AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Albchrome shkarkon dy anëtarë të tjerë të sindikatës

Sami CurringaSami Curri
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Minatori Behar Gjimin duke folur gjatë cermonisë së krijimit të SMBB-së. Foto:Sami Curri/BIRN

Kompania Albchrome shkarkoi së fundmi nga puna dy minatorë të tjerë- njëkohësisht anëtarë të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, e cila e ka akuzuar se po tenton të shtypë sindikatën. 

Minatori Behar Gjimi duke folur gjatë cermonisë së krijimit të SMBB-së. Foto:Sami Curri/BIRN

Kompania Albchrome ka shkarkuar nga puna në minierë  Behar Gjimin dhe Ali Gjetën, të dy anëtarë të këshillit sindikal të Sindikatës Minatorët e Bashkuar të Bulqizës, duke e çuar në katër numrin e të shkarkuarve. Gjimi u shkarkua më 20 dhjetor, ndërsa Gjeta u shkarkua më 24 dhjetor, pas një procesi të ngjashëm të thirrjes më parë në zyrat e kompanisë dhe ngritjes së pretendimeve për mungesa të pajustifikuara në punë.

SMBB përsëriti të enjten akuzat se shkarkimet ishin vijim i presioneve për t’u mbyllur gojën minatorëve dhe për të penguar sindikatën. “Me Ali Gjetën ka arritur në 4 numri i minatorëve të larguar nga puna. Mbi 20 të tjerë janë kërcënuar drejtpërdrejt me të njëjtën masë. Qindra më shumë ndihen të rrezikuar nga hakmarrja e paligjshme dhe e padenjë e Albchrome-it dhe pronarit të saj”, thuhet në një njoftim të sindikatës.

Kompania Albchrome e pyetur nga BIRN për akuzat pas vendimit për shkarkimin e Gjimit iu referua qëndrimeve të mëparshme, duke mohuar se lëvizjet kishin të bënin me sindikalizimin. “Përgjigja është e njëjtë me përgjigjet e tjera që ju kemi dhënë së fundmi, dhe është e arsyetuar dhe në dokumentin zyrtar që i është lëshuar edhe personit të interesuar”, tha një zëdhënës i kompanisë.

Ndërkohë minatorët kanë kundërshtuar pretendimet e Albchrome për mungesa të pajustifikuara. Behar Gjimi i tha BIRN se përkundër pretendimeve të Albchrome prej llogaritjeve që vetë kompania kishte bërë, ai rezultonte të kishte 8 ditë pune më shumë gjatë vitit dhe jo 7 më pak saç pretendoi kompania. “Këta kanë marrë krejt vitin dhe më kanë nxjerrë 7 mungesa në total. Sa për ditët e grevës, aty kanë qenë 300-400 punëtorë që kanë lënë punën dhe jam pezulluar vetëm unë. Kjo është dukur qartë që në fillim se unë, bashkë me Eltonin dhe Beqirin kemi qenë në qendër të sulmeve për sindikatën e re. Normalisht edhe disa shokë tjerë që kanë qenë në themelimin apo janë pjesë e këshillit”, tha Gjimi.

Në një reagim të sajin për mediat Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës e konsideroi shkarkimet si vazhdë e sulmeve që kompania Albchrome po bën ndaj sindikatës. “Këto masa nuk kanë ardhur as për shkak të mungesave, as për shkak të ndonjë shkeljeje të mundshme në vendin e punës, por për fjalimin e mbajtur në shpalljen e sindikatës sonë, më 17 nëntor 2019, dhe angazhimin sindikal” thuhet në reagimin e sindikatës për shkarkimin e Gjimit.

Sindikata bëri me dije se për rastet e shkarkimit të minatorëve është duke ndjekur rrugën ligjore duke i denoncuar në institucionet përkatëse brenda dhe jashtë vendit. “Do të përdorim të gjitha mënyrat që na lejon organizimi sindikal, deri te greva”, thuhet në njoftimin e SMBB.

Ndërkohë që shkarkimet po shtohen, Inspektoriati i Punës ende nuk ka bërë publike rezultatet e hetimeve të nisura më herët për shkarkimet nga puna të kreut të Sindikatës Minatorët e Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshi dhe të përgjegjësit të financave të sindikatës, Beqir Duriçi.

BIRN mësoi se Ministria e Financave dhe Ekonomisë pas kërkesës së SMBB për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjetë kompanisë dhe sindikatës, ka kërkuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit ngritjen e Rrjetit Shtetëror të Ndërmjetësimit për zgjidhjen e konfliktit. Por deri më sot nuk ka pasur një veprim konkret për të ulur sindikatën dhe kompaninë për zgjidhjen e konfliktit.

Ndërkohë pak ditë më parë një minator u plagos rëndë në galeritë e menaxhuara nga Albchrome në minierën e Bulqizës. Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, identifikoi minatorin e plagosur si Tush Asllani dhe akuzoi kompaninë Albchrome, se pas grevës së minatorëve pak ditë më parë u kishte ndërruar atyre vendet e punës, duke shkelur rregullat e sigurisë. Kompania i mohoi akuzat.

Përplasjet mes kompanisë dhe sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës u nxitën pas shkarkimit të kreut të saj nga puna, vetëm pesë ditë pas shpalljes së sindikatës së re që minatorët kishin krijuar.

Etiketa: AlbchromeBIRNBulqizëDebreshiDuriçiElton DebreshiMASMasaMinatorMinistria e FinancavePunaPunëPunëtorSHsindikata
Tjetri
Kraja rikthen në SPAK prokurorët e skualifikuar nga KLP

Kraja rikthen në SPAK prokurorët e skualifikuar nga KLP

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.