi akuzuesit se kishin sajuar përgjimin.

Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykata e Krimeve të Rënda miratoi atëherë masa sigurie “arrest me burg” për Albert Veliun dhe Fredi Alizotin, ndërsa u vendos detyrim paraqitje për gazetarin Jetmir Olldashi.

Më pas dosja u nda dhe pjesa që i përkiste veprës penale “kallëzim i rremë” u kalua për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës. Ndërkohë, listës së të hetuarve si bashkëpunëtorë në sajimin e audio-përgjimit ju shtua edhe ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.

Prokuroria e Tiranës, kërkoi të martën më 10 dhjetor deklarimin fajtorë të katër të akuzuarve të çështjes së njohur me emrin “Babale”.

Të mërkurën, mbrojtësit e Ervin Salianjit, Jetmir Olldashit dhe Albert Veliut paraqitën konkluzionet e tyre përfundimtare dhe kërkuan pafajësi. Ndërsa avokati i të pandehurit Fredi Alizoti kërkoi dënimin e kilentit të tij, i cili e ka pranuar akuzën dhe sipas gjyqtarit Gjermeni ka shprehur pendim.

Ndërkohë, gjyqtari Gjermeni u shpreh se pasi dëgjoi pretendimet e palëve dhe mori provat e nevojshme, arriti në konkluzionin “përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se të pandehurit Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji duhen të deklarohen fajtorë për veprën penale për të cilën akuzohen”.

“Pretendimet e mbrojtjes për pafajësinë e të pandehurve Albert Veliu, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji bien në kundërshtim me provat e administruara”, theksoi gjyqtari Gjermeni.

Për të pandehurin Albert Veliu, ai vendosi dënimin me 10 muaj burg për veprën penale “kalim i paligjshëm i kufirit” dhe 2 vjet e 10 muaj burgim “kallëzim i rremë” në bashkëpunim. Në bashkim Gjermeni vendosi dënimin e Veliut me 3 vjet e 5 muaj burgim

Për të pandehurin Fredi Alizoti Gjermeni vendosi deklarimin e tij fajtor për veprën penale “kallëzim të rremë” në bashkëpunim dhe dënimin me dy vjet burgim.

Për gazetarin Jetmir Olldashi u vendos 6 muaj burgim po për “kallëzim të rremë” në bashkëpunim dhe pezullimin e ekzekutimit e kryerjen e 100 orëve pune në interes të publikut. Gjithashtu, gjyqtari Gjermeni vendosi për Olldashin detyrimin për të mbajtur kontakte me zyrën e shërbimit të provës. Për ish-deputetin Ervin Salianji, vendosi dënimin me një vit burgim për të njëjtën akuzë.

Etiketa: AkuzaArrestArrest me burgArtan GjermeniBabaleBashaBurgdetyrimDosjaDrogeEdi RamErvin SalianjiGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësItalikomunitetLigjLulzim BashaMasaParaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDProkuroriaProkuroria e TiranësPunëPunëtorSeancaSHTiranëTrafikTrafik DrogeVendimVendimi
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Edmond Hyka – prokuror i Apelit Tiranë

Skeda e pasurisë së deklaruar –Edmond Hyka – prokuror i Apelit Tiranë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.