AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tërmeti rrit qiratë në Kurbin, banorët të pashpresë së mund të gjejnë banesa

Elvis HilangaElvis Hila
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Në bashkinë e Kurbinit ka 80 pallate të konsideruar të pabanueshëm | Foto : Elvis Hila

Qindra prej të mbeturve pa strehë në bashkinë e Kurbinit kanë hasur vështirësi në gjetjen e një banese me qira, pasi një pjesë e mirë e qytetit të Laçit u shpall e pabanueshme, ndërsa çmimet e qirave mujore në fshatrat për rreth, janë rritur me 30 për qind.

Nikoll Kola, banorë i Laçit i mbetur pa strehë pas tërmetit. Foto:Elvis Hila

Nikoll Kolaj prej dy javësh udhëton nga Shëngjini në Laç në kërkim të një banese me qira, por ende nuk ka mundur ta gjejë. Pas tërmetit të 26 nëntori 50-vjeçari është vendosur sëbashku me familjen në një hotel në Shëngjin, pasi pallati ku banonin në lagjen Nr.2 të qytetit të Laçit është shpallur i pabanueshëm.

“Kam aplikuar për bonus qiraje pranë bashkisë dhe na kanë thënë të dalim të kërkojnë për banesë vetë. Prej dy javësh shkoj çdo ditë nga Shëngjini në Laç, duke kërkuar për banesë me qira. S’kam lënë vend pa parë, por ende nuk kam mundur të gjej”, tha Kolaj.

Ai dhe banorë të tjerë të Kurbinit, ku pas tërmetit u gjetën të pabanueshëm mbi 80 pallate dhe 265 banesa dhe disa qindra të pastrehë, janë prej javësh në kërkim të një shtëpie me qira, pasi ndërkohë u është thënë se do duhet të lënë hotelet ku ishin strehuar. Ata thonë se po përballen me çmime të ekzagjeruara qiraje në fshatra, ndërsa gjetja e një banese në Laç është e pamundur.

“Shumë shpejt na kanë thënë se do dalim dhe nga hoteli ku jemi të akomoduar. Rrezikoj të ngel jashtë sëbashku me 5 pjestarët e familjes. Se çfarë do të behet me ne nuk e di”, thotë Françesk Krosi, i cili po ashtu nuk ka gjetur banesë.

Kryetarja e bashkisë së Kurbinit Majlinda Cara, i tha BIRN në një bisedë telefonike se asnjë nga qytetarët nuk do të nxirrej nga hotelet pa gjetur banesë me qira. Cara tha se rreth 20 për qind e të pastrehëve kishin gjetur ndërkohë banesa, për të cilat qeveria kompenson qiranë deri në 3 mijë lekë për person në muaj, ajo po ashtu pranoi se në qytetin e Laçit ishte e vështirë të gjendeshin shtëpi për shkak të situatës së krijuar.

Lagjia NR.3 në Laç e zbrazur pas tërmetit.

Tërmeti i 26 nëntorit, shkaktoi 51 viktima dhe la pas mbi 4 mijë të pastrehë, pjesa më e madhe e tyre në qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë. Ndërsa problemet me gjetjen e banesave me qira dhe çmimet e rritura të  tyre u vunë re vetëm pak javë pas tërmetit edhe në qytete të mëdha si Durrësi.

As qytetarët me të cilët BIRN foli nuk kanë shpresë se mund t’ia dalin. Kolaj i tha BIRN se ai nuk kishte mundësi financiare të lëvizte në kërkim të shtëpisë çdo ditë, ndërsa të tjerë thanë se megjithë varravingot nuk kishin gjetur asgjë që u përshtatej.

Dilaver Murati, tha se po jetonte te i vëllai pas tërmetit. Ai tha se kishte aplikuar për bonus qiraje, por çdo gjë që ka gjetur i tejkalonë mundësitëe tij financiare, pavarësisht bonusit prej 9 mijë lekësh që merr familja e tij. “Një banese 1+1 e gjeta 15 mijë lekë në fshatin Sanxhak. Nuk kam mundësi ta marr, pasi shteti na ofron vetëm 9 mijë lekë. S’kam me se ta paguaj dhe po kërkoj për të gjetur në një vend tjetër më lirë”, thotë Murati.

Të gjendur në një situatë të tillë banorët e pastrehë kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për t’u siguruar banesa me qira, pasi vetë e kanë të pamundur t’i gjejnë.

“Të ndërhyje shteti për të na siguruar banesa. Nuk duam para në dorë t’i paguaj shteti vetë banesat dhe të na strehojë, pasi nëse nuk do ndërhyjnë ne do ngelim jashtë. S’kam lënë vend pa kërkuar dhe s’kam mundur të gjej askund ne Laç shtëpi me qira” thotë Dava Gjergji.

Por kryebashkiakja Cara i tha BIRN se qytetarët duhet t’i gjejnë vetë banesat.

Ndërkohë agjensitë imobilare pranojnë ndryshimin e menjëherëshëm të çmimit me gati 30 për qind. “Ne Laç numri i banesave me qira është shumë i kufizuar për shkak se pjesa më e madhe e pallateve janë dëmtuar nga tërmeti dhe çmimi i qirave është rritur shumë. Nëse një apartament 1+1 ka qenë 130 mijë lekë të vjetra, ka shkuar 150-160 lekë. Ndërsa një apartament 2+1 ka qenë 160 mijë lekë të vjetra, ka shkuar në 180-200 mijë lekë të vjetra” thotë Sokol Ndoci, punonjës i një agjencie imobilare në Kurbin.

Etiketa: BanorëBIRNDurrësElvis HilaKurbinLaçMajlinda CarapallateParaPiSQarqetQeveriaSHShëngjinviktima
Tjetri
Gjykata mban të bllokuar paratë dhe një celular që u iu kapën gjyqtarit Skënder Damini

SPAK kërkon mbylljen e hetimeve për gjyqtarët e Dajtit, por rrëzohet në gjykatë

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.