AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

U arrestua për vdekjen e punëtorit në kantier, gjykata zbut masën ndaj kreut të Dhomës së Tregtisë Lezhë

Elvis HilangaElvis Hila
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punëtor në sektorin e ndërtimit. Foto Ilustruese. Geri Emiri

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Lezhë, Pashk Palokaj, i cili u arrestua me akuzat e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë me pasojë vdekjen e një punëtori dhe punësim të paligjshëm, u la me masë sigurie “arrest shtëpie”

Punëtor në sektorin e ndërtimit. Foto Ilustruese. Geri Emiri

Gjykata e Lezhës zbuti të enjten masën e sigurisë ndaj Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Pashk Palokaj, i cili u arrestua tre ditë më parë nga Policia e Lezhës, me akuzat e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë me pasojë vdekjen e një punëtori dhe punësim të paligjshëm dhe drejtueses së punimeve Manuela Lala. Palokaj u la nga gjykata me masë sigurie “arrest në shtëpi”, ndërsa ndaj lalës u vendos vetëm “detyrim paraqitjeje”.

Paloka u arrestua me kërkesë të prokurorisë së Lezhës, për aksidentin e ndodhur në qershor 2019 në kantierin e ndërtimit të kompanisë së tij “Malvini Shpk”, në të cilin humbi jetën prej rënies nga lartësia punëtori Martin Shquti, baba i dy fëmijëve. Ai akuzohet se kantieri i kompanisë së tij nuk kishte masa të sigurisë dhe se punonjësit ishin punësuar në të zezë.

Por në seancën gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurisë, pavarësisht kërkesës së prokurorisë që i ndaluari të mbahej në burg, gjykata vendosi ta lërë me masë sigurie “arrest shtëpie” biznesmenin Palokaj. Gjykata e argumentoi vendimin duke thënë se mbajtja në burg nuk i përgjigjej rëndësisë së faktit.

Ndërkohë avokati mbrojtës kërkoi që Paloka të hetohej në gjendje të lirë dhe për këtë pritet t’i drejtohen Gjykatës së Apelit në Shkodër. Gjykata e Lezhës ndryshoi edhe masën e sigurisë për drejtuesen e punimeve Manuela Lala. Ndaj saj u vendos masa “detyrim paraqitje” një herë në muaj në policinë gjyqësore, nga “arrest shtëpie” që ishte vendosur më parë.

Vendimi i gjykatës për të liruar Palokajn u përshëndet edhe nga Dhoma e Tregtisë në Lezhë. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Dhoma, që drejtohet nga Palokaj shprehet se ky ishte “një hap i parë”, ndërsa priste që Paloka të shpallej i pafajshëm. “Ky institucion siç ia përcakton dhe ligji do jetë në krah të çdo biznesi që operon në Qarkun Lezhë, pavarësisht në është i madh apo i vogël”, thuhej në reagim.

Një raport i Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, ISHPSHSH mbi aksidentin e ndodhur në kantierin e kompanisë “Malvini Shpk” në 8 korrik 2019, tregon se kompania ishte gjetur me disa shkelje të rregullave të sigurisë në punë dhe ishte gjobitur me 180 mijë lekë, pas aksidentit me vdekje. Raporti i inspektoriatit po ashtu bën me dije se nga një inspektim 6 javë para aksidentit të 16 qershorit, ishin gjetur shkelje të tjera, por se masat e marra pas këtij inspektimi të parë ishin zhdukur në ditën e aksidentit.

Hetimet e prokurorisë për rastin, sipas prokurorit Kastrati dëshmojnë për neglizhencë në marrjen e masave të sigurisë dhe mungesë të tyre në objekt. Po ashtu, hetimi ka zbuluar edhe mungesë të verifikimit ndaj kompanisë prej institucioneve përgjegjëse, edhe pse në kantier kishte pasur inspektime.

Martin Shquti është një nga 30 viktimat e aksidenteve me vdekje në vendin e punës gjatë vitit të kaluar. Pjesa më e madhe ishin në sektorin e ndërtimit, ku sipas një investigimi të mëparshëm të BIRN, faji për aksidentet u mbetej përgjithësisht punëtorëve, ndërsa kompanitë shpëtonin me gjoba minimale.

Etiketa: AksidentetArrestarrest shtëpieBIRNBurgdetyrimFacebookGeri EmiriGjykataGjykata e LezhësGjykatëGjykatësGjyqHetimetISHPSHSHKastratiLezhëMASMasaParaPoliciaPunëPunëtorPunëtorëraportRaportiSHShkodërvdekjeVendimi
Tjetri
Kurti heq “pjesërisht” taksën për mallrat e importuara nga Serbia

Kurti heq “pjesërisht” taksën për mallrat e importuara nga Serbia

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.