Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

SPAK kërkon mbylljen e hetimeve për gjyqtarët e Dajtit, por rrëzohet në gjykatë

Edmond HoxhajNgaEdmond Hoxhaj
19:13 | 06/01/2020
Në Lajme, Vendi
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Gjykata mban të bllokuar paratë dhe një celular që u iu kapën gjyqtarit Skënder Damini

Pamje nga kontrolli i banesës së gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Skënder Damini. Foto:Jerola Ziaj

Share on FacebookShare on Twitter

Prokurori Klodian Braho kërkoi pushimin e hetimeve ndaj tre gjyqtarëve që lehtësuan Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm, por Gjykata e Posaçme e rrëzoi atë, duke urdhëruar hetime të reja.

Pamje nga kontrolli i banesës së gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Skënder Damini. Foto:Jerola Ziaj

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi të hënën kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK për pushimin e hetimit ndaj gjyqtarëve Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj, të cilët vendosën në 8 shkurt 2019 që të pranonin kërkesën për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit, duke e shpëtuar atë automatikisht nga burgimi i përjetshëm.

Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, prokurori i SPAK-ut, Klodian Braho i kërkoi gjyqtares Miliana Muça që të pranojë kërkesën për pushimin e çështjes ndaj tre gjyqtarëve, të cilët u dyshuan paraprakisht për korrupsion.

Megjithatë, gjyqtarja Muça vendosi ta rrëzojë kërkesën e Brahos, duke urdhëruar kryerjen e veprimeve të tjera hetimore.

“Dosja është kthyer për hetime për tre muaj,” i tha BIRN koordinatorja për të drejtën e informimit në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Dinora Aleksi.

Ndërkohë, SPAK dhe prokurori Klodian Braho nuk iu përgjigjën një kërkese për koment të dërguar përmes zëdhënëses.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e katër punonjësve të policisë dhe ndodhej në qeli prej masakrës së vitit 2009. Megjithatë, më 8 shkurt 2019 një trupë gjyqësore e komanduar pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin, duke e dënuar atë me 25 vjet burg.

Edhe pse çështja shqyrtohej në gjykatë prej 10 vitesh, tre gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj vendosën të pranojnë kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar; çka solli uljen e 1/3 së dënimit. Dy gjyqtarët e tjerë në pakicë ishin Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha.

Pak ditë pas vendimit të debatueshëm, Krimet e Rënda urdhëruan kontrolle në shtëpitë e 3 gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin. Më 14 shkurt 2019, policia kontrolloi shtëpitë e gjyqtarëve Skënder Damini në Vlorë e Tiranë, Aleks Nikolli në Lezhë dhe Petrit Aliajt në Sarandë.

Kontrollet u kërkuan nga prokurori Klodian Braho dhe u autorizuan nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, pasi dyshohej se tre gjyqtarët mund të ishin përfshirë në korrupsion lidhur me vendimin lehtësues në favor të Dritan Dajtit.

Tjetri
Trump duhet të thërrasë një samit Serbi-Kosovë

Politika e SHBA-së në Ballkan vështirë të kuptohet pa BE-në

Më të lexuarat

Gjykata mban të bllokuar paratë dhe një celular që u iu kapën gjyqtarit Skënder Damini

SPAK kërkon mbylljen e hetimeve për gjyqtarët e Dajtit, por rrëzohet në gjykatë

19:13 | 06/01/2020
Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

14:05 | 27/03/2023
“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

18:04 | 24/03/2023
Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

19:29 | 27/03/2023
KQZ fal kryebashkiakun e Mallakastrës për dënimin në Greqi

Tre kryebashkiakë rrezikojnë gjoba për ‘keqpërdorim të fondeve publike’ në fushatë

19:19 | 24/03/2023
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

17:11 | 28/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.